-
Pas udhëzimit të Bashës, Bardhi vë në zbatim 'urdhrin' e Metës: Të gjithë anëtarët e PD në shesh për të mbrojtur Kushtetutën
Partia Demokratike vijon 'fushatën' për të mbledhur në tubimin anti-qeveritar të presidentit Ilir Meta të thirrur ditën e nesërme, pak ditë pasi kryedemokrati Lulzim Basha udhëzoi strukturat të nisin mbledhjen e mbështetësve.
1 Mars 2020, 14:50 -
Shpëtojeni këtë familje, nga halli i madh që iu ka rënë sipër!
Në mënyrë që të zgjidhet halli i kësaj familjeje politike të korruptuar dhe dëmsjellëse nevojitet që Ilir Meta të shkarkohet si President, OFL-ja t’iu dorëzojë të dy bashkëshortëve formularët dhe, pastaj, të tjerat vijnë vetvetiu. Nuk mund të mbahet Shqipëria peng e hallit të një familjeje, të miqve dhe sivëllezërve të saj moralë e politikë. Tridhjetë vjet janë tepër për të livadhisur mbi shpinën e shqiptarëve.
1 Mars 2020, 13:17 -
'Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota'! Meta bëhet nostalgjik një ditë para tubimit: Kur u përballëm me kupolën e diktaturës (VIDEO)
Një ditë nga tubimi anti-qeveritar, presidenti Ilir Meta është bërë nostalgjik për lëvizjen e Dhjetorit 30 vite më parë ku shqiptarët u ngritën kundër regjimit komunist.
1 Mars 2020, 07:38 -
Tërbimi i një presidenti
Situata në të cilën gjendet aktualit kreu në detyrë i shtetit, lufta e pakuptimtë që ka nisur ai me institucionet, ministrat, deputetët, gazetarët, ndërkombëtarët, dhe “dashuria” për fëmijët, tregon nervozitet të theksuar të një njeriu që duhej të ishte mbi palët. Nervoziteti i një njeriu që duhej të ishte “babai” i partive, dhe të ndiqte në çdo “shkelje ligjore” rrugën e drejtësisë.
29 Shkurt 2020, 22:25 -
Paralajmërimi i Ramës për Metën: Njerëzit kanë padurim të madh, po s'u lidhën ata të 'Besëlidhjes' s'kemi besë tek drejtësia
Presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ditën e hënë pasdite ka thirrur një tubim kundër kryeministrit Edi Rama në bulevard për të çmontuar atë që ai e cilëson 'grusht shteti'.
29 Shkurt 2020, 16:48 -
Majko: Qëllimi i fushatës 2021 mandati i tretë! 2 marsi, projeksion politik i Metës! Grusht shteti? Do kishte reaguar NATO
Nga kongresi i PS, Pandeli Majko në një intervistë për Report TV: Qëllimi i fushatës 2021: "Shqipërisë po i vjen mandati i tretë për herë të parë pas 30 viteve. Barrë e madhe, jemi të matur: Mos themi hop, duke qenë matanë kanalit.Grushti i shtetit?! "Gruaja është ose nuk është shtatzënë, nuk ka pak shtatzënë, opozita ta ndajë mendjen nëse është për grusht shteti, apo për dialog për reformën zgjedhore".
29 Shkurt 2020, 12:24 -
Pankarta për 2 marsin e Metës në 'Air Albania Stadium'/ Presidenti: Falenderim special për vëmendjen e tyre
Sporti duket se e ka të pamundur që të shkëputet nga politika! Në ndeshjet e fundit të Superligës nuk kanë munguar thirrjet "Rama Ik", e ndërsa në derbin e djeshëm të kryeqytetit janë afishuar pankarta për 2 marsin e presidentit Ilir Meta.
29 Shkurt 2020, 09:03 -
2 Marsi, Noka: Opozita mbështet protestën e Presidentit, jo Ilir Metës! Ceka: Do dal të jem populli që mungon
Në emisionin 'Pa Protokoll' ku ishin të ftuar ish deputeti demokrat Flamur Noka, Neritan Ceka dhe gazetarët Arsen Rusta dhe Roland Qafoku ku diskutuan lidhur me tubimin e 2 marsit thirrur nga presidenti Meta, ku të gjithë shprehën se do të marrin pjesë duke dhënë arsye të ndryshme.
28 Shkurt 2020, 23:12 -
Për ata që janë në siklet, pse po dalin për Metën më 2 mars!
Lëreni këtë hipokrizinë për Kushtetutën. Nëse u vjen turp të mbështesni Ilir Metën, por u vjen frikë se u ka bërtitur Berisha, shkoni aty, po të paktën mos thoni që shkojmë për Kushtetutën. Shkoni për Ilir Metën se është shumë më njerëzore kur një njeri është në hall dhe ti i del në krah. Se kjo që dhe i del në krah dhe i thua “nuk vij për ty”, është mund i shkuar dëm. Nuk ua di për nder as Ilir Meta dhe natyrisht as Kushtetuta.
28 Shkurt 2020, 20:53 -
Zeneli në '45 minuta': Meta kërkon të marrë rolin e lidershipit të opozitës! Vetting edhe në media, influencë negative në 30 vite (VIDEO)
Deputeti i Opozitës parlamentare Alban Zeneli e ka cilësuar tubimin e thirrur nga presidenti Meta më 2 Mars si një përplasje fiktive që bëhet për kapjen e Gjykatës Kushtuese dhe se kreu i shtetit po përpiqet të bëhet një lidership i opozitës shqiptare duke shfrytëzuar boshllëkun e krijuar në politikë. Zeneli foli dhe për arrestimin e Henri Çilit se këto 30 vite kanë treguar se në vetting duhet të hyjë dhe media, pasi të gjithë duhet të jemi subjekt i drejtësisë jo vetëm prokurorë, policë apo gjyqtarë.
28 Shkurt 2020, 16:59 -
Blushi jep detajet e manifestimit të 2 marsit: Shmangni incidentet, regjistroni çdo gjë me celular
Blushi thekson se ky manifestim do të realizohet në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike. Ai gjithashtu ka publikuar edhe numrat përkatës të organizatorëve të asaj dite me të cilët çdo qytetar mund të kontaktojë.
28 Shkurt 2020, 13:20 -
Tubimi i 2 marsit, Veliaj ironizon Metën me përgjigjen EPIKE të vajzës: Të ka lali xhan, mos e vrit mendjen ç'a thotë bota (VIDEO)
Video në fakt është e vjetër, por Veliaj e ka risjellë në Instagram, dhe bën fjalë për një vajzë që pyetet se kush është presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta, kush është? Ajo përgjigjet: Erion Veliaj.
27 Shkurt 2020, 15:15