-
Videolajm/ Në prag të pavarësisë, të rinjtë e FRESSh vendosin 700 flamuj kombëtar në qendër të Sarandës në kujtim të viktimave COVID
Disa të rinj të FRESSh në Sarandë në prag të festës së pavarësisë, kanë vendosur 700 flamuj kombëtar në qendër të qytetit bregdetar në kujtim të viktimave nga koronavirusi.
27 Nëntor 2020, 23:02 -
I infektuar me COVID, ndahet nga jeta peshëngritësi dhe ish-trajneri Haki Agalliu! Meta: Emrat e shumë kampionëve lidhen me punën e tij
Ndahet nga jeta Haki Agalliu, peshëngritës dhe ish trajner i ekipit të Partizanit dhe ekipit kombëtar që nga vitet 1960. Agalliu ishte i infektuar me COVID-19 dhe vuante nga shumë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa burime për Report Tv thonë se kohët e fundit ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
27 Nëntor 2020, 22:01 -
Rritja e rasteve me COVID, Fico në Report Tv: Nuk do ngurojmë të marrim masa të tjera! Është rritur interesimi për vaksinën ndaj gripit (VIDEO)
Drejtoresha e IShP-së, Albana Fico, në një intervistë për Report Tv deklaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të marrë masa të tjera shtesë në rast se vihet re një rritje në numrin e të infektuarve me koronavirus. Ndër të tjera ajo tha se është vënë re një interesim i qytetarëve për vaksinën e gripit sezonal.
27 Nëntor 2020, 17:12 -
Sot 645 raste pozitive, 18 viktima me COVID-19! Infektohet presidenti i Federatës së Boksit! Humbin jetën 'Frida Kalo' shqiptare e ish-kryebashkiaku i Pukës
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me COVID-19. Gjatë ditës së sotme humbi jetën nga COVID piktorja e njohur Lumturi Blloshmi e cila quhej edhe si 'Frida Kahlo' shqiptare. Gjithashtu edhe ish kryebashkiaku i Pukës, Beqir Arifaj ka humbur betejën me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, ndërsa në 3 spitalet COVID po trajtohen 463 pacientë.
27 Nëntor 2020, 16:11 -
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
10 humbje jete dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit me covid-19 në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier. Në 3 spitalet COVID janë shtruar 469 pacientë duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre.
26 Nëntor 2020, 16:15 -
Dedikim prekës i drejtorit të Senatoriumit për mjekët që po sakrifikohen: Kush na qëndron pranë deri në vdekje, kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje…?
E kur të thonë “si në kohe kovidi” personeli shëndetësor do të ndjehet më tepër se kushdo krenar që u përball me covid19, virusin e tmerrshëm, një nga epidemitë që njerëzimin e kanë tronditur një herë në 100 vjet. Përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijra jetë, për të rikthyer me qindra mijra buzëqeshje, për të lehtësuar qindra mijëra shpirtra të lënduar, çoroditës ata vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak deri dhe jetën.
25 Nëntor 2020, 20:28 -
COVID në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë në Report Tv: Presim të ndërtojmë një spital të veçantë me 500 shtretër! Nuk kemi mungesë mjekësh
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë duket se nuk ka shkaktuar probleme në sistemin shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Armend Zemaj tha në një intervistë në Report Tv se aktualisht janë angazhuar dhe spitalet rajonalë të cilët presin pacientët e infektuar.
25 Nëntor 2020, 19:11 -
Mjeku Xhaxho në Report Tv: Situata e rëndë, në rritje numri i personave që kanë nevojë për intubim! Të sëmurët me zemër të izolohen patjetër
Mjeku Roland Xhaxho tha se situata me COVID-19 është e rëndë dhe se pacientët që shfaqen në gjendje të rënduar apo që kanë nevojë për intubim dhe frymëmarrje të drejtuar janë në një shifër të lartë. në lidhje me persona me sëmundje kardiovaskulare duhet të izolohet patjetër pasi rrezikjnë shumë, të pkatën deri sa të dalë një vaksinë për COVID-19.
25 Nëntor 2020, 17:28 -
Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës
Shënohet një ulje e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit u regjistruan 8 viktima dhe 644 raste të reja. Kanë ndërruar jetë një mjek pranë QSUT-së, Bledi Nini si dhe pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kozeta Noti.
25 Nëntor 2020, 16:08 -
COVID/ Një tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta Kozeta Noti, pedagoge, përkthyese dhe përfaqësuese e shoqërisë civile
Një tjetër humbje e madhe nga COVID në Shqipëri. Mësohet se është ndarë nga jeta pasi ishte infektuar nga koronavirusi Kozeta Noti, pedagoge e italishtes, përkthyese, njëherazi përfaqësuse e shoqërise civile.
25 Nëntor 2020, 14:25 -
COVID-i i merr jetën çiftit të bashkëshortëve në Korçë...ishin prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit
Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën koronavirusi. Mësohet se çifti i bashkëshortëve janë prindërit e spitalit të qytetit të Korçës, Litjan Broka.
25 Nëntor 2020, 12:41 -
Kryemadhi e paqartë për akuzat e Bashës për viktimat me COVID ! Kundër publikimit të fotove të morgut: S'kanë rrjedhur nga ne
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar një akt të turpshëm dhe mungesë respekti ndaj viktimave publikimi i fotove nga brenda morgut të Tiranës. Megjithatë ajo është shfaqur e paqartë në lidhje me akuzat dhe denoncimet e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me shifrat e viktimave të COVID. Ndërsa Basha thotë se ato po fshihen nga qeveria se janë më të larta në realitet, Kryemadhi shprehet se në fakt numri i viktimave me COVID po shtohen më shumë nga sa janë.
24 Nëntor 2020, 23:12 -
Video e tifozëve grumbull në lokal, zv.ministri i Shëndetësisë në 'Repolitix': Rasti po hetohet! Ish-kreu i ISHP: Papërgjegjshmëri nga qytetarët
Denoncimi i zv.kryeministrit Erion Braçe me një video ku shfaqen tifozë të grumbulluar duke parë ndeshjen në një lokal dhe thirrja e tij për ndërgjegjësim të qytetarëve se jeta vlen, është diskutuar edhe në emisionin "Repolitix", ku zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe policia ka bërë hetimet e duhura për të ndëshkuar qytetarët sipas ligjit. Edhe për ish kreun e ISHP-së, Besnik Jakaj, ky rast ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe se organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin.
24 Nëntor 2020, 22:34