-
Rëndohet gjendja në Kosovë, 10 të vdekur dhe 224 raste të reja me COVID-19
224 raste të reja të infektuarish me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe 10 persona kanë vdekur në Kosovë. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani njoftoi se këto shifra dolën pas 434 testimeve.
1 Gusht 2020, 16:44 -
Shtyhet afati për aplikimin për garancinë e dytë sovrane
Shtyhet për në fund të muajit shtator afati që kanë të gjitha bizneset për të aplikuar për garancinë sovrane të dytë. Vendimi është bërë i ditur nga Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thotë se një hap i tillë është ndërmarrë për të ndihmuar bizneset. Afati do të mbyllej me 2 gusht 2020. Deri tani e kanë marrë kredinë sovrane të dytë 119 biznese
1 Gusht 2020, 13:56 -
Në pritje të vaksinës kundër COVID-it/ BE rezervon 300 mln doza për 27 vendet e unionit
300 milionë doza vaksina kundër koronavirusit janë rezervuar nga BE për 27 vendet anëtare të unionit. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Europian sipas të cilit kjo vaksinë është duke u përgatitur në laboratorin francez “Sanofi”. Sanofi dhe laboratori britanik GSK kanë njoftuar se do të merrnin deri në 2,1 miliardë dollarë amerikanë për zhvillimin e vaksinës së tyre të mundshme antiCOVID-19
1 Gusht 2020, 12:47 -
Rriten të prekurit në vend, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën ndaj COVID-it
Epidemiologët e terrenit nw vend thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.
1 Gusht 2020, 11:18 -
Ekonomia e qëndrueshme, raporti i 'Standard &Poor's': Kujdes PPP
Ekonomia e vendit vlerësohet e qëndrueshme pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, nga Standard & Poor’s. Agjencia parashikon një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë dhe përmirësim të saj në vitin 2022. Sipas vlerësimit të fundit thuhet se turizmi do të marrë goditjen më të madhe dhe se rrezik në këtë situatë janë edhe PPP-të.
1 Gusht 2020, 08:54 -
Brenda muajit 6 familje të prekura nga tërmeti do të hyjnë në apartamentet e reja
6 familje do të mund të hyjnë në banesa të reja. Këto apartamente, prej tyre 4 në Durrës dhe 2 në Tiranë janë blerë së fundmi nga fondacioni Fundjavë Ndryshe falë donacioneve e mundësuara nga kompania Philip Morris.
31 Korrik 2020, 16:50 -
Banka Botërore 15 milionë euro për Shqipërinë për të përballuar pandeminë! Mbështet testimin masiv të popullatës
15 milionë euro është financimi që do të jap Banka Botërore për Shqipërinë pas kërkesës së qeverisë. Ky financim i miratuar pak orë më parë do të përdoret për të ndihmuar parandalimin, zbulimin dhe veprimin ndaj pandemisë së COVID-19 dhe ky fond pritet të përdoret edhe për fuqizimin e sistemit shëndetësor, për të ruajtur shëndetin publik.
31 Korrik 2020, 10:18 -
Korçë, besimtarët myslimanë nuk mbajnë maska dhe falen pa distancë (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm besimtarë të shumtë myslimanë kanë falur namazin në xhaminë Iljaz Bej Mirahori. Besimtarët nuk kanë respektuar masat anti-covid ku të gjithë kanë qenë ngjitur me njëri-tjetrin dhe të pa pajisur me maska sikur virusi të mos ekzistonte në at&eum
31 Korrik 2020, 10:09 -
Italia dërgon mjekë në Shqipëri, Luigi Di Maio: Ishit pranë nesh në periudhën më të errët, koha t'ju kthejmë solidaritetin
Italia ka ndihmuar Shqipërinë duke i dërguar staf mjekësor për të përballuar situatën me pandeminë, duke treguar së është afër popullit shqiptar, kur ai ka nevojë, njësoj siç ishte Shqipëria pranë Italisë në periudhën e saj më të errët. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se Shqipëria ndihmoi Italinë në një kohë të vështirë dhe sot është koha që t'i kthejmë solidaritetin.
31 Korrik 2020, 08:55 -
Besimtarët mysliman në Kukës harrojnë rregullat, nuk mbajnë maskë dhe as distancë gjatë faljes (VIDEO)
Besimtaret myslimanë në qytetin e Kukësit kanë falur namazin për Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit. Pavarësisht se Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu bëri thirrje një ditë më parë për të gjithë myslimanët të respektonin distancën, në xhaminë e Kukësit u mblodhën shum&eum
31 Korrik 2020, 08:35 -
Besimtarët lushnjarë falin Kurban Bajramin me maska por pa distancë, dezinfektojnë duart në hyrje të xhamisë (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm qindra qytetarë lushnjarë besimtarë myslimanë kanë mbushur ambientet e xhamisë së Lushnjes për të qenë prezent në faljen e namazit të Kurban Bajramit. Kjo ditë e e shenjtë, simbol i sakrificës bashkoi besimtaret, të cilët nën drejtimin e imamit Hysni Çela iu falë
31 Korrik 2020, 08:34 -
Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Berat ngjitur me njëri- tjetrin duke mos respektuar asnjë distancë
Edhe në qytetin e Beratit besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin . Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin ne dy xhamitë e qytetit, atë e Plumbit si dhe ne xhaminë e Sahatit. Mes urimesh dhe gëzimesh besimtarët nuk i kanë respektuar rregullat që janë kërkuar duke mos vendosur maska dh
31 Korrik 2020, 08:14 -
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, pandemia kufizon ritet fetare! Në rrethe 'harrojnë' COVID-in, pa distancë e maska
Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme Kurban Bajramit në 'pushtetin' e masave të rrepta anti-covid. Të pajisur me maska dhe në distancë sociale, besimtarët janë mbledhur ditën e sotme në Xhaminë e 'Kokonozëve' në Tiranë për të kryer faljen e tyre dhe shprehur dashurinë dhe dedikimin e ndaj zoti.
31 Korrik 2020, 07:49 -
Hysko rrëfen eksperiencën si i infektuar me COVID: Uroj shumë që askush mos ta kalojë, ka simptoma serioze
Hysko thotë se lajmi më i mirë është që nuk ka infektuar asnjë person pasi e kapi virusin në kohë duke vënë re shenjat e hershme. Ai u bën thirrje qytetarëve që të sensibilizohen dhe të respektojnë masat.
30 Korrik 2020, 20:11 -
Deputeti Eljo Hysko përshëndet nismën e Report Tv: Urime për profesionalitetin, e keni bërë më mirë se çdokush tjetër
Deputeti Eljo Hysko, një prej të prekurve në parlamentin shqiptar në një lidhje në skype në edicionin qendror ka përshëndetur nismën e stafit të Report Tv për mbajtjen e maskës gjatë trasmetimit live dhe pas kamerave."Urime për profesionalitetin tuaj, është e lodhshme të rrish me mask&e
30 Korrik 2020, 19:50 -
Bankers Petroleum Albania sfidon pandeminë Covid-19, prodhon 275 mijë ton gjatë muajve të parë të 2020-ës
Bankers Petroleum Albania, vazhdon të jetë lider në sektorin naftënxjerrës në vend. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ka shënuar një prodhim prej rreth 275 mijë ton. Prodhimi mesatar ditor është aktualisht rreth 2050 ton, duke iu afruar dita-ditës niveleve të prodhimit përpara fillimit të pandemisë.
30 Korrik 2020, 19:31 -
Report TV brenda 'Shefqet Ndroqit', pamjet e rënda të pacientëve me Covid, mbingarkesë për mjekët, heronj përballë një situate që rëndohet çdo orë
Report Tv ishte brenda spitalit "Shefqet Ndroqi" ku pamjet e pacientëve shfaqnin vetëm dhimbje dhe shqetësim, duke na treguar se situata e tyre nuk është e lehtë dhe virusi nuk është një shaka. Bluzat e bardha janë gjithmonë në kujdes dhe monitorim të tyre, por vetëm puna e tyre nuk mjafton për të përballuar pandeminë. Duhet që secili prej nesh të bëjë detyrën e tij, të mbajë maskën e ruaj distancë. Aktualisht te Shefqet Ndroqi janë 120 shtretër kapacitet dhe 160 të shtruar
30 Korrik 2020, 18:17 -
Nurja për Report Tv : Ishte eksperiencë e hidhur, u infektova në një udhëtim në Shkodër se nuk mbajta maskën
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Fatlum Nurja në një lidhje me skype në edicionin qendror informativ në Report Tv tregoi eksperiencën e tij pasi u infektua me COVID-19.
30 Korrik 2020, 18:14 -
Programi i punësimit për të papunët e COVID-19/ Shteti subvencionon pjesërisht pagën dhe kontributet shoqërore e shëndetësore
Qeveria ka miratuar programin e ripunësimit për personat e dalë të papunë si pasojë e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat e mbetur të papunë do të kenë mundësinë që të përfitojnë nga programi dhe të punësohen në sektorin privat.
30 Korrik 2020, 17:22 -
Sot 4 humbje jete, 92 raste të reja me COVID-19! 4 të infektuar në burgun e Zaharisë
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona në luftë me COVID-19, mes të cilëve një i ri 31 vjeçar, i cili vuante nga diabeti. Janë shënuar 92 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa janë shëruar 53 qytetarë.
30 Korrik 2020, 16:21 -
I prekur nga COVID-19, Hysko: Jam mirë, mbani maskat e ruani distancën! Virusi ka pasoja të rrezikshme
Deputeti i PS-së, Eljo Hysko, i prekur nga COVID-19, njofton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka falenderuar përkujdesjen e mjekëve jo vetëm për shërbimin ndaj tij, por për të gjitha përpjekjet e vazhdueshme që ato bëjnë për të shpëtuar jetë.
30 Korrik 2020, 16:19