-
Në 2 Mars, edhe ata me 'hije' do të shkojnë tek Meta
Oborri i Presidencës, ka gjasa të presë ditën e 2 Marsit, edhe mëkatarët e përjetshëm të këtij vendi. Janë ata me “hije” që kanë 30 vjet që fshihen pas “gaxhoit”, pas neve e të Kodit Penal, pas neneve të Kushtetutës, dhe rreckës që mbajnë në xhep, mandatit të kryetarit të partisë.
27 Shkurt 2020, 07:40 -
Hajdari në Report Tv: Grushti i shtetit, teori konspiracioni...2 marsi? 'Thërret protestë ai që e ka shkelur kushtetutën'
E ftuar në studion e Report Tv, deputetja Rudina Hajdari tha se të gjitha palët, si presidenti Meta që thërret tubimin më 2 mars, si lideri demokrat Basha që e mbështet, apo edhe kryeministri Edi Rama që është përballë tyre, e kanë shkelur kushtetutën ndër vite për interesat e tyre dhe se shqiptarët sipas saj nuk i besojnë më. Grushtin e shtetit që presidenti Ilir Meta pretendon se mazhoranca po përpiqet të vë në zbatim, zonja Hajdari e quan teori konspiracioni me të cilën nuk do të merret.
26 Shkurt 2020, 18:47 -
Meta 'vjedh' protestat e opozitës dhe bën spotin për 2 marsin: E duam Shqipërinë si gjithë Europa
Presidenca ka publikuar spotin publicitar të tubimit të 2 marsit, përmes të cilit janë dhënë disa mesazhe.Në përfundim, posti mbyllet me momente së rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës me thirrjet: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"
26 Shkurt 2020, 18:30 -
Meta krahason veten me homologun rumun: Edhe ai doli në shesh kundër dhunimit të Kushtetutës...2 marsi manifestim i paparë në vend
Për të legjitimuar thirrjen e tij për një besëlidhje në shesh, presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje protestën e bërë 3 vite më parë në Rumani ku kreu i shtetit iu bashkua popullit në një protestë kundër qeverisë së asaj kohe.
26 Shkurt 2020, 15:42 -
Tubimi i Metës në 2 mars, Përmeti: Luftë mes dy personave për territor (VIDEO)
Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti thotë se Presidenti Ilir Meta është duke pritur me padurim vendosjen në krye të opozitës jashtë parlamentare dhe për këtë arsye po realizon tubimin para kryeministrisë në 2 Mars.
26 Shkurt 2020, 14:57 -
Tubimi më 2 Mars/ Basha i 'bindet' Metës, urdhër strukturave të partisë: Të mbështesim presidentin! Nisni organizimin
Kryedemokrati Lulzim Basha i është bindur 'urdhrit' të presidentit Ilir Meta për të mbledhur njerëz për tubimin e dy marsit. Ai i ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar. Basha thotë se demokratët duhet t'i përgjigjen çdo thirrjeje në mbrojtje të kushtetutës.
26 Shkurt 2020, 11:08 -
'Socialist i ndershëm', Meta falenderon themeluesin e LSI-së Limoz Dizdarin pasi e mbështeti për '2 marsin': Mirënjohje e zjarrtë (VIDEO)
Pas pozicionimit të kompozitori dhe një prej themeluesve të LSI Limoz Dizdari pro tubimit anti-qeveritar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ky i fundit ka shprehur sot mirënjohje 'të zjarrtë'.
26 Shkurt 2020, 09:46 -
6 ditë nga 'tubimi për besëlidhje', Meta risjell betimin mbi kushtetutë! Por si po e shkel atë me '2 Marsin' (VIDEO)
Kur mbeten 6 ditë nga 2 Marsi, ku presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur një tubim anti-qeveritar, mëngjesin e sotëm ai ka ndarë një video nga betimi mbi kushtetutë për marrjen e postit të kreut të shtetit. Meta e quan atë 'betimi i jetës time'.
26 Shkurt 2020, 08:16 -
EKSKLUZIVE/ Meta te '5 Pyetjet': Nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj parlamentin! Dhunë në 2 mars? Përgjegjësi e qeverisë (VIDEO)
Në një intervistë ekskluzive në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars. 'Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t'i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë', u shpreh Meta përballë gazetarit Ilir Babaramo. Sa i përket 'grushtit të shtetit' përpos zyrtarëve të lartë shqiptarë, Presidenti u shpreh se "Kam dyshime, që për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë".
24 Shkurt 2020, 14:13 -
Meta: Rama do të më shkarkojë me porosi të UDB-së serbe për të zgjedhur të riun që do të ndajë Kosovën
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një argument të ri arsyes se përse mazhoranca sipas tij kërkon ta shkarkojë. Ai thotë se është porosi e UDB-së serbe për ta shkarkuar dhe për të zgjedhur një president të ri që sipas tij do të firmosë për ndarjen e Kosovës "dhe çdo projekt tjetër anti-kombëtar".
24 Shkurt 2020, 11:16 -
Basha në krah të Metës: Mbështes tubimin më 2 mars, qytetarët të mbrojnë Kushtetutën (VIDEO)
Opozita më në fund ka folur se çfarë do të bëjë për protestën e 2 marsit duke u rreshtuar krah presidentit Meta, si qytetar në tubim. Basha tha se thirrja e presidentit është për të mbrojtur 'kushtetutë dhe drejtësinë që po kapet nga oligarkët dhe puçistët'.
23 Shkurt 2020, 16:55 -
'Do jem aty më 2 mars'! Meta 'merr zemër' pas deklaratave të aktorit: Bëjnë si tigra por janë minj
Presidenti Meta i është përgjigjur aktorit Neritan Liçaj, i cili ka komentuar ku thotë se do të jetë në protestën e thirrur më 2 mars. Ky mesazh ka 'ngrohur' presidentin Meta, i cili duket se ka marrë edhe më shumë zemër për të bërë të fortin dhe pamposhturin në emër të drejtësisë e kushtetutës.
23 Shkurt 2020, 16:17 -
Dy 'grushte', për të shpëtuar Ilir Metën nga shteti
Beteja e tij qesharake, butaforia e thirrjeve të nëpunësve të tij dhe militantëv etë LSI, që flasin për “vdekje të “grushtit të shtetit”, është një komedi që do të mbahet mend gjatë në historinë e këtij vendi, si çdo histori tragjike që tenton të përsëritet.
22 Shkurt 2020, 18:52 -
Meta paralajmëron 'pranverën shqiptare' me një mesazh të koduar: Në 2 mars ejani vetëm me flamurin kuqezi
Arsyeja është raporti i MONEYVAL, që Shqipëria e fut sërish në listën gri të pastrimit të parave. Kreu i shtetit thotë se Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
22 Shkurt 2020, 09:01