-
Afera e inceneratorëve, Tabaku: Shqiptarët të bashkohen me opozitën, koha të ndryshojmë të ardhmen
Jorida Tabaku, deputete e PD-së, si dhe kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, thotë se në dosjen për hetimet për inceneratorët, vëren manualin e një shteti të kapur e shton se afera e inceneratorëve u ka kushtuar shqiptarëve 430 mln euro
15 Korrik 2023, 19:26 -
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Erion Braçe-opozitës: Ju do e kishit zgjidhur çështjen e inceneratorëve me lekë ose dhunë! S’ka përgjegjës për 21 janarin e Gërdecin
Deputeti socialist Erion Braçe e konsideron kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn një tjetër tregues se reforma në drejtësi po funksionon. Ai kujtoi mënyrën se si qeveritarët i shmangeshin drejtësisë në të shkuarën. Deputetja e PD Tabaku nga ana e saj tha se i gjithë shteti u vu në dispozicion të inceneratorëve.
12 Korrik 2023, 12:16 -
Inceratorët që djegin politikanë, por jo plehra
Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ndalimin dhe kontrollin e banesave të Arben Ahmetaj, përbën nivelin më të lartë të përmbushjes së asaj c’ka pritet nga drejtësia. Goditjen e korrupsionit në nivele të larta politike. Ahmetaj për ata që bëjnë sikur harrojnë, ka qënë disa vite nr.2 I qeverisë Rama
11 Korrik 2023, 15:32 -
Afera me inceneratorin e Fierit, avokati i Arben Dervishaj: Akuzat e Prokurorisë janë të pa faktuara, s’ka dokumente të falsifikuara të lëshuara
Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i cili mbrohet nga Elis Bilali, ka deklaruar gjatë mbrojtjes para GJKKO se rasti i tij është unik në aspektin procedural ku Dervishaj është pa pretencë. Sipas tij, akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të personit që ushtron funksione publike është qëndrim që cenon mbrojtjen sepse Prokuoria nuk citon se cili prej dokumenteve është i falsifikuar.
10 Korrik 2023, 15:29 -
SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, akuzohet për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve
Korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, janë akuzat me të cilat SPAK iu drejtua Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Për 6 orë ai mohoi akuzat në prokurori më 22 qershor, por SPAK pretendon se ka prova dhe i kërkon Kuvendit ta shqyrtojë kërkesën me dyer të mbyllura për të mos cënuar sekretin e dosjes që ka edhe persona të tjerë në hetim.
10 Korrik 2023, 10:36 -
Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonte avokati i Klodian Zotos
Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej avokatëve të Klodian Zotos. I pranishëm në sallë ishte edhe ish sekretari i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, ndërsa ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ishte i pranishëm.
8 Qershor 2023, 10:34 -
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin avokatët! I pranishëm në seancë edhe Alqi Bllako
Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. I pranishëm në seancë ishte edhe Alqi Bllako.
1 Qershor 2023, 10:20 -
Italiani që denoncoi inceneratorët bën biznes me krahun e armatosur të Berishës
Italiani Gabriele Tarroni Longinotti, i cili denoncoi se Bashkia Tiranë me financime nga iranianë do blinte inceneratorin e çmontuar në Rumani për ta sjellë në Shqipëri rezulton se ka bërë biznes me Paro Laçin, krahun e armatosur të Sali Berishës
14 Prill 2023, 12:34 -
Bashkia: Rinis punën inceneratori i Elbasanit pasi ishte në remont, trajton 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut
Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan është në funksion të plotë! Bashkia e Elbasanit ka bërë publike lajmin, teksa iu ka kthyer përgjigje të gjitha akuzave të ardhura nga opozita, duke thënë se ky incenerator ka qenë mbyllur për shkak të një remonti që po i bëhej, e ndërsa tashmë me vënien në punë çdo ditë trajtohen rreth 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut.
7 Prill 2023, 20:41 -
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
Sonte në mbrëmje Syri TV, publikoi një intervistë me një shtetas italian të quajtur Gabriele Tarroni Longinotti, ndërsa ky i fundit, në intervistën e dhënë për emisionin “Piranjat” ka dëshmuar sesi, ish ortaku i tij, i quajtur Alberto Presezzi, sipas tij ishte implikuar nga disa skema për blerje materialesh incerenatorësh së dorës së dytë në Rumani.
31 Mars 2023, 22:18 -
Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes! Të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 8 të tjerë
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ështe vendosur sot në seancë paraprake që dosja e inceneratorit të Fierit të kalojë për gjykim. Çështja ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe 8 të tjerëve tashmë do të gjykohet në themel.
24 Mars 2023, 11:39 -
Ahmetaj nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme! SPAK merr në pyetje ish gruan dhe persona të tjerë
Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mëson ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke bashkuar kështu procedimin për inceneratorët dhe atë të regjistruar pas kallëzimit për vilën në Hamallaj.
21 Mars 2023, 11:56 -
Arben Ahmetaj në hetim pasuror, BKH zbarkon në banesat e partneres dhe ish-gruas së tij! Në vilën në Hamallaj gjenden 30 mijë euro
Pas lajmi ekskluziv në Report Tv, 2 ditë më parë se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, ditën e sotme, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në banesat e partneres së tij, Erjola Hoxha dhe ish gruas, Albina Mancka.
9 Mars 2023, 20:35 -
SPAK kërkon kalimin në gjyq, GJKKO shtyn për më 15 mars vendimin për Inceneratorin e Fierit
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur të shtyjë vendimin për kalimin ose jo në gjykim të dosjes së inceneratorit të Fierit. Në seancën e sotme paraprake janë dëgjuar versionet e prokurorisë për qëndrimin e mbrojtjes.
1 Mars 2023, 12:37 -
Pas Berishës, edhe Meta 'i del në mbrojtje' Ahmetajt për deklaratat e tij: Nuk ka gënjyer! Vetëm Rama mund të vinte në lëvizje qeverinë për inceneratorët
Pas Berishës, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në njëfarë mënyre i ka dalë në mbrojtje ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt për deklaratat e bëra mbrëmjen e djeshme ku tha se nuk ishte kishte firmosur për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.
24 Shkurt 2023, 19:33 -
Italiani në kërkim për inceneratorët, Ciafaglione: S’e punësova unë babanë e Alqi Bllakos, ekspertizë firmës! Borderotë i firmosja ‘letra të bardha’
Ish administratori i inceneratorit të Tiranës, Italiani Giuseppe Ciafaglione, i shpallur në kërkim nga SPAK, pretendon se i është falsifikuar firma dhe nuk e ka bërë ai punësimin fiktiv të babait të Alqi Bllakos.
24 Shkurt 2023, 16:25 -
Berisha merr në mbrojtje Ahmetajn: S’ka firmosur për asnjë nga inceneratorët, përgjegjës Rama e Veliaj
Sali Berisha ka marrë në mbrojte Arben Ahmetajn për çështjen e Inceneratorëve. Berisha thotë se mbrëmjen e djeshme tha të vërtetën se përgjegjësia kryesore për Inceneartorët bie mbi Edi Rama. Sipas Berishës, Ahmetaj ka prova përvëluese për të gjithë presionin që ka bërë Rama për këtë aferë.
24 Shkurt 2023, 12:31