-
Rriten shifrat në 24 orët e fundit/ 879 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID në vendin tonë! 455 pacientë në spitale
2734 testime, 384 të shëruar, 879 raste të reja dhe 12 humbje nga COVID! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë.
12 Dhjetor 2020, 16:46 -
Sërish shifra të larta/ 802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vend! Humb betejën ish-rektori i ‘Aleksandër Xhuvanit’, pozitiv anestezisti Kerci! Në spitale 451 pacientë
802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vendin tonë! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë. Fatkeqësisht e kanë humbur jetën 12 qytetarë pozitiv në spitalet COVID dhe konkretisht bëhet fjalë për 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
11 Dhjetor 2020, 16:37 -
U nda nga jeta prej COVID, Rama fjalë prekëse për mjekun Drini Dobi: Humbja e tij krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi, i cili prej ditësh ndodhej i shtruar në një spital në ItalI.
10 Dhjetor 2020, 08:04 -
COVID/ 752 raste të reja dhe 15 humbje jete nga në 24 orët e fundit! Lajm i mirë se 545 qytetarë janë shëruar! Infektohet ish-zv kryeministrja Mesi
Në raportimin e 24 orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë janë humbur betejën me koronavirusin. Ministria informon se janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.
9 Dhjetor 2020, 17:00 -
Letër sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmit që lumturohen janë sehirxhinjtë e vuajtjeve
Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetësore solide nuk i përballuan. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti i dashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si dështim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemisë se sistemi nuk dorëzohet...
8 Dhjetor 2020, 14:18 -
COVID në Kosovë/ Mjeku për Report Tv: Numri i lartë i viktimave pasi neglizhohet trajtimi i simptomave të para! Nuk e përballojmë izolimin e dytë
Kosova nuk po kalon një situatë të mirë si pasojë e koronavirusit ku çdo ditë regjistrohen qindra raste dhe shumë viktima. Mjeku kirurg, Arbër Morina në një intervistë për Report Tv thotë se një prej arsyeve që kanë rritur numrin e viktimave është vonesa në trajtimin e tyre.
7 Dhjetor 2020, 21:21 -
COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 695 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orë! Humb jetën pedagogia në Vlorë e inxhinieri në Berat
Koronavirusi ka shënuar një tjetër bilanc negativ këtë të hënë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit u raportuan 17 viktima dhe 695 raste të reja nga 1,963 testime të kryera. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, 563 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 22,180.
7 Dhjetor 2020, 16:11 -
Fshehje e viktimave COVID në Shkodër? Ilir Beqaj për Report Tv: Budallallëqe! Më 25 prill PS ruan rezultatin e 2017-s në të gjithë qarkun
Drejtuesi i PS në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj në një intervistë për Report Tv pranon se Shkodra ka krijuar kosto nga mungesa e drejtimit politik, por që është përmirësuar 3 muajt e fundit. Ai shpreh bindjen se PS do të ruajë në zgjedhjet e 25 prillit të njëjtin rezultat që mori në zgjedhjet e 2017-ës, ku e majta mori gjithsej 5 mandate deputetësh.
7 Dhjetor 2020, 15:07 -
9 muaj pandemi, 1 mijë e 106 të vdekur nga COVID në Kosovë
Bilanci i Kosovës për 9 muaj pandemi tregon se nga COVID kanë ndërruar jetë 1 mijë e 106 persona të infektuar. Nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, e deri më tani me SARS CoV2 pozitiv u infektuan 42 mijë e 805 persona.
7 Dhjetor 2020, 08:19 -
Koronavirusi në Itali/ 564 viktima dhe 18,887 raste të reja në 24 orët e fundit
Këtë të dielë (6 dhjetor) në Itali janë regjistruar 18,887 raste të reja me koronavirus nga 163,550 testime të kryera në total. Ndërkohë numri i viktimave mbetet sërish i lartë ku në 24 orët e fundit u regjistruan 564 të vdekur si pasojë e COVID.
6 Dhjetor 2020, 17:36 -
COVID-19 në Shqipëri/ Shënohen 840 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë! Humb jetën ish-kampioni i notit i njohur si 'peshkaqeni'! Infektohen 4 mjekë në Berat
Sot Shqipëria shënoi 840 raste të reja me koronavirus nga 2374 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 16 qytetarë, ndër to dhe ish-kampioni i notit, Ilir Gjebrea i njohur me nofkën "peshkaqeni".
6 Dhjetor 2020, 16:14 -
PD vijon akuzat për fshehjen e viktimave nga COVID: Qeveria po bën politikë! Raportoi 62 të vdekur në qark, por vetëm Bashkia Shkodër ka 80 vdekje (VIDEO)
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID. Sot me anë të një deklarate të bërë nga ish-deputeti Bardh Spahia, PD vijon me akuzat duke marrë si shembull konkret Shkodrës në të cilën sipas tij po fshihen shifrat.
6 Dhjetor 2020, 11:44 -
COVID-i i merr jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër, Sokol Marku! Po kurohej prej javësh në Turqi
COVID-i i ka marrë jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Shkodër, Sokol Marku. Ai u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare dhe ishte dërguar për kurim në Turqi.
5 Dhjetor 2020, 11:57 -
COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë
COVID-19 i ka marrë jetën presidentit të televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu. Pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes ai ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk mundit të fitonte dot betejën me këtë virus. Ndërkohë që politika ka shprehur mesazhe ngushëllimi.
5 Dhjetor 2020, 09:23