-
Pas tatimit te profesionet e lira, pritet shtrenjtim i tarifave të shërbimeve mjekësore dhe psikologëve! Do ketë rritje edhe nga avokatët dhe kontabilistët
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.
21 Shkurt 2024, 07:51 -
Profesionet e lira, ‘Ligjet’ miratojnë online aktin normativ! Deklarimet me formularët aktualë, Ministria e Financave: Nuk cenon detyrimet tatimore
Për shkak të vonesës në ngritjen e infrastrukturës, për deklarimin e të ardhurave që hynë në fuqi në 1 janar të këtij viti, profesionistët e lirë do vazhdojnë të përdorin formularët e vjetër. Në komisionin e ligjeve u miratua akti normativ për këtë rregullim ligjor, si dhe një akt tjetër për monitorimin në terren të masave për përmirësimin e sistemeve të përpunimit të ujërave të ndotura nga subjektet
16 Janar 2024, 10:17 -
29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024, opozita kundër: Pabarazi, do të sjellë emigrimin e tyre
Nga 1 janari, mbi 29 mijë profesionistë të lirë do të paguajnë një tatim progresiv deri në 23% që pritet të sjellë 30 milion euro të ardhura në arkën e shtetit përgjatë gjithë vitit
4 Janar 2024, 14:13 -
29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024! Sondazhi në Shqiptarja.com: 46.4% e qytetarëve nuk janë dakord
Afërsisht 29 mijë profesionistë të lirë të nga 1 janari do taksohen me fasha sipas fitimit vjetor. Sipas një sondazhi të Report Tv, mbi 46% e qytetarëve janë shprehur kundër dhe vlerësojnë se krijon pabarazi me biznesin e vogël i cili nuk paguan taksa deri në 2029
29 Dhjetor 2023, 14:47 -
Zbardhet lista me 169 profesionet e lira! Nga avokatët, fotografët te arkitektët, do paguajnë tatim deri në 23% nga 1 janari
Është publikuar në fletoren zyrtare lista me të gjithë profesionistët e lirë të cilët nga 1 janari 2024 do të fillojnë të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Lista përmban 169 profesione të lira, të ndara në 26 kategori. Tatimi progresiv i parashikon që kush fiton deri 14 milionë lekë të paguajë 15% dhe për ata mbi këtë shumë 23%
22 Dhjetor 2023, 15:55 -
Formulari i ri për tatimin e profesionisteve të lirë nuk është gati, deklarimi i të ardhurave do bëhet me formularët ekzistues
Deklarimi i të ardhurave dhe pagesa e tatimit mbi të ardhurat, i profesionistëve të lirë, nga 1 janari 2024 nuk do të bëhet me formularë të posaçëm por me ato që janë ekzistuese. Kjo për shkak se Ministra e Financave nuk ka gati formularin, ndërsa me akt normativ është shtyrë edhe afati se kur profesionistëve të lirë do t’u njihen edhe shpenzimet e nevojshme për aktivitetin e tyre.
18 Dhjetor 2023, 18:35 -
Debati për taksimin e profesionistëve të lirë, ekspertët: Krijon pabarazi! Kontabilistët: Do e çojmë në Kushtetuese
Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja
29 Nëntor 2023, 18:05 -
Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin
Taksimi i profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime profesionale prej janarit të vitit që vjen, sipas Ministrisë së Financave heq favorizimet që i janë bërë kësaj kategorie ndër vit, dhe sjell barazi mes tyre dhe punonjësve të tjerë. Në një intervistë për Report TV Niko Lera, drejtor i politikës fiskale në ministri, sqaron mënyrën se si do të funksionojë skema dhe përfitimet që do të sjellë në buxhet.
29 Nëntor 2023, 15:23 -
30 mijë profesionistë të lirë do taksohen prej 2024-ës! Tatimi i të vetëpunësuarve rrit me 30 mln euro të ardhurat
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 30 mijë profesionistë të lirë do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre, në masën 15 dhe 23% në varësi të të ardhurave që fitojnë.
11 Nëntor 2023, 19:33 -
Tatimi i profesioneve të lira nga 2024, eksperti: Pabarazi, po trajtohen si biznesi i madh
Profesionistët e lirë të cilët prej 1 janarit do të tatohen me dy fasha po trajtohen në mënyrë të pabarabartë në krahasim me biznesin e vogël që nuk paguan taksa. Ky është qëndrimi i ekspertit Erald Pashaj i cili për Report Tv tha se kjo skemë do ti kthejë profesionistët e vetëpunësuar në biznese me statusin SHPK, duke iu shmangur kështu detyrimeve.
25 Shtator 2023, 17:24 -
Tatim i ri te profesionet e lira, Gjokutaj: Do rriten çmimet, nxit informalitetin dhe largimet drejt fqinjëve! Çoçoli: Taksë e padrejtë, diskriminuese
Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduard Gjokutaj në “Studio Live” në Report Tv u shprehën se tatimi me 15% deri në 23% i profesioneve të lira do të sjellë rritje të çmimeve të shërbimeve që ata ofrojnë. Kjo taksë sipas tyre është diskriminuese dhe nxit informalitetin e largimin drejt vendeve fqinje
22 Shtator 2023, 20:06 -
Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, Booking dhe dëmshpërblimet e përmuajshme për të larguarit nga puna do tatohen nga 13 deri 23%
Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, platformat ndërkombëtare Booking dhe AirBnB apo bonuset dhe përfitimet e përmuajshme të dëmshmpërblimit nga vendimet gjyqësore për shkurtim të vendit të punës do të konsiderohen si të ardhura nga punësimi dhe do të jenë pjesë e bazës tatimore mbi të cilën llogaritet tatimi mbi pagat.
22 Shtator 2023, 14:31 -
Ndryshe nga biznesi i vogël, nga 1 janari profesionet e lira do tatohen me 15% deri në 23%! Preken 16 mijë profesionistë të lirë
Mbi 16 mijë të vetëpunësuar që ofrojnë shërbime profesionale prej janarit të vitit që vjen do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat që fitojnë të ndarë në 2 fasha. 15% tatim do të paguajnë ata që fitojnë deri në 14 milionë lekë dhe 23% për xhiron mbi 14 milionë lekë në vit. Me këto ndryshime ligjore diskriminohen profesionistët e lirë që do paguajnë si biznes i madh, ndërkohë që bizneset e vogla vijojnë me 0 taksa.
22 Shtator 2023, 07:30 -
Nga 1 janari 2024 taksohen profesionet e lira, 15% dhe 23%! Udhëzimi, ja mënyra se si do të bëhet tatimi
Të gjithë të vetë-punësuarit që deklarojnë fitime deri në 14 milionë lekë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm do të paguajnë 15% tatim, ndërsa ata që deklarojnë më shumë do të paguajnë 23% tatim. Në fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi mbi mënyrën se si do të bëhet tatimi
21 Shtator 2023, 18:36 -
Nga 1 qershori hyn në fuqi tatimi mbi të ardhurat personale, zero taksë për pagat deri në 50 mijë lekë! Nga 1 janari taksim edhe profesioneve të lira
Ndryshon ligjit për të ardhurat. Pjesë e taksimit dhe të ardhurave personale, që nis nga 1 qershori 2023, ndërsa profesionet e lira nën taksim prej 1 janarit 2024. Bizneset vazhdojnë me taksën zero deri në 31 dhjetor 2029.
3 Maj 2023, 12:18 -
Paralajmëruan dërgimin e draftit të ri në Kushtetuese, Ibrahimaj: Profesionet e lira po i fusim në taksim për të shmangur abuzimet
Edhe pse profesionet e lira duke përfshirë kontabilistët, avokat dhe mjekët paralajmëruan më herët dërgimin e projektligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” në Kushtetuese, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve, Ministria e Financave nuk tërhiqet nga vendosja e taksimet te të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.
3 Prill 2023, 07:47 -
Taksimi i profesioneve të lira, eksperti i ekonomisë: Do të krijohet kaos në treg, ka premisa të krijojë evazion fiskal
Një ditë më parë Kuvendi miratoi dje ligjin e tatimit mbi të ardhurat, por ky ligj sipas ekspertit të Ekonomisë, Eduart Gjokutaj, do të krijojë kaos të treg. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Gjokutaj tha se humbet ekonomia dhe se ka premisa për evazion fiskal.
31 Mars 2023, 12:03 -
Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat, nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati draftin e ri të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Projektligji i rishikuar mban të pandryshuar zbatimin e tatimit progresiv te profesionet e lira në normat 15 deri 23% që nis zbatimin nga 1 janari 2024.
28 Shkurt 2023, 07:35