-
Misteri i Vetëvendosjes më 25 prill dhe precedenti i dështuar për të rrëzuar Ali Ahmetin
Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit ka hapur një shteg të ri politik në panoramën e betejës elektorale. Përveç tre grupeve kryesore: PS, PD e LSI, si dhe partive të reja të opozitës të Patozit, Topallit, Murrizit e Hajdarit, në lojë ka hyrë një element i ri.
22 Janar 2021, 11:36 -
Negociatat për koalicionin/ Basha: Po vijojmë bisedimet, shumë shpejt do të kenë njoftimin nga grupi negociator
'Po vazhdojnë negociatat me të gjithë aleatët dhe shumë shpejt do të keni njoftimin zyrtar nga grupi negociator". Ky ka qenë qëndrimi i fundit i kryedemokratit, Lulzim Basha në lidhje me negocitatat me aleatët për daljen në zgjedhjet e 25 prillit.
18 Janar 2021, 13:07 -
Negociatat me Greqinë, Idrizi: Shqipëria pa Çamërinë është e mangët! Ata që ulen me harta e laps në dorë janë tradhëtarë
Gjatë një deklarate në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës ‘Çamëria’, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se personat që ulen me harta dhe laps në dorë duke marrë përsipër fatin e vendit janë tradhtarë të Shqipërisë. Idrizi u shpreh Çamëria është e shkruar në ADN-në tonë dhe se Shqipëria pa të është e mangët. Gjithashtu ai shtoi se Çamëria është çështje identitetit kombëtar.
17 Janar 2021, 19:32 -
'Opozita e vonuar në proces', Idrizi: Do dëshiroja të kandidoj në Vlorë e Tiranë! Shqipëria ka nevojë për parti të reja, u uroj suksese
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet thotë se marrëveshja me PD-në për një vend të sigurt në lista po vijon ende dhe është çështje ditësh drejt konkretizimit. Në një intervistë për Report Tv, Idrizi ka shprehur preferencat personale për kandidimin në qarkun e Tiranës dhe atë të Vlorës ku beson se ka peshën më të madhe.
16 Janar 2021, 15:55 -
Mediu dhe Idrizi i kërkojnë PD më shumë se 1 mandat në zonë të sigurt, Basha për Report TV: 25 prilli dita e ndryshimit të madh
Pjesë e listave të PD do të jenë edhe PDIU e PBDNJ, emrat e të cilave ishin në pikëpyetje nëse do të garonin në një listë së bashku me Bashën, apo njëra prej tyre do të bëhej pjesë e listave të LSI. Idrizi synon mandat të sigurt në Tiranë e Vlorë, kurse Dules, për të shmangur përplasjen me Idrizin, mund ti premtohet vend i sigurt në Korcë.
16 Janar 2021, 12:10 -
Dule-Idrizi në të njëjtin koalicion? 'Misioni' i vështirë i Partisë Demokratike
Lulzim Basha duket se është përballë presionit të disa prej aleatëve në lidhje me hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht, kreu i opozitës e ka zgjidhur këtë problem vetëm me Nard Ndokën, Agron Dukën dhe Dashamir Shehin, duke i vendosur në lista të sigurta përkatësisht në Shkodër, Durrës dhe Tiranë.
15 Janar 2021, 12:10 -
Vizita e Ramës në Greqi, reagon PDIU: Bisedon i vetëm dhe nuk jep informacione
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vizitës së ditës së djeshme të Kryeministri Rama në Greqi. Në deklaratën e bërë nga PDIU thuhet se përkundër përpjekjes së mediave afër Kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një roli ndërmjetës të tij midis Greqisë dhe Turqisë, në sytë e shqiptarëve mbeten faktet kokëforta.
9 Janar 2021, 12:16 -
Dashamir Shehi në Report Tv: Kemi arritur marrëveshjen, 5 partitë opozitare në listë me PD! LSI mendohet të dalë vetëm (VIDEO)
Partia Demokratike duket se është drejt përfundimit të krijimit të listave me të cilat do të shkojnë drejt zgjedhjeve më 25 prill. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar gjatë një interviste për Report Tv, 5 partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së PD-së.
6 Janar 2021, 19:05 -
25 prilli/ Idrizi te '5 pyetjet': Opozita duhet të dalë me një listë, e vonuar në vendim! Çështja e detit? Shqipëria pak shanse të fitojë përballë Greqisë në Hagë (VIDEO)
I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka ngritur disa pyetje sipas së cili lënë hije dyshime se Shqipëria ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Greqinë. Duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, Idrizi sqaroi se sa i përket koalicioneve, PDIU do të jetë krah PD-së, në qëllimin e përbashkët për të rrëzuar "diktaturën e kryeministrit Edi Rama". Ai tha se ka këmbëngulur që opozita të dalë me një listë të përbashkët dhe jo 2 siç po diskutohet.
4 Janar 2021, 22:32 -
Mesila Doda në Report Tv: PDIU bashkëpunim me PD për të rrëzuar Ramën! T'i rikthejmë vendit normalitetin (VIDEO)
E pyetur nëse ky bashkëpunim do e rikthejë atë në listat e PD-së, Mesila Doda tha në një intervistë për Report Tv se ajo ka qenë që 20 vjeçe pjesë e së djathtë dhe është e afërt me këtë parti, por që në këto moment nuk ka rëndësi emri i saj, por fitorja e opozitës.
22 Dhjetor 2020, 18:07 -
Intervista e plotë/ Mediu në Report tv: Nuk shkoj pas dëshirës së Bashës, s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër! Brenda mandatit të parë realizojmë anëtarësimin në BE
Koalicion vetëm me PD-në, ose të vetëm në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Republikane është e qartë në këtë drejtim! Ndalur në pozicionin që do të ketë në lista, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se kjo nuk diktohet nga dëshirat e kryedemokratit Lulzim Basha, por peshës politike që PR, por edhe të autoritetit të vetë kandidatit.
21 Tetor 2020, 07:48 -
Dendias në Tiranë pritet me protesta nga PDIU e VV! 18 në hetim, gjoba për protestuesit pa maskë! Idrizi- Policisë: Do t’ju mbaj mend emër për emër! Rama, u kthye në 'kalin e Trojës së Greqisë'
Simpantizantë të PDIU dhe Vetevendosjes protestuan kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë. Shpëtim Idrizi sulmoi eskortën e Nikos Dendias me shishe uji. Protesta u shoqërua me përplasje, ndërsa 18 persona janë nën hetim mes tyre dhe organizatorët.
20 Tetor 2020, 11:18 -
Shpëtim Idrizi për Report Tv: Nuk jemi shtojcë e Bashës, por opozita është e bashkuar!
Shtatori do të jetë një muaj i rëndësishëm edhe për partitë e vogla. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi komentoi thirrjen e ambasadores Yuri Kim drejtuar krerëve të partive politike, duke e quajtur një presion pozitiv që do të nxisë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për të shkuar në zgjedhje. Idrizi tha se nuk sheh asnjë mundësi që të futet në listat e partisë kryesore opozitare, por thotë se komunikimi me kryedemokratin Basha është i vazhdueshëm për të gjetur formulën që do t’i cojë të bashkuar në zgjedhje.
2 Shtator 2020, 16:06 -
76-vjetori i masakrës ndaj Çamërisë, Idrizi kritika për draftin për minoritetet: Është tradhti! Kombësia jo si ndihesh, por siç je me fakte! (VIDEO)
Sot është përkujtuar 76-vjetori i masakrës ndaj çamëve, ku të pranishëm ishin edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të Shoqatës "Çamëria".
27 Qershor 2020, 20:21 -
300 vetë për minoritet! Kreu i PDIU-së ultimatum qeverisë: Tërhiquni, ose protesta! (VIDEO)
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU e konsideron nismën një hap drejt që bën realitet agjendën greke për Vorio Epirin dhe që rrezikon Himarën e Konispolin. Idrizi paralajmëron edhe një valë protestash kundër propozimin ligjor.
26 Qershor 2020, 17:36 -
Propozimi i Lleshajt për 2 gjuhësi ku ka minoritete/ Idrizi: Tradhti kombëtare! Paralajmëron protesta (VIDEO)
Tradhti Kombëtare e ka quajtur, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi propozimin e qeverisë shqiptare për dygjuhësi në qytetet ku ka minoritete në masën e 20%.
24 Qershor 2020, 13:46