-
Inceneratorët/ Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Mos bëj gjyqtarin, por Kryeministrin! Jam i pastër! Nuk kam përfituar asgjë nga Zoto! S'ia kam dhënë unë dosjen Ilir Metës
Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij, për aferën e inceneratorëve. Ai thotë se është i pastër dhe se nuk ka vendosur asnjë firmë. Ahmetaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, ku tha se nuk ka nevojë që ta mbrojë askush. Ndërsa, theksoi se dosjen e inceneratorëve nuk ia ka dhënë ai Ilir Metës, ndryshe nga sa flitet.
23 Shkurt 2023, 21:40 -
U shpall në kërkim nga SPAK për hetimet për inceneratorët, arrestohet në Gjermani Silvester Driza, pritet ekstradimi! Themeloi firmë fiktive për mbetjet
I shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Silvester Driza është vënë në pranga nga autoritetet gjermane, ndërsa pritet ekstradimi i tij. 30-vjeçari u shpall në kërkim në nëntor të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit.
22 Shkurt 2023, 08:52 -
Kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, ONM kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (ONM) kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri, e cila është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, të dy në kërkim si të përfshirë me aferën e inceneratorëve. Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por ONM nuk ka qenë dakord me këtë vendim prandaj rekomandon ankimimin.
16 Shkurt 2023, 19:47 -
Inceneratorët, GJKKO nuk bashkon dosjet e Elbasanit dhe Fierit! Lefter Koka në seancë: Po bëj burg prej një të çmendure si Monika Kryemadhi
Në seancën paraprake që zhvillohet sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake. Lefter Koka u largua me ambulanca nga GJKKO pasi pati shqetësime nga zemra.
15 Shkurt 2023, 12:07 -
Kryemadhi, gati 3 orë në SPAK për kallëzimin për Inceneratorin e Tiranës: Solla dokumen të reja
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur këtë të martë në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj që thotë se në Sharrë kryhet vetëm groposje.
31 Janar 2023, 07:52 -
Berisha bën thirrje për revolucion: Qytetarët të ngrihen në protesta të fuqishme, është shpresa e vetme për të rrëzuar Ramën
Ish kryeministri, Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se në krye të aferës së inceneratorëve qëndron vetë kryeministri Edi Rama. Sipas tij, kjo faktohet me firmën e jashtëligjshme të Ramës në kontratën për inceneratorët.
18 Janar 2023, 12:28 -
Shtyhet seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit, avokatët kërkojnë bashkim të dosjeve me atë të Elbasanit, s'pranohet nga Gjykata! Saimir Visha: Të hetohet Ahmetaj
Pavarësisht kërkesës së avokatëve, për shkrirjen e dy dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, Gjykata nuk ka pranuar tua shqyrtojë bashkë të dyja çështjet e inceneratorëve. Seanca e sotme u shty për t’u zhvilluar në datat 1 dhe 2 shkurt. Të pranishëm në seancën e sotme paraprake për incenatorin e Elbasanit ishin ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti socialist, Alqi Bllako.
18 Janar 2023, 11:31 -
Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet! SPAK të reagojë, të ndërpresë pagesat nga Bashkia
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedime me gazetarët ka publikuar një material ku sipas saj vërtetohen shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Ajo kërkoi që organet e drejtësisë të ndërpresin pagesat për këtë incenerator.
17 Janar 2023, 11:40 -
Vdekja në burg e të arrestuarit për inceneratorin e Fierit, Berisha akuza Ramës: Ai kishte vendosur të fliste, por xhelati mafioz e çoi në botën tjetër
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama, në lidhje me vdekjen e Enver Sheshit i arrestuar për aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, Enver Sheshi kishte vendosur që të fliste, por Rama vendosi që ta dërgonte në botën tjetër këtë dëshmitar të rrezikshëm! Nuk u lejua shoqëria civile të hetojë për vdekjen e tij
16 Janar 2023, 12:14 -
Vdekja në burg e të arrestuarit për inceneratorin e Fierit, KShH: Autoritetet po ngjallin dyshime, nuk japin informacione për vëzhguesit tanë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësimin për mos marrjen e informacionit në lidhje me ndarjen nga jeta të Enver Sheshitt në ambientet e paraburgimit të Tiranës, javën e kaluar.
13 Janar 2023, 18:41 -
A po vrasin vendimet arbitrare të gjykatave? Enver Sheshi që vdiq kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë! Ishte dënuar një herë për inceneratorët, u arrestua sërish
Masat radikale dhe të diskutueshme të GJKKO për të dyshuarit për evazion fiskal dhe korrupsion, kanë shkaktuar një tjetër fatalitet. Enver Sheshi, 59-vjeç, është i dyshuari i radhës, jo i dënuar por thjeshtë i dyshuar për vepra penale jo të rënda, që ndërron jetë në paraburgim.
8 Janar 2023, 10:32 -
I arrestuar për inceneratorin e Fierit, ndërron jetë në QSUT, Enver Sheshi, dyshohet nga arresti kardiak! Familjarët: Do kallëzojmë prokurorët dhe gjyqtarët
Enver Sheshi 59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.
8 Janar 2023, 09:32 -
Afera e Inceneratorëve/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për masë më të lehtë sigurie
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrpusionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga GJKKO në 25 nëntor ku lihej në fuqi masa e arrestit me burg për Lefter Kokën pavarësisht se ky i fundit kërkoi ndryshim për shkak të gjendjes shëndetësore.
5 Janar 2023, 10:45 -
Inceneratori i Elbasanit, shtyhet për në janar seanca paraprake! Njëra prej të akuzuarve kërkon pushimin e çështjes për shkak se është gjykuar një herë
Nëse çështja e Inceneratorit do të kalojë apo jo për gjykim në GJKKO do të vendoset në janar, pasi seanca e parashikuar për sot është shtyrë. Avokati i njërës prej të akuzuarve, Jonida Zeqo, Sajmir Visha ka kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tij është hetuar një herë dhe është pushuar nga Gjykata e Elbasanit. Në seancën e sotme kanë munguar Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
30 Dhjetor 2022, 11:52 -
Inceneratorët/ Berisha: Kompania ‘Integrated Energy’ nuk ekzistonte në asnjë regjistër, i përket Edi Ramës
Ish kryeministri Sali Berisha në foltoren e kuvendit nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama mbi inceneratorët e Elbasanit dhe Tiranës, duke deklaruar se e vetmja mënyrë që këto shkelje të bëheshin është nëse
21 Dhjetor 2022, 22:09 -
Akuzat për Ahmetajn, Rama: Nëse dikush këput dardha për t’i futur në trasta pas shpinës time, kjo është një çështje që ka të bëjë me drejtësinë
I pyetur mbi akuzat që janë bërë mbi ish zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetajn sa i takon inceneratorëve, kryeministri Edi Rama tha se do të kishte një prononcim për këtë çështje në momentin që do të përfundonin hetimet e SPAK.Ai përsëriti deklaratën
13 Dhjetor 2022, 18:29 -
SPAK çon për gjykim inceneratorin e Elbasanit, të pandehur 10 persona dhe 2 kompanitë! Prokuroria e Posaçme: Hetimet nuk ndalen, vijojnë për të dhënat e tjera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. SPAK përmes një njoftimi bën me dije se dosja e mbyllur hetimore çon për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
12 Dhjetor 2022, 16:23 -
Inceneratorët, Berisha: Ahmetaj ka luajtur ndërmjetësin e kësaj afere me të kërkuarit e drejtësisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka akuzuar ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj se ka luajtur rolin e ndërmjetësit me të kërkuarit e drejtësisë për këtë aferë. Berisha tha se nuk është rastësi që Ahmetaj ka fjetur në hotele luksoze me Klodian Zoton.
12 Dhjetor 2022, 12:29