-
SPAK akuzon zyrtarisht Fatmir Mediun për 'Gërdecin': Shpërdoroi detyrën! Ish-ministri: Jam i pafajshëm, s’ka asnjë provë shtesë, e motivuar politikisht
Fatmir Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur.
10 Janar 2023, 13:10 -
Tragjedia e 9 Janarit, 19 vjet nga mbytja e të afërmve familjarët kërkojnë drejtësi: SPAK nuk nis hetimet, na tha se kanë kaluar afatet ligjore
19 vite pas tragjedisë së “9 janarit” familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për 28 jetët e humbura në det, nga trafiku e klandestinëve. Ata thanë se SPAK nuk po e heton çështjen, sepse pengohet qëllimisht nga politikanët
9 Janar 2023, 16:50 -
Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme në vend, GJKKO dënon Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën me 6 vite burg në total
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si "Reqi i Korçës" dhe me 2.4 vite Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.
9 Janar 2023, 15:16 -
Lëvizje në SPAK, Adnand Xholi drejtues i seksionit të krimit të organizuar, zëvendëson Dumanin! Arben Kraja në bashkëpunimin me të huajt
Adnand Xholi do të jetë drejtues i ri i seksionit të krimit të organizuar në Prokurorinë e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Xholi zëvendëson kështu në këtë pozicion ish drejtuesin Alti Dumani i cili tashmë është zgjedhur drejtues i SPAK.
9 Janar 2023, 10:23 -
A do zgjidhen dosjet që ‘flenë’ në SPAK? Juristi: Lehtësisht të hetueshme! Bregu: Inceneratorët pengohen nga lidhja me bankat! Analisti: S'godet dot as krimin 'pikant'
A do arrihet ‘misioni’ i SPAK me Dumanin në krye? Kjo ka qenë pyetja e shtruar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv
6 Janar 2023, 17:51 -
Vrasja e Edmond Papës, prokuroria kërkon ‘burg në mungesë’ për Andrew Bode! Pas vendimit gjykatës shpallet në kërkim ndërkombëtar
Togat e zeza pritet të vlerësojnë kërkesën e organit të akuzës dhe të vendosin nëse do të përcaktojnë të njëjtën masë apo jo. Bode rezulton se ligjërisht nuk ka dalë nga territori shqiptar nga të dhënat e TIMS, ndërsa ka dyshime të forta të jetë larguar nga Shqipëria ilegalisht.
6 Janar 2023, 13:45 -
Sfidat e SPAK në 2023, Beqiri: Të shkojë te Berisha dhe Meta, kanë kryer korrupsion të lartë! Të mos ketë aludime për mbështetjen amerikane
Avokati Idajet Beqiri thotë se këtë vit SPAK duhet të synojë dosjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët sipas tij kanë kryer korrupsion të lartë. Avokati shprehet se ka ende shumë punë për të bërë duke theksuar se mbështetja amerikane nuk duhet të mungojë.
6 Janar 2023, 09:07 -
Kim zbardh takimin me kreun e ri të SPAK: Të çohet para lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë! Askush nuk është mbi ligjin
Ambasada amerikane ka zbardhur takimin e diplomates amerikane Yuri Kim me kreun e ri të SPAK mesditën e sotme. Në fjalën e saj Kim ka theksuar sërish mbështetjen që SHBA do të vazhdojë që të japë pë
5 Janar 2023, 16:24 -
Kim 1 orë takim me Dumanin dhe prokurorët e tjerë në SPAK: E urova për postin e ri! Të intensifikohet lufta kundër korrupsionit
Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim për më shumë se 60 minuta me ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku është takuar me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë.
5 Janar 2023, 10:40 -
Mbajtën peng 2 shqiptarët të lidhur me zinxhir për 10 ditë, hetuesit britanikë vijnë në Tiranë për ‘kokën’ e rrjetit
Një shqiptar dhe një lituanez u dënuan në Britaninë e Madhe me 39 vite burg në total për mbajtjen peng të dy shqiptarëve, që u bënë dëshmitarë dhe panë me sytë e tyre magazinat me kanabis të një grupi trafikantësh. Hetuesit në Shqipëri, dyshojnë se të dënuarit në Angli, kanë bashkëpunëtorë në vendin tonë dhe po hetojnë bashkë me autoritetet britanike.
4 Janar 2023, 12:50 -
Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit që abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! Kështu, anëtarët e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho qëndron në fuqi dënimi me 10 muaj burg, të tre me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
4 Janar 2023, 10:47 -
Inceneratori i Elbasanit, shtyhet për në janar seanca paraprake! Njëra prej të akuzuarve kërkon pushimin e çështjes për shkak se është gjykuar një herë
Nëse çështja e Inceneratorit do të kalojë apo jo për gjykim në GJKKO do të vendoset në janar, pasi seanca e parashikuar për sot është shtyrë. Avokati i njërës prej të akuzuarve, Jonida Zeqo, Sajmir Visha ka kërkuar pushimin e çështjes pasi sipas tij është hetuar një herë dhe është pushuar nga Gjykata e Elbasanit. Në seancën e sotme kanë munguar Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
30 Dhjetor 2022, 11:52 -
870 kg kanabis në serat e Dronovicës, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë, ia kalon dosjen SPAK: Aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale
Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencë për dosjen e serave ku përpunohej kanabisi në Frakull dhe ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Posaçme. Prokuroret kanë dalë në konkluzionin se ka dyshime se aktiviteti zhvillohej nga 2 grupe kriminale.
29 Dhjetor 2022, 13:39 -
‘Mikeshë e Çapjave’, SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë. Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri.
29 Dhjetor 2022, 11:02 -
Përkrahte ISIS me profile false në rrjetet sociale, SPAK dërgon për gjykim 56-vjeçarin: Nxiste urrejtje dhe mbështeste luftën terroriste
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 56-vjeçarin Ibrahim El Salih (Lekica), i cili postonte shkrime e foto në përkrahje të ISIS me profile false në rrjetet sociale
28 Dhjetor 2022, 09:58 -
Sfidat e SPAK për 2023, 7 dosjet e korrupsionit të Metës, Berishës e Mediut! Çështja e ‘nxehtë’ që po heton Altin Dumani, i implikuar kreu i PL
Prokurorët e SPAK pritet të vendosin gjatë vitit 2023 për fatin e dosjeve ku të implikuar janë ish kryeministra dhe ish ministra. Për lobimin nga LSI dhe shërbimet estetike pritet përgjigja e letërporosive.
26 Dhjetor 2022, 14:44 -
Ambasadorja e BE: Reforma në drejtësi ka dhënë rezultate, por SPAK të godasë korrupsionin e nivelit të lartë
Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, ka folur për progresin dhe sfidat e Shqipërisë sa i takon progresit të reformave për integrimin në BE. Në një intervistë për Deutsche Welle, Hohmann është ndalur tek reforma në drejtësi ku ka theksuar se ka dhënë rezultate.
24 Dhjetor 2022, 15:36 -
Zaloshnja: Misioni i pamundur i SPAK-ut në betejën e opinionit publik
Pak para se Arben Kraja të fillonte punën si Kryetar i SPAK-ut, më rastisi të dizenjonja dhe drejtoja një sondazh opinioni kombëtar në terren, në kuadër të Barometrit të Sigurisë së Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
24 Dhjetor 2022, 15:13 -
Ylli Pata: Mesazhi politik i rastit Dvorani
Pasi mazhoranca nuk bëri betejë në Parlament për të mbrojtur dhëmbë për dhëmbë kandidaturën e Adrian Dvoranit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njerëz të mekanizmit mediatik të Berishës e shikuan këtë si një sinjal antiamerikan të Edi Ramës. Siç e panë edhe zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.
23 Dhjetor 2022, 18:34 -
Drejtësia juridike dhe ajo politike
Në rastin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi zhgënjimi nuk është nga dëshira që SPAK të dështojë, por nga konfuzioni mes drejtësisë juridike dhe asaj politike. Është një konfuzion i natyrshëm, por që ushqehet dhe nxitet nga aktorët politik për të prodhuar zhgënjim tek shoqëria me SPAK-un dhe për pasojë dështimin e këtij institucioni
23 Dhjetor 2022, 11:08 -
Vangjeli: Nëse do kishim një opozitë normale, Rama do ishte ish-kryeministër! Ambasada e SHBA i bëri presion SPAK-ut të niste hetimet
Që Edi Rama vijon të jetë kryeministër prej 3 mandatesh, analisti Lorenc Vangjeli, bën fajtor opozitën. Në ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli ia ka bërë të qartë Flamur Nokës, se fajtor për këtë qeveri janë po vetë ata, duke thënës e nëse do ishte një opozitë normale, atëherë Rama do i përkiste së shkuarës.
22 Dhjetor 2022, 19:01 -
Debat në 'Kontrast'/ Noka: Rama telefonon kriminelë, gjyqtarë e prokurorë e i kërcënon! Vangjeli: Akuzë e fortë, nxirr provat
Deputeti demokrat, i rreshtuar krah Sali Berishës, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Noka tha se Rama telefonon kriminelë, gjyqtar dhe prokuror dhe i kërcënon, e për këtë thotë se ka prova, prandaj e sfidon kreun e qeverisë që ta çojë në Prokurori.
22 Dhjetor 2022, 18:46 -
Vendimi/ Veliaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, rrëzohen pretendimet për shpifje të Adriana Kalajës
Pas shkallës së parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka fituar sot betejën gjyqësore edhe në Apel me juristen Adriana Kalaja, drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëkohësisht dhe kryetare e "gjykatës së PDSH" edhe në Apel.
22 Dhjetor 2022, 15:32 -
Afera me privatizimin e kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje Afrim Tolen, ish-shefin e Klubit! Dje dëshmoi ish-drejtori Isa Tare
Ish-shefi i Klubit Partizani Afrim Tole është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me hetimin që po kryhet për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Marrja në pyetje e Tolës, vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme mori në pyetje ish-drejtorin e Kompleksit Isa Taren.
22 Dhjetor 2022, 12:54 -
SPAK dërgon për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Kërkohet konfiskimi i 7 pasurive
SPAK ka mbyllur hetimet për ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj dhe ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO. SPAK kërkon edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Lezhë dhe 1 tokë në Vlorë.
22 Dhjetor 2022, 11:17 -
VIDEO/ Afera me privatizimin e kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje Isa Taren, ish-drejtori i Klubit
Ish-drejtori i Klubit Partizani Isa Tare është marër në pyetje nga SPAK lidhur me hetimin që po kryhet për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Tare ka deklaruar se Berisha ndërhyri për privatizimin e kompleksit dhe se hetimi duhet të zbardhë deri në fund çfarë ndodhi.
21 Dhjetor 2022, 11:41