-
Bllofi i Bashës për vdekjen 82-vjeçares me covid nga Shijaku, rasti u raportua nga Shëndetësia! Denoncimi nga eksponenti i PD-së, bëri politikë me vdekjen e mamasë
Qytetari nga Shijaku i identifikuar si Dardan Domi shprehet se i vdiq mamaja 82-vjeçare nga Covid, por Ministria e Shëndetësisë nuk e ka raportuar. Në fakt kjo është e pavërtetë pasi Ministria e Shëndetësisë e ka bërë publike në raportet ditore vdekjen 82-vjeçares L.D, më datë 5 gusht në njoftimin e saj zyrtar. Domi ka qenë kryetar i PD-së në Shijak dhe një nga ish-drejtorët tek legalizimet, në kohën e Shaban Memisë.
24 Nëntor 2020, 20:18 -
Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj
Kompleksi i Bashës për tu shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës duke publikuar foto e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapë frigoriferikë.
24 Nëntor 2020, 19:45 -
Vdekjet Covid nuk janë kaseta e Bellanicës
Me vdekjet e Covid 19 ka një lojë politike të pisët, në zhvillim e sipër, që, si rëndom lojrat e pista, po konsumohet zakonisht mbi shpatullat e qytetarit të thjeshtë shqiptar. Prej pesë ditësh, familjet e disa qindra viktimave të pandemisë në të gjithë vendin, por edhe mijëra të tjerë që thjesht konsumojnë politikë nga poltroni i shtëpisë, jetojnë nën ankthin psikologjik të një akuze të dalë nga zyrat e opozitës, për fshehjen e supozuar të numrit të saktë të të vdekurve nga Covid 19.
24 Nëntor 2020, 19:10 -
Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në një takim një grup mjekësh specialistë për të folur rreth situatës së krijuar nga pandemia. Për mjekun Lutfi Lisha, i cili duke iu drejtuar Bashës me “kryetar” e mori fjalën i pari, tamponët mbeten e vetmja metodë diagnostikimi.
24 Nëntor 2020, 18:54 -
Lulzim Basha, 48 orë për të fshirë gabimet e rënda me vdekje dhe morg
Edhe kur përpiqet të justifikohet duke deklaruar se akuzat i ka për qeverinë dhe jo për mjekët, Lulzimi i fotografive nga Morgu, harron se edhe kjo është një akuzë indirekte për mjekët. Sepse sipas tij, i bie që ata shkelin integritetin e tyre, dhe zbatojnë urdhërat që u ardhkan nga lart. Dhe ky mund të jetë autogoli i tretë, i një njeriu që nuk mëson kurrë nga gabimet.
24 Nëntor 2020, 18:44 -
Koronavirusi në Shqipëri/ Rekord shifrash, 744 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë! Ndërron jetë mjeku në Dibër! Spitali i Elbasanit gati për t'u kthyer në strukturë COVID!
Ditën e sotme (24 nëntor) u shënua një tjetër rekord i viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit u shënuan 19 qytetarë që nuk arritën të fitojnë betejën me virusin. Gjithashtu gjatë kësaj kohe u regjistruan 744 raste të reja.
24 Nëntor 2020, 16:32 -
Spahia akuzon: Në dy spitalet COVID, vetëm 6 anestezistë-reanimator! Vendimet për masat i merr Rama, fshihet kot pas komitetit të ekspertëve
Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në të dy spitalet COVID1 dhe COVID2 janë gjithsej 6 mjekë anestezitë-reanimator, një numër shumë i ulët për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve të shkruar, në një kohë siç thekson Bardhi pacientët që shtrohen kanë nevojë për oksigjen dhe se duhet një mjek anestezist që të bëjë këtë proces.
23 Nëntor 2020, 22:31 -
Rekord viktimash me COVID, zv.kryeministri apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare, sot dita më e rëndë në 9 muaj pandemi! Të shmangim një mbyllje të re
Ditën e sotme vendi ka regjistruar një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët.
23 Nëntor 2020, 19:16 -
Mes familjarëve e miqve, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Kopliku (VIDEO)
Përcillet për në banesën e fundit ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku. Familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit përmes një ceremonie që u zhvillua në sheshin “Liria” përpara Bashkisë së Durrësit.
23 Nëntor 2020, 17:08 -
COVID-19/ Rekord viktimash sot, 17 humbje jete, 795 raste të reja! Infektohet kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani, mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat
Një shifër e lartë është regjistruar gjatë ditës së sotme në vendin tonë me rastet e reja të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19, ku 795 persona kanë rezultuar pozitiv , ndërsa 17 persona kanë humbur jetën. Gjatë ditës së sotme për shkak të infektimeve me COVID janë mbyllur dy çerdhe , një në Berat dhe një në Vlorë si dhe disa banka të nivelit të dytë në Gjirokastër.
23 Nëntor 2020, 16:42 -
Covid, edhe shifrat e manipuluara nga Lulzim Basha konfirmojnë se Shqipëria ka vdekshmërinë mes më të ulëtave në Europë
Opinion publik mbeti indinjuar, ndërsa shëndetësia në Shqipëri po çertifikohet edhe nga opozita si një strukturë që po funksionon më mirë se në vende shumë më të zhvilluara.
21 Nëntor 2020, 15:10 -
'Kujt t'i besojmë, shifrave të qeverisë apo atij që nuk di aritmetikë'! Reagimet e qytetarëve për akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave COVID
Shumë qytetarë shqiptarë kanë reaguar mbi akuzat e Lulzim Bashës për fshehjen e viktimave me COVID. Për Report Tv shumë prej tyre e kanë konsideruar të turpshme.
21 Nëntor 2020, 12:54 -
Rama: Basha-Meta lojë politike me të vdekurit e COVID! Viktimat s'janë vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për burime mediatike
Kryeministri Edi Rama hedh poshtë akuzat e kryetari i opozitës Bashës për fshehje të viktimave me COVID, duke i konsideruar si çnjerëzore dhe pjesë e luftës për pushtet që tejkalon çdo kufi. Kreu i qeverisë deklaron se Meta dhe opozita po bëjnë aleancë me COVID për rrëzimin e qeverisë.Për Ramën, akuzat e Bashës janë makabre si dhe tejkalojnë çdo kufi të demokracisë.
21 Nëntor 2020, 07:58