-
Tatimi i profesionistëve të pritje, Kushtetuesja pa vendim! Profesionistët: Tatimi jo-kushtetues! Qeveria: Ligj i Drejtë
Profesionistët e lirë do të vijojnë të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do tatohen apo jo. Në seancën e fundit për shfuqizimin e ligjit, palët paditëse dhanë konkluzionet e tyre duke e cilësuar ligjin jo-kushtetues e diskriminues ndërsa qeveria dhe kuvendi i konsideron akuzat të pa-faktuara
25 Qershor 2024, 08:03 -
Fati i profesioneve të lira në Kushtetuese, dilemat e vendimit të 25 qershorit
Brenda pak muajve nga hyrja në fuqi e tij, ligji është paditur katër herë, pasi për deputetët e opozitës, kontabilistët dhe juristët, shkel parimin e barazisë mes tatimpaguesve dhe cenon sigurinë juridike.
22 Qershor 2024, 12:14 -
Mbi 7 orë debat në Kushtetuese/ Rrëzohet kërkesa e PD për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë, vendimi final më 25 qershor
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë. Seanca në Kushtetuese zgjati për rreth 7 orë. Gjykata Kushtetuese ju la afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor, ndërkohë me 25 qershor do të jetë vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji 'Për tatimin e profesionistëve të lirë'
18 Qershor 2024, 11:39 -
Taksa mbi profesionet e lira/ Xhixho: Afro 4 mijë biznese kanë paraqitur kërkesën për mbyllje që prej vendosjes së taksës
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se taksa e profesioneve të lira rëndon shtresën e mesme e sidomos qytetarët e dëmtuar nga kriza e çmimeve
14 Qershor 2024, 16:44 -
Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30%
Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore ka rishikuar me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.
31 Maj 2024, 07:50 -
Tatimi i profesioneve të lira, administrata tatimore sqaron përditësimin e kodit ekonomik për bizneset
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se bizneset që nuk ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të vendimit me listën analitike, por ndërkohë figurojnë të regjistruar si shërbim profesional, duhet të përditësojnë online kodin ekonomik të aktivitetit.
28 Maj 2024, 09:48 -
Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku në ‘Kushtetuese’: Mbylli bizneset! Taksa e padrejtë, politikë selektive e qeverisë
Opozita dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese dokumente që sipas saj, vërtetojnë se taksimi i profesioneve të lira ka dëmtuar dhjetëra biznese. Tabaku, e cila ka dorëzuar padinë në emër të opozitës, tha se kjo taksë e padrejtë tregon politika selektive të qeverisë. Seanca publike për profesionet e lira, do të mbahet më 18 Qershor
21 Maj 2024, 14:00 -
FMN për tatimin mbi të ardhurat: Hap vendimtar në drejtimin e duhur, vendos drejtësi në sistem!
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat që futi fillimisht në skemë profesionistët e lirë dhe në 2029 do të zbatohet për të gjithë bizneset e vogla, shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber, për “Monitor” flet për arsyet e ndryshimit të tij dhe jep këshillat e saj për mënyrën e zbatimit.
7 Maj 2024, 08:11 -
Dorian Teliti: Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë tatimin për profesionet e lira
Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike i Rithemelimit, i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë taksimin e profesioneve të lira duke akuzuar se është një politikë e qëllimtë e qeverisë për të eliminuar shtresën e mesme.
4 Maj 2024, 16:09 -
Tatimi për profesionistët e lirë, debate në Kuvend! Tabaku: Taksa është e padrejtë! Braçe: Pse një mjek në shtet paguan tatim, e një ‘i lirë’ jo?!
Profesionistët e lirë po trajtohen në mënyrë të padrejtë, dhe taksimi që po ju bëhet po i detyron të mbyllin aktivitetin. Kështu u shpreh nga foltorja e Kuvendit Jorida Tabaku. Përgjigjen e ju përgjigj socialisti Erion Braçe i cili pyet se pse një mjek në shtet duhet të tatohet për pagën, dhe një mjek që ofron shërbimin si profesionist nuk duhet të paguaj tatim?
2 Maj 2024, 15:44 -
Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë më 18 qershor bashkë 3 paditë për ligjin e profesioneve të lira
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 18 qershor 2024, bashkë të treja paditë e depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari.
30 Prill 2024, 08:47 -
Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi, bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet
Drejtoria e Tatimeve, thotë për Report TV, se nuk ka asnjë gabim në përllogaritjen e kësteve të tatimit mbi fitimin për profesionistët e lirë, pasi gjithçka është bazuar në vetëdeklarimin e tyre. Sipas tatimeve, në llogaritjen e tatimit dhe të kësteve, janë marrë të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara për vitin e kaluar. Ndërkohë Report TV sjell shembujt që shpjegojnë konfuzionin e krijuar me tatimpaguesit.
28 Prill 2024, 14:12 -
Ligji në Kushtetuese, profesionistët e lirë kundër tatimit: Ka fuqi prapavepruese, do shtojë evazionin dhe bizneset po mbyllen! Opozita: Goditet shtresa e mesme
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim kërkesën e opozitës për të shfuqizuar ligjin për tatimin e profesioneve të lira, ndërsa në një takim në Kryesinë e Kuvendit deputetët të opozitës dhe profesionistë të lirë argumentuan pse sipas tyre ndryshimet ligjore duhen rrëzuar si antikushtetuese. Çështja do të shqyrtohet më 21 maj.
26 Prill 2024, 13:40 -
Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj
Gjykata Kushtetuese ka pranuar për shqyrtim padinë e opozitës për tatimin e profesioneve të lira. Opozita kërkon që të shfuqizohen nenet që përcaktojnë taksimin e 29 mijë profesionistëve të lirë, me pretendimin se goditet shtresa e mesme.
26 Prill 2024, 10:27 -
Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%.
25 Prill 2024, 11:13 -
Instituti i Kontabilisteve kërkesë në Kushtetuese: Shfuqizoni pjesërisht ligjin për tatimin mbi të ardhurat! Jo tatim për profesionistët e lirë
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizim të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, i cili taton edhe profesionistët e lirë
21 Mars 2024, 15:57 -
Opozita çon në Kushtetuese tatimin për profesionet e lira, Tabaku: Taksimi i padrejtë, të shfuqizohet
Deputetët e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, kanë bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Ata kërkojnë që të shfuqizohen nenet që përcaktojnë taksimin e 29 mijë profesionistëve të lirë, me pretendimin se goditet shtresa e mesme.
28 Shkurt 2024, 12:50