-
Drejtori i Policisë Nano inspekton plazhet nga Vlora në Ksamil: Standardi i vendosur këto ditë, model për sezonin e ardhshëm
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka vijuar edhe ditën e sotme inspektimin në jug të vendit, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhet e vendit.
7 Gusht 2022, 18:06 -
Policisë së Shtetit i mungojnë forcat! Efektivët në zonat bregdetare nuk mund të bëjnë pushime verore, leja pas sezonit! Nano me dylbi inspekton Shëngjinin
Pushimet verore nuk duhet të jenë në planet e efektivëve pasi do të mund të marrin lejen vetëm në përfundim të sezonit turistik.
6 Gusht 2022, 14:59 -
Ilir Yzeiri: Hijenat e demokracisë dhe tragjedia jonë antropologjike
Vdekja e Jonadës është tragjike sepse nuk ishte e natyrshme, pra nuk ndodhi për shkaqe natyrale, por ndodhi për faje njerëzore, ndodhi sepse një person, një tjetër qytetar fatkeq, sepse edhe ai që ka kryer atë krim makabër tani është një i mjerë, një njeri që ka shkatërruar jetën e tij dhe të familjes, pra ky fatkeq duke kryer një manovër fatale me një motoskaf goditi vogëlushen e pafaj.
5 Gusht 2022, 18:59 -
‘Siguria në plazhe prioritet’, Nano letër pushtetit lokal dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit: Nuk keni bërë detyrën
Siguria në plazhe dhe jo vetëm është prioritet i të gjitha institucioneve që duhet të bëjnë detyrën e tyre, por në rastin që çoi në tragjedinë e Himarës ku një 7-vjeçare humbi jetën, duket se kjo punë nuk është bërë. Këtë ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar Prefekturave, bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që nuk kanë bërë siç duhet detyrën, ashtu siç Report Tv ka raportuar më herët.
5 Gusht 2022, 16:30 -
7-vjeçarja u vra nga gomonia/ Nano vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: S'dua që vizita ime të keqkuptohet! Erdha si prind e si qytetar! Meta: Vrasje e paralajmëruar
Një ditë pasi 7-vjeçarja Jonada Avdia u përcoll për në banesën e fundit, në dyert e familjes Avdia është shfaqur për ngushëllim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai tha se vizita e tij nuk duhet të keqkuptohet, pasi ka shkuar si një prind dhe si një qytetar, teksa falënderoi familjen e cila edhe në këtë ditë tepër të trishtë, mirëpriti ngushëllimet e tij.
4 Gusht 2022, 10:46 -
Pas tragjedisë, pronarët ‘kyçin’ bizneset e dhënies me qira të mjeteve lundruese! Në pikën e bllokimit 90 Jet ski e 40 skafe e gomone! Nano: Policia, 2-fish përgjegjëse
Një ditë pas tragjedisë së Himarës, në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, ka nisur një operacion policor ku vetëm ditën e sotme janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).
3 Gusht 2022, 14:47 -
Ngjarja tragjike në Himarë, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Kufirit në Vlorë dhe inspektorët e tjerë përgjegjës (15 EMRAT)
Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. Gjithsej janë 15 të shkarkuarit me urdhër të Gledis Nanos.
2 Gusht 2022, 23:11 -
Drejt Punës
Kontrata e re, mbi 12 mijë punonjës policie përfitojnë një vakt ushqimi falas! Fishta: 'VKM' ekzistonte, nuk jepej pasi nuk ishte në kontratën e vjetër
Përmes një kontrate të re kolektive firmosur nga kryepolici Gledis Nano dhe kryesindikalisti Sadedin Fishta, shumë burokraci për të drejtat e policëve do të shmangen. Një prej përfitimeve është ai i marrjes së një vakti ushqim, i cili prej vitesh ishte parashikuar por nuk merrej me pretendimin se nuk përfshihej në kontratë
31 Korrik 2022, 13:17 -
Gledis Nano urdhër Policisë Kriminale: Patrulloni vijën bregdetare dhe filmoni çdo manovër të rrezikshme të mjeteve lundruese
Punonjësit e Policisë Kriminale do të angazhohen në patrullim të vijës bregdetare përgjatë muajit gusht. Urdhri erdhi nga kryepolici Gledis Nano, i cili ka kërkuar dokumentimin e të gjitha manovrave të rrezikshme nga skafet apo Jet ski përmes pamjeve filmike që do t’i kalojnë Policisë Kufitare
31 Korrik 2022, 11:22 -
Hetimet mbi grupet kriminale dhe ndaj zyrtarëve të lartë, Gledis Nano takon kreun e SPAK Arben Krajën (VIDEO)
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në fokus të takimit Nano-Kraja janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në fokus të takimit edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt
28 Korrik 2022, 14:36 -
Nënshkruhet dokumenti mes Sindikatës dhe Policisë së Shtetit, punonjësit do të kenë një akt që do të mbrojë drejtpërdrejt të drejtat e tyre ligjore
Ditën e sotme është nënshkruar kontrata kolektive e punës, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punonjësve të Policisë gjatë zhvillimit të detyrave funksionale, si dhe për garantimin e shërbimit cilësor dhe me standarde europiane, për qytetarët.
25 Korrik 2022, 12:53 -
Nano takon homologu çek: Të forcojmë bashkëpunimin në interes të qytetarëve të dy vendeve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano priti në takim homologun e tij çek, Gjeneral Major Martin Vondrášek. Presidenti i Policisë çeke Vondrášek shoqërohej nga drejtues të lartë të Policisë çeke, ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke Adriatik Shino.
19 Korrik 2022, 16:37 -
Zv. Ndihmës Sekretarja amerikane mbështet SPAK: Tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për zyrtarët
Zv.ndihmës sekretarja e shtetit, ambasadorja Lisa Johnson është takuar me hetuesit e BKH-së dhe ka mbështetur aksionet e SPAK duke thënë se po kryejnë arrestime, hetime dhe dënime ndaj zyrtarëve.
18 Korrik 2022, 20:15 -
Lufta kundër narkotikëve, lirohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare, Merkaj! Priten ndryshime në Drejtorinë e Tiranës
Gledis Nano firmos largimin nga detyra të kreut të policisë kufitare Eduart Merkaj. Report Tv mëson se drejtuesi i ri i policisë kufitare prezantohet pasditen e sotme nga Nano.
18 Korrik 2022, 15:39 -
Ekzekutohen në Fushë-Krujë 3 anëtarët e grupit të Ervis Martinajt, hakmarrje mes grupeve kriminale! 60 plumba makinës së viktimave, 2 u dogjën brenda (VIDEO)
Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Brenda makinës së autorëve janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.
17 Korrik 2022, 14:30 -
Fluksi i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, në portin e Doverit edhe një oficer shqiptar
Në portin e Doverit do të vendoset një oficer shqiptar. Pas takimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në Britaninë e Madhe, u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.
15 Korrik 2022, 19:16 -
Lehtësi për turistët, postë kufitare e lëvizshme në det! Rama: S'ka më 'o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije'
Në brigjet shqiptare do të vendoset një Post Kufitare e Lëvizshme për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj që mbërrijnë në territorin tonë me mjete lundruese apo të shtetasve shqiptarë që duan të dalin në Mesdhe pa qenë nevoja të paraqiten në portet e vendit tonë.
6 Korrik 2022, 10:54 -
Nano vizitë zyrtare në Izrael, takon homologun e tij, në fokus të diskutimeve marrëdhëniet mes dy vendeve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet për një vizitë pune në Izrael. Gjatë qëndrimit atje, Drejtor Nano zhvilloi një takim miqësor dhe të frytshëm me homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit, z. Yaakov Shabtai.
29 Qershor 2022, 09:37