-
Ekonomi
Paraja jashtë bankave arrin në 2.8 mld euro, rritet me 317 mln euro krahasuar me 2020! Fiskalizimi pritet të reduktoj cash-in në ekonomi
Përdorimi i parasë fizike në ekonomi vijon të rritet. Banka e Shqipërisë raporton se paraja jashtë bankave në maj arriti në 2.8 miliardë euro duke u rritur me 317 milionë euro nga viti i kaluar. Shkak për këtë rritje sipas bankës është bërë kërkesa për para si pasojë e pandemisë COVID-19.
2 Korrik 2021, 19:56 - Ekonomi
-
Ekonomi
Guvernatori Sejko takim me Shoqatën e bankave: të vijoj kreditimi, duhet të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim me bordin drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku në fokus të diskutimeve ishte menaxhimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Guvernatori i ka konsideruar të duhura ndërhyrjet e bëra gjatë pandemisë pasi kanë ndihmuar bizneset dhe familjet.
29 Qershor 2021, 16:24 -
Ekonomi
Shqiptarët vijojnë të kursejnë! BSH: Depozitat u rritën me 660 mln euro krahasuar me majin e vitit 2020
Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë stoku i depozitave në fund të muajit maj ishte mbi 9.2 miliardë euro, me një rritje prej 660 milionë eurosh krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shkak për kursimet mbetet pasiguria e shkaktuar nga pandemia.
29 Qershor 2021, 14:54 -
Ekonomi
Tkurren fondet për energjinë, rriten investimet në pasuri të patundshme! BSH: Në tremujorin e parë investimet e huaja arritën në 229 mln euro
Fluksi i investimeve të huaja në tremujorin e parë të këtij viti është ulur me 3 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar. Sipas bankës së Shqipërisë në total për periudhën janar-mars u investuan 229 milionë euro, dhe më shumë fonde kanë shkuar për industrinë dhe për pasuri të patundshme.
26 Qershor 2021, 15:47 -
Ekonomi
Euro në pikiatë, po këmbehet me 122.5 lekë, Ekspertja: Luhatje e pritshme, shkak sezoni veror! Në treg ka shumë valutë e pak kërkesë
Sezoni veror dhe ardhja e turistëve qoftë nga Kosova ka dhënë ndikim të menjëhershëm në zhvlerësimin e euros. Sot monedha evropiane po këmbehet 122.5 lekë duke arritur në nivelin më të ulët që prej nisjes së pandemisë. Për Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare situata është e pritshme për shkak të sezonit, pasi ka shumë valutë në qarkullim.
22 Qershor 2021, 16:34 -
Kronikë
Banka e Shqipërisë renditet e para ndër bankat e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për transparencën dhe komunikimin e saj me publikun
Banka Kombëtare e Austrisë ka publikuar raportin e saj me titull “Fokus mbi Integrimin Ekonomik Evropian” për tremujorin e dytë 2021, i cili përmban analiza dhe pikëpamje ekonomike, si dhe studime analitike mbi makroekonominë dhe çështje të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL).
22 Qershor 2021, 14:55 -
Kronikë
Pasuritë 2020 / Avokatja e Popullit Ballanca shlyen 2 shtëpitë 600 mijë €! Guvernatori Sejko 136 mijë USD paga, rezidencë 281 mijë €! Kreu i AMF 8 burime të ardhurash
Ndryshimet në pasurinë e krerëve të institucioneve të pavarura gjatë vitit 2020. Super të ardhura vjetore dhe investim në pasuri të paluajtshme. Më të varfrit rezultojnë krerët e ILDKPKI dhe KLSH.
18 Qershor 2021, 17:00 -
Ekonomi
Nga 30 qershori në treg kartëmonedha 10 mijë lekë, guvernatori për Report TV: Nevojë e zhvillimit ekonomik të vendit! Rimëkëmbja? E varur nga përfundimi i pandemisë, presim rritje 5.3% këtë vit
Më 15 qershor Banka e Shqipërisë prezantoi 2 kartëmonedhat që do të hidhen në qarkullim prej datës 30 qershor të këtij viti. Prerja 1.000 lekë dhe preja 10.000 mijë lekë që vjen për herë të parë në tregun shqiptar, janë me elemente të shtuara sigurie dhe të integruara me elemente kombëtare.
17 Qershor 2021, 13:05 - Ekonomi
-
Ekonomi
Banka e Shqipërisë prezanton për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekëshe dhe prerjen e re të 1000 lekëshit
Sot është prezantuar për herë të parë kartëmonedha më e re me vlerë 10.000 lekë, si dhe është prezantuar edhe prerja e re e kartëmonedhës 1000 lekë. Këto dy kartëmonedha do të hidhen në treg më 30 qershor 2021
15 Qershor 2021, 11:22 -
Ekonomi
Guvernatori Sejko takim përmbyllës online me Misionin e FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia drejt përmirësimit
Në datën 11 qershor 2021, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe përfaqësues të tjerë të saj, zhvilluan online takimin përmbyllës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë
14 Qershor 2021, 12:34 -
Ekonomi
Turizmi e nis vitin 2021 me rënie! BSH: Në periudhën janar-mars turistët shpenzuan 240 mln € në Shqipëri, 106 mln euro më pak se në 2020
Industria e turizmit e ka nisur vitin 2021 me humbje krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të këtij viti turistët kanë harxhuar në Shqipëri 240 milionë euro, me një rënie prej 106 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.
13 Qershor 2021, 15:52 -
Ekonomi
Rriten me 17 mln euro dërgesat e emigrantëve në janar-mars 2021! BSH: Remitancat në tremujorin e parë ishin 169 mln euro
Konkretisht në periudhën janar-mars 2020 remitancat ishin në nivelin 152 milionë euro, kur ende nuk kishte nisur pandemia COVID-19, dhe ende nuk ishin bllokuar ekonomitë botërore. Rritja këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është 17 milionë euro.
11 Qershor 2021, 10:14 -
Ekonomi
Borxhi i jashtëm i vendit u rrit me 297 mln € në tre muajit e parë të vitit! Banka e Shqipërisë: Në fund të muajit mars arriti në 8.8 mld €
Borxhi i jashtëm i vendit ka kapur shifra rekord në tre muajit e parë të këtij viti, pasi sipas Bankës së Shqipërisë ai është rritur me 297 milionë euro, krahasuar me fundin e vitit 2020.
10 Qershor 2021, 15:05 -
Ekonomi
Kredia e keqe zbret në 7.8%, niveli më i ulët historik! Edhe pa masa lehtësuese qytetarët e bizneset vijojnë të paguajnë këstet
Shqiptarët duket se nuk kanë vështirësi për të paguar këstet e kredive pavërsisht pandemisë COVID-19 dhe pasigurisë për të ardhmen. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin prill kreditë me probleme janë ulur në nivelin më të ulët historik në muajin prill.
10 Qershor 2021, 13:23 -
Ekonomi
Shqiptarët çlirohen nga ethet e COVID, më pak kursime! Raporti i BSH: Besimi në ekonomi nisi rritjen nga maji
Pasiguria nga pandemia është kapërcyer nga qytetarët shqiptarë, vlerëson Banka e Shqipërisë kur thotë se në muajin maj është ulur kursimi që kapi shifra rekord gjatë pandemisë. Banka vrojton se besimi në ekonomi është përmirësuar për shkak të përmirësimit t gjendjes financiare të bizneseve si dhe të qytetarëve.
8 Qershor 2021, 19:57 -
Ekonomi
Kredia e re për shtëpi arrin nivelet më të larta të gjashtë viteve të fundit
Kredia për blerjen e banesave nga individët po shënon vlera rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-prill, sektori bankar disbursoi rreth 10.5 miliardë lekë, ose mbi 85 milionë euro kredi të reja për shtëpi.
7 Qershor 2021, 07:37 -
Ekonomi
Prezantohet përfaqësuesi i ri i Përhershëm të Zyrës së BB-së në Shqipëri, Sejko: Të forcojmë bashkëpunimin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,Gent Sejko zhvilloi një takim me një delegacion të Bankës Botërore (BB). Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Përfaqësuesit të ri të Përhershëm të Zyrës së BB-së në Shqipëri, Emanuel Salinas.
3 Qershor 2021, 14:43 -
Ekonomi
Transfertat ndërkombëtare, si qarkullojnë paratë e emigrantëve
Jo vetëm tregtia e mallrave, e liberalizuar tërësisht dhe rritja e konsumit të plotësuar nga importet e ka kthyer këtë në një nga produktet më popullore të klientëve të bankave, por edhe hapja e lëvizjes së lirë dhe emigrimi masiv i shqiptarëve në këto tre dekada, kanë sjellë nevojën e shkëmbimeve apo të transfertave midis qytetareve në vend dhe atyre jashtë tij.
29 Maj 2021, 08:06