-
801 raste pozitive, 18 viktima nga COVID! Humbin jetën ish deputetët Marko Bello dhe Engjëll Dakli si dhe piktori Besim Tula
Ne 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 801 raste të reja dhe 18 humbje jete nga koronavirusi. Sot humbën jetën edhe dy ish deputetët Marko Bello dhe Engjëll Dakli si dhe piktori Besim Tula. Gjithashtu është mbyllur përkohësisht edhe Gjykata e Përmetit pas infektimit të 3 punonjësve.
4 Dhjetor 2020, 16:12 -
I infektuar me COVID, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Engjëll Dakli! Prej ditësh ishte shtruar në një spital në Turqi! Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri
Ëngjëll Dakli nuk ka mundur të fitojnë betejën me koronavirus duke ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje. Dakli po trajtohej në Turqi prej disa ditësh.
4 Dhjetor 2020, 11:59 -
Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh
Ish deputetët Marko Bello nuk ka mundur të fitojnë betejën me koronavirus duke ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje. Bello po trajtohej në Turqi prej disa ditësh, ndërsa politika ka shprehur mesazhe ngushëllimi për humbjen e tyre.
4 Dhjetor 2020, 08:08 -
Të tallesh me vdekjen sepse s’kupton jetën
Vdekja përbën një subjekt të vështirë për t’u përballur. Kryesisht për njerëzit, që nuk e kanë ndjerë ende trokun e saj të rëndë. Letërsia e ka realizuar përballjen me të me sfida të jashtëzakonshme dhe me përjetime, që kanë sjellë nuancimet e të gjithë ndjenjave dhe perceptimeve të gjithfarëllojshme të njerëzimit në kohë.
3 Dhjetor 2020, 19:56 -
13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit
782 raste të reja dhe 13 humbje jete. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësië sa i përket shifrave të COVID në 24 orët e fundit.
3 Dhjetor 2020, 16:19 -
Drejtori i Policisë së Tiranës për Report Tv: Nga COVID 3 policë humbën betejën, 70 të karantinuar, si i kemi zëvendësuar! Jemi treguar tolerantë me gjobat
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një intervistë për Report Tv ka dhënë shifra sa i përket situatës së COVID. Fatkeqësisht kanë humbur këtë betejë me virusin 3 policë në Komisariatet në Tiranë, teksa 70 të tjerë janë të karantinuar në banesë.
3 Dhjetor 2020, 13:38 -
Si përfitohet paketa e rimbursueshme per ilaçet COVID/ Qytetarët të pa informuar: S'e kemi idenë! Mjekja e familjes: Përfitojnë vetëm të konfirmuarit pozitiv
2 javë pas hyrjes në fuqi të paketës së rimbursueshme të ilaceve COVID, ka ende qytetarë që nuk e kanë të qartë se cfarë rruge duhet të ndjekin për të përfituar nga rimbursimi i ilaceve që përdorin për covidin. Rrugën që duhet të ndjekin pacientët e shpjegon për Report Tv, mjekja e familjës Eriona Hereni
2 Dhjetor 2020, 21:02 -
Të gjitha shifrat/ Muaj i vështirë në luftë me COVID në Shqipëri, infektimet dhe vdekjet më të larta! Ditët më të zeza 20 dhe 24 nëntori! Lajmi i mirë, rekord të shëruarish
Më shumë se 17 mijë raste pozitive dhe 301 viktima nga COVID-19 u shënuan vetëm gjatë muajit nëntor në vendin tonë. Gjatë këtij muaji vendi ynë njohu shifrat më të larta të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, ç'ka solli dhe hapjen e spitalit të katërt COVID në kryeqytet.
2 Dhjetor 2020, 15:26 -
Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
1 Dhjetor 2020, 16:51 -
Hapet COVID 4, shtrohen pacientët e parë! Manastirliu brenda spitalit: Gati 100 shtretër! Po përgatitemi për skenarët e tjerë! Brataj: Na lini të punojmë pa presione
Sot është hapur spitali COVID 4 dhe në të janë shtruar pacientët e parë. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo që e ka bërë me dije lajmin, ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo që e ka bërë me dije lajmin, ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit. Ministrja tha se kjo është struktura e rradhës me 100 shtretër që vihet në shërbim të qytetarëve të prekur e cila ka qenë pjesë e strategjisë për përballimin e pandemisë.
30 Nëntor 2020, 20:38 -
557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale
12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 810 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja. Viktimat janë, 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja.
30 Nëntor 2020, 16:34 -
Shifrat e 24 orëve të fundit/ Ulet numri i rasteve të reja, 545 të prekur dhe 16 humbje jete nga COVID! Ndërron jetë mjeku i shtruar te Infektivi, pozitiv Etrit Berisha
Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë në spitalet COVID, nga këto 6 janë nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Berati, 1 nga Shkodra, 1 nga Lezha, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Kuçova, 1 nga Përmeti, të cilët janë të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç. Fatkeqësisht ka humbur betejën me COVID edhe mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa 68-vjeç.
28 Nëntor 2020, 16:45