-
Banka e Shqipërisë: Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie të fortë prej të paktën pesë vitesh! Kush po blen?!
Nëse nuk vendosim në dyshim saktësinë e vrojtimit, treguesi që paraqet ecurinë e kontratave porositëse në këtë rast shtron një lloj paradoksi: ku po mbështetet rritja e çmimeve në këto përmasa dhe kush po blen, ndërkohë që ndërtuesit prej vitesh raportojnë rënie të thellë të kontratave të shitjes?
14 Janar 2022, 07:23 -
Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin nëntor të vitit të shkuar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 6.20%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Janar 2022, 17:38 -
Banka e Shqipërisë: Përdorimi i tepërt i valutës së huaj, rrezik për ekonominë! Duhen masa për fuqizimin e përdorimit të lekut
Përdorimi i tepërt i valutës së huaj përbën rrezik për ekonominë. Ky shqetësim u evidentua sot në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), duke theksuar nevojën për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare.
30 Dhjetor 2021, 14:40 -
Në 9 muaj 90 mln € më pak investime të huaja se në 2019! Holanda, Italia e Turqia sjellin më shumë para në Shqipëri
Investimet e huaja vijojnë të jenë nën presionin e pandemisë COVID-19. Banka e Shqipërisë raporton se deri në muajin shtator u investuan 711 milionë euro, ose rreth 90 milionë euro më pak se në 2019. Sipas të dhënave fokusi ka qenë industria nxjerrëse, ndërsa ka rënë interesi për energjinë elektrike
26 Dhjetor 2021, 15:23 -
Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007
Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien rekord të euros me ofertën e lartë të valutës në treg. Përveç prurjes në vijimësi të lartë të euros në treg, burimi i të cilës është vështirë të identifikohet, tregu mund të jetë ndikuar edhe nga faktorë të përkohshëm.
23 Dhjetor 2021, 07:43 -
Nga janari në qarkullim kartëmonedhat e serisë së re 500 e 2 mijë lekë! Sejko: Rritja e çmimeve do të vazhdojë dhe në 2022
Në 17 janar të vitit 2022 do të hidhen në qarkullim 2 kartëmonedhat e reja 500 dhe 2 mijë lekë. Me hedhjen në treg të këtyre dy kartëmonedhave plotësohet edhe seria e re e kartëmonedhave. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori Gent Sejko i cili në konferencën e fundit për shtyp, u ndal edhe tek inflacioni, rimëkëmbja ekonomike dhe punësimi.
22 Dhjetor 2021, 16:35 -
17 kandidatë për 2 poste në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kandidatët: Fokusi ynë, edukimi për termin 'lek'
Janë përmbyllur seancat dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për 2 poste vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Platforma e tyre gjeti dakordësi në një pike: Edukimi për përdorimin e lekut të ri dhe të vjetër.
22 Dhjetor 2021, 11:06 -
2 vakancat në Bankën Qendore, në garë 17 kandidatë! Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, kandidon Anastas Angjeli dhe Senida Mesi
17 kandidatë janë në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas 2 vakancave që janë krijuar nga përfundimi i mandateve të anëtarëve aktual. Mes figurave spikasin 2 ish-deputetët e PS Anastas Angjeli dhe Senida Mesi.
21 Dhjetor 2021, 17:06 -
Rekord në 12 vite/ Emigrantët sollën 541 mln € në 9 muaj! Rritja e remitancave, lekë përmes rrugëve zyrtare
Familjet shqiptare vijojnë të kenë mbështetje të afërmit që kanë jashtë vendit, duke marrë 541 milionë euro në 9 muaj. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo është shifra më e lartë në krahasim me çdo 9 mujor të 12 viteve të fundit.
13 Dhjetor 2021, 20:13 -
Në 9 muaj turistët shpenzuan në Shqipëri mbi 1.4 mld euro! Në pikun e sezonit turistik, tejkalohet 2019
Kushtet e lehtësuara kundër COVID-19, kanë favorizuar turizmin që të rimëkëmbet gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në shtator turistët shpenzuan në vend mbi 1.4 miliardë euro. Ndërsa nga ana tjetër shqiptarët kanë harxhuar jashtë Shqipërisë 801 milionë euro.
13 Dhjetor 2021, 08:31 -
Borxhi i jashtëm vlera rekord, në shtator 8.9 miliardë euro
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është rritur me 193 milionë euro në tremujorin e tretë të këtij viti, në raport me tremujorin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë borxhi i jashtëm në fund të shtatorit ishte 8.9 miliardë euro duke shënuar shifrën më të lartë historike.
10 Dhjetor 2021, 19:50 -
Niveli më i ulët historik, kreditë e këqija zbresin në 6.35%
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin tetor kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.35%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Dhjetor 2021, 19:29 -
Kriza e çmimeve kulmoi në nëntor, inflacioni 3.1%! INSTAT: Shtrenjtohet transporti dhe ushqimet
Shtrenjtimi i çmimeve ka qenë më i lartë në muajin nëntor. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni gjatë muajit të kaluar ka kapërcyer pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.1%, i ndikuar më shumë nga rritja e çmimeve të transportit dhe të ushqimeve.
9 Dhjetor 2021, 21:54 -
Ndërtimi nën pushtetin e parave të pista? FMN: Shqipëria të shtojë mbikqyrjen për tregun e pasurive të paluajtshme, sektor me risk
Sektori i ndërtimit shpesh është vënë në fokus të raporteve vendase dhe të huaja për rrezikun e madh që paraqet për pastrimin e parave. Së fundmi është Fondi Monetar Ndërkombëtar që e evidenton se ka pasur rritje të vrullshme të çmimeve të banesave, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, prandaj ka kërkuar nga qeveria që të rrisë mbikqyrjen ndaj sektorit të agjencive të pasurive të pluajtshme
8 Dhjetor 2021, 22:57 -
3 muaj rënie/ Në nëntor ndërtimi rriti besimin te ekonomia! Tregtia ul pritshmëritë, do të ketë rritje të çmimeve
Besimi në ekonomi është përmirësuar në muajin nëntor i ndikuar më së shumti nga sektori i ndërtimit, i cili thotë se ka rritur punësimin dhe aktivitetin. Edhe konsumatorët janë shprehur më optimist për të ardhmen, ndërsa industria dhe tregtia thonë se është ulur prodhimi dhe do rriten më tej çmimet e produkteve.
7 Dhjetor 2021, 20:58 -
Pandemia po mban peng ekonominë e prodhimin! Sejko: Inflacioni ka ndarë në dy grupe akademikët, disa e shohin të rrezikshëm
Pandemia COVID-19, po mban peng rritjen e prodhimit dhe rimëkëmbjen e plotë të ekonomisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në workshop-in e 15 të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, u shpreh se pandemia po sjell një rritje të shpejtë të çmimeve për shkak të kufizimeve në prodhim.
6 Dhjetor 2021, 16:31 -
Ekonomi
Komisionet e transfertave në euro do të ulen! Rregullorja e Bankës së Shqipërisë parashikon tavan 50 € për komisionet
Vlera e komisioneve për transfertat bankare në euro nuk do të jetë më të lartë se 50 euro, pavarësisht vlerës që transferohet. Kjo do të arrihet nëpërmjet një rregulloreje që ka hartuar Banka e Shqipërisë, e që pritet t’u vijë në ndihmë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve.
2 Dhjetor 2021, 16:01 -
Ekonomi
Zhvlerësohet monedha evropiane ndaj lekut! BSH: 1 euro sot po këmbehet me 121.17 lekë, niveli më i ulët që prej gushtit
Monedha Evropiane sot ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro sot është këmbyer me 121.17 lekë, që është vlera më e ulët që prej 11 gushtit të këtij viti kur euro u këmbye me 121.18 lekësh.
1 Dhjetor 2021, 18:45