-
Opinion
Pse në fakt jam kundër asaj që e quajnë 'Ribashkimi i PD'?
Sa herë PD kalon kriza gjithmonë janë hedhur ide të ribashkimit të PD! Po pse jam kundër kesaj teze? Së pari partitë politike përbëhen nga njerëzit që për shkak të natyrës apo edhe për shkak të zgjedhjeve personale, ata nuk janë e nuk mund të jenë të përhershëm! Në çdo forcë politike edhe në vende me demokraci të brishtë, ka lëvizje elitash, largime dhe prurje të reja.
14 Tetor 2021, 19:33 -
Opinion
Lëvizja ‘Berisha’ dhe loja me ‘dy porta’ e Topallit për vendin e Bashës, që tremb në fakt Metën
Nëse Jozefina Topalli vendos që t’i bashkohet Foltores së radhës së Sali Berishës në Shkodër, ose ndoshta edhe më vonë asaj të Tiranës, Partia Demokratike mund të ketë zyrtarisht një kandidate grua, për postin që mban aktualisht Lulzim Basha.
30 Shtator 2021, 18:17 -
Politikë
Përjashtimi i Berishës, nënkryetari i PD, Salianji: Basha ishte i detyruar, vendim në interes të demokratëve sepse na le rrugën e hapur me SHBA
Marrëdhëniet e hapura me SHBA-në e 'detyruan' kreun e Partisë Demokratike, që të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar. Kështu ka deklaruar nënkryetari i PD, Ervin Salianji, i cili thotë se pyetja thelbësore që duhet të ngrihet ndërmjet demokratëve është se 'A duhet të mbajë PD marrëdhënie me SHBA apo jo?. Salianji tha se ky vendim i Bashës është në interes të demokratëve dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër
20 Shtator 2021, 22:18 -
Opinion
Jozefina Topalli: Pa ikur Basha nuk ikën Rama
Paska shkruar LB, se unë kam ndryshuar qëndrim në lidhje me djegien e mandateve, duke nxjerr nga konteksti dhe nga zhvillimet e kohës një fjali të shkëputur nga një intervistë shumë e gjatë që thotë krejt të kundërtën. Ky është mashtrim, d.m.th e vetmja gjë që LB bën dhe e konsideron si punë.
18 Shtator 2021, 15:52 -
Politikë
REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, Strazimiri: Basha s'ka kompetencë! Topalli: Vendim si i Enver Hoxhës, të largohet nga partia! Kadilli: Ish-kryeministri viktimë e një skuthi
Në Partinë Demokratike kanë filluar sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas vendimit që mori për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar. Jozefina Topalli thotë se ishte një vendim si i Enver Hoxhës , ndërsa bën thirrje për largimin e Bashës nga partia. Sipas Gent Strazimirit, Basha nuk ka kompetencë për largimin e Berishës. Ndërsa për Fatbardh Kadillin, ish-kryeministri ka rënë viktimë e një skuthi.
9 Shtator 2021, 23:09 -
Politikë
Nxori Berishën nga grupi parlamentar, Topalli thirrje demokratëve: Përjashtoni Bashën nga PD, po punon kundër interesit kombëtar
Jozefina Topalli ka reaguar ashpër kundër Lulzim Bashës, menjëherë pas vendimit që ai dha për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së PD-së, iu ka bërë një thirrje të fortë kundrejt demokratëve, duke iu kërkuar atyre që ta përjashtojnë Bashën nga partia, pasi ai po punon kundër interesave kombëtare.
9 Shtator 2021, 21:06 - Opinion
-
Opinion
Pse humb Jozefina e fiton Doshi e Sterkaj në Shkodër?!
Ka dy ditë që flitet për fenomenin e përkrahjes së kandidatëve që quhen “të fortë” dhe mos suksesit të emrave të njohur politik të vendit. Jozefina Topalli është dëshmia më domethënëse e këtij fenomeni. E cila dje dha dorëheqjen pas një rezultati të dobët që arriti në rang kombëtar e në veçanti në bastionin e saj në Shkodër.
30 Prill 2021, 13:22 -
Politikë
Mori pak vota, Ahmetaj për Berishën: E ka mbyllur ciklin në politikë, duhet të kishte ikur që në 2013! Dorëheqja e Topallit mesazh për Bashën që të largohet
Ndonëse ka qenë ndër themeluesit e PD, sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk renditet te më të votuarit e kësaj partie, madje atë e kanë lënë në hije edhe figura shumë të reja që po futen në politikë. Kryetari i "Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj duke folur për votat preferenciale të kandidatëve dhe renditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha te më pak të votuarit në PD, në emisionin Repolitix në Report Tv tha se ai është një personalitet me cilkël të mbyllur në politikë dhe se sipas tij duhet të mos kishte kandiduar por të ishte tërhequr që në 2013.
29 Prill 2021, 21:37 -
Politikë
Nuk fitoi asnjë mandat në zgjedhje, Topalli merr vendimin drastik, jep dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes për Ndryshim
Ish-deputetja, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë, Lëvizja Për Ndryshim pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Topalli shkruan se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në këto zgjedhje kësisoj shkruan se ka vendosur të largohet nga drejtimi i partisë duke shpresuar se njerëz patriotë dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen
29 Prill 2021, 18:17 -
Politikë
Nga Topalli te Murrizi, zhgënjejnë krerët e partive të reja, nuk marrin asnjë mandat! PD humbi 21 mijë vota nga gafa e Bashës që nuk i bashkoi
Zgjedhjet parlamentare të 2021 solli në garë edhe parti të reja, që kishin të gjithë një qëllim, rrëzimin e PD-PS-LSI, që e cilësonin si të keqen e këtij vendi. Mirëpo teksa u trumbetuan me të madhe si figura politike, shpesh herë edhe “të zhurmshëm”, asnjë prej kryetarëve të partive të reja nuk arriti që të merrte një karrige në parlamentin e ri.
28 Prill 2021, 22:26 - Politikë
-
Politikë
Topalli për Report Tv: Rama, Basha, Meta janë bashkë! Me 25 prill të nisim një kapitull të ri të politikës
Rama, Meta, Basha, janë bashkë dhe kanë marrë peng Shqipërinë. Me këto fjalë e ka nisur intervistën për Report Tv Kryetarja e Lëvizjes Për Ndryshim Jozefina Topalli. Zonja Topalli u shpreh se ato kanë një skenar për pushtetin e tyre dhe jo për shqiptarët. Më tej Topalli u shpreh se beson tek ndryshimi që duan shqiptarët pavarësisht se 3 aktoret e politikës janë bërë bashke në dëm të interesave të vendit.
22 Prill 2021, 18:22 -
Politikë
Një artist kandidat në partinë e Jozefina Topallit, Lekë Negri: Është pjesa e papërlyer e së djathtës shqiptare! Do të jemi faktor për një qeveri jo monopol
Në një intervistë për Report TV, Negri u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë të djathtën e pastër dhe jo atë të rremen dhe shtoi se Lëvizja për Ndryshim do të jetë faktor për një qeveri jo monopol
20 Prill 2021, 17:43 -
Politikë
Topalli prezanton kandidatët për deputetë në Fier: 25 prilli votë ndëshkimi ndaj Ramës, Bashës, Monikës e Metës! Nuk do bashkëpunoj kurrë me ta
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ishte sot e pranishme në Fier, ku prezanto kandidatët për deputet të kësaj force politike në këtë qark.
15 Prill 2021, 11:37 -
Politikë
Topalli: PD nuk i fiton zgjedhjet, nuk ka besueshmëri! Më 25 prill mund të ketë surpriza dhe befasi
Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, shprehet e bindur se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Madje sipas saj sondazhet e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013. Këto deklarata ajo i bëri në emisionin “Top Talk”, ku tha se njerëzit janë të zhgënjyer nga PD-ja.
14 Prill 2021, 20:26 -
Politikë
Topalli në Report TV: Pas 25 prillit, negocioj për qeverinë e re me PD-në me kryeministër jo Bashën, por një 'Mario Draghi' shqiptar! Nëse fiton PS, do bëj opozitë të fortë
Për kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, 3 kryetarët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta, druhen nga marrëveshjet e fshehta me njëri-tjetrin. E ftuar në 'Repolitix' në Report Tv, Topalli tha se Rama synon thyerje me Bashës dhe Metës, ndërkohë nga ana tjetër, ky i fundit i druhet një pakti të fshehur mes tij dhe kreut të qeverisë.
13 Prill 2021, 21:04 -
Opinion
A e prishin të djathtën shqiptare kaq shumë të 'djathta'?
A munden të gjithë këto parti të reja të Djathta, që po vinë në Shqipëri, të sjellin një frymë e cila respekton bazën, thelbin dhe të sjelli frymën më të mirë të konservatorëve evropianë? Në ligjërimin e të Djathtëve të rinj këtë e ndjejnë të gjithë, problemi është sesa do t’i besojë votuesi i tyre, që tashmë votën më shumë e ka të kanalizuar kundër Ramës sesa rikthimit të parimeve të Djathta. Dhe, sot, kontributi i këtyre partive të reja dhe i njerëzve të tyre shkon me një lloj diversiteti por edhe në kujtimin e atyre parimeve, që për hir të së vërtetës janë harruar nga e Djathta shqiptare, aq konfuze për ideologjinë e saj.
7 Prill 2021, 17:27 -
Opinion
Opozitarë dhe të përçarë
Edhe për mbështetësit më të zjarrtë të opozitës, koalicioni opozitar, nuk ishte mbresëlënës. Momenti “romantik”, kur Basha dhe Kryemadhi, u shfaqën bashkë sa për të kënduar himnin, ishte shenja e parë, që opozita po shkonte në zgjedhje e përcarë. Marrëveshja joligjore PD-LSI, shfaqi publikisht luftën brenda llojit-djathtas, si një nga elementët që me gjasë, do të jetë nga më interesantët për tu parë ditën e zgjedhjeve.
5 Prill 2021, 19:55 -
Kronikë
30 vite nga masakra e 2 Prillit/ Basha: Kjo ditë i jep kuptim të veçantë lëvizjes tonë sot! Meta: 4 të rinjtë u vranë pabesisht, Shqipëria vuan ende fenomenin e partisë-shtet
Si sot 30 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.
2 Prill 2021, 08:56