-
Ekonomi
Në 9 muaj 1040 leje ndërtimi, Tirana numrin më të lartë! Lejet e ndërtimit janar-shtator kushtuan 72.2 miliardë lekë
Në 9 muajit e vitit 2021 janë dhënë 63% më shumë leje ndërtimi se në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT deri në fund të shtatorit vlera e lejeve të miratuara ishte 72.2 miliardë lekë. Tirana ka numrin më të lartë të lejeve të miratuara.
29 Nëntor 2021, 20:29 -
Politikë
Lek i vjetër apo i ri? Deputetët nuk 'dinë' të lexojnë vlerën e lekut, ja si krijojnë kakofoni me dashje për qytetarët sipas interesit politik të momentit (VIDEO)
Deputetët krijojnë kakofoni dhe përdorin terminologji të gabuar në leximin e vlerës së lekëve teksa diskutojnë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Deputetët flasin me termat herë lekë i vjetër dhe herë lekë i ri, si mënyrë për të influencuar më shumë mbi qytetarët, për mesazhin që po përçojnë.
27 Nëntor 2021, 13:12 -
Ekonomi
Kursimet në bankat shqiptare arrijnë rekordin e 9.7 miliardë eurove, mbizotëron valuta
Kursimet që individët, bizneset dhe institucionet e tjera kanë në bankat shqiptare arritën në një rekord të ri në tetor, duke shënuar vlerën e 1.94 trilionë lekëve, ose 9.7 miliardë euro, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Gati 1 miliardë euro janë shtuar në banka vetëm në 12 muajt e fundit.
27 Nëntor 2021, 08:16 -
Ekonomi
Kreditë për investime spekulative në prona së shpejti mund të jenë më të shtrenjta
Kreditë për blerjen ose ndërtimin e pronave me qëllim investimi së shpejti mund të jenë më të shtrenjta. Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që do të kërkojnë nga bankat më shumë kapital për mbulimin e kredive që financojnë investimet spekulative në pasuritë e paluajtshme.
26 Nëntor 2021, 08:37 - Ekonomi
-
Ekonomi
Rekord/ Shqiptarët marrin 238 milionë euro kredi për të blerë shtëpi, niveli më i lartë që prej 2015! Shkak rritja e çmimit të apartamenteve
Mbi 238 milionë euro është vlera e kredisë që qytetarët shqiptarë kanë marrë deri në shtator, për të blerë shtëpi. Ky është niveli më i lartë në vend që prej vitit 2015, dhe shkak për këtë është rritja e çmimit të apartamenteve. Në raport me vitin e kaluar, vlera e kredisë sipas bankës së Shqipërisë është rritur me 90.2 milionë euro.
21 Nëntor 2021, 20:39 -
Ekonomi
Nis fushata/ 'As i vjetër e as i ri, jam thjesht lek'! Gent Sejko: 54% e shqiptarëve flasin me ‘lekë të vjetra’ duhet të çrrënjosim termat
Krimi në Fier shokoi opinionin i cili duket sikur është bërë një kambanë për rikthimin e dënimit me vdekje. Por në Report Tv midis atyre që duan dënim ekstrem, folën edhe qytetarë që mendojnë zgjidhje ndryshe.
17 Nëntor 2021, 17:09 -
Ekonomi
Niveli më i ulët historik/ Kredia e keqe zbret në 6.49%, Banka e Shqipërisë: Përmirësim i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritje e fuqisë paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin shtator kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.49%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
11 Nëntor 2021, 10:28 -
Ekonomi
Rritja e çmimeve ul besimin e konsumatorëve në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Qytetarët skeptikë për të ardhmen dhe shpenzimet
Çmimet e larta të ushqimeve, hidrokarbureve dhe kriza energjetike e paralajmëruar kanë ulur besimin në ekonomi. Banka e Shqipërisë thotë se konsumatorët si pasojë e çmimeve dhe pritshmërive të ulta për të ardhmen kanë ulur besimin me 7.4%.
8 Nëntor 2021, 21:08 -
Ekonomi
Projektbuxheti 2022/ Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Të vendoset një tavan për vlerën totale të PPP-ve! Ka abuzime me normat e interesit nga jo-bankat për kreditë
Prej disa ditësh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave po diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2022, i propozuar nga qeveria. Ditën e sotme ka qenë radha e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko që të japë mendimin e tij.
5 Nëntor 2021, 10:17 -
Ekonomi
Rritja e çmimeve rrezik për ekonominë, Sejko: Shtrenjtimi do të jetë kalimtar! Në 2022 stabilizojmë politikën monetare
Edhe pse pranoi se ekonomia e vendit është përmirësuar në 6 mujorin e parë të këtij viti, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se rritja e çmimeve dhe mungesa e konsolidimi janë rreziqet kryesore të ekonomisë së vendit.
3 Nëntor 2021, 18:40 -
Ekonomi
Kursimet arrijnë rekord të ri në shtator, 55% janë në valutë
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i stokut të depozitave në vend në fund të muajit shtator ishte 1.18 trilionë lekë, (9.6 miliardë euro), me rritje prej 0.18% (+9.5 miliardë lekë) në krahasim me muajin e mëparshëm.
29 Tetor 2021, 07:46 - Ekonomi
-
Ekonomi
Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro kërcen në nivelin më të lartë që nga korriku
Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.
28 Tetor 2021, 07:32 - Ekonomi
-
Ekonomi
Bankat japin më shumë kredi për bizneset! Banka e Shqipërisë: U lehtësuan kushtet pas përmirësimit të situatës ekonomike
Në periudhën Korrik-Shtator kërkesa e bizneseve për të marrë kredi ka qenë shumë më e lartë se në vitin e kaluar sa i takon biznesit të madh, ndërsa për biznesin e vogël dhe të mesëm ka pasur rënie të kërkesës për kredi. Ndikim në shtimin e kërkesës për kredi sipas bankave ka dhënë nevoja për financimin e borxheve ekzistuese, për financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues.
20 Tetor 2021, 20:32 -
Ekonomi
FMN kritika për investimet publike që s'kanë lidhje me tërmetin: Nuk janë prioritet, kujdes koncesionet kanë tejkaluar kostot
Shqipëria ka dy sfida thelbësore përpara sipas FMN, pasi duhet më shumë investim tek qytetarët. Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, tha në konferencë me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave se duhet një strategji për të rritur të ardhurat.
12 Tetor 2021, 18:32 -
Ekonomi
Niveli më i ulët historik, Banka e Shqipërisë: Kredia e keqe zbret në 6.9%! Është përmirësuar gjendja financiare e bizneseve dhe rritur fuqia paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin gusht kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.9%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
11 Tetor 2021, 14:06 -
Ekonomi
Paratë e dyshimta po shtrenjtojnë apartamentet, ekspertët: Ndërtuesit nuk kanë prioritet shitjet! Ardhja e studentëve rriti me 20% çmimet
Çmimet e apartamenteve po rriten përpos kërkesave që u ulën në muajin shtator. Shkak për këtë shtrenjtim sipas ekspertëve po behet investimi i parave të dyshimta në ndërtim. Ekspertët sugjerojnë që institucionet të verifikojnë burimet e parave të ndërtuesve.
9 Tetor 2021, 14:45 -
Ekonomi
Ndërtuesit raportojnë rënie të porosive, por pritshmëritë për rritjen e çmimeve mbeten në nivele rekord
Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
8 Tetor 2021, 07:58