-
Kronikë
Ulsi Manja ministër Drejtësie, vajza e uron me një foto të shumë viteve më parë: Krenare që jam vajza jote
Ulsi Manjës iu besua drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në kabinetin e ri të Qeverisë 'Rama3'. E sigurisht nuk kanë munguar urimet për Manjën pas kësaj arritje politike. Mes tyre spikati urimi i së bijës, Sonora Manja, e cila postoi në profilin e saj në Instagram foto të shumë viteve më parë, bashkë me të atin.
3 Shtator 2021, 17:24 -
Politikë
Qeveria 'Rama 3'/ Etjen Xhafaj: Ka pakënaqësi, por është normale! Politika është garë ekipi ku të gjithë duan të rreshtohen në fushë
Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë kabinetin e ri qeveritar, ku pati të konfirmuar, por edhe emra të rinj, ndërsa për Etjen Xhafajn, pati pakënaqësi mes socialistëve në ndarjen e detyrave, por shton se kjo është një gjë normale. Në studion e "Report Tv", ai u shpreh se pas asamblesë së djeshme, fryma është pozitive, ndërsa theksoi se partia është një garë mes individësh, ku të gjithë duan të rreshtohen në fushë.
3 Shtator 2021, 15:56 -
Politikë
12 gra dhe 5 burra në qeverinë e re, aktivistja Gjikondi: Ky është emancipim! Rama ndëshkoi figurat që s’punuan për partinë, por për veten
12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë “Rama 3”, siç bëri me dije dje kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të emrave në Asamblenë e PS. Për aktivisten Brizida Gjikondi ky është një tregues emancipimi dhe ditë e shënuar për gratë në historinë e tyre.
3 Shtator 2021, 13:53 -
Politikë
Qeveri të përbashkët me Bashën? Rama nuk përjashton asgjë: Jam i gatshëm për çdo projekt, por kam 1 kusht
Pasi ka bërë publik emrat e qeverisë së re kryeministri Edi Rama i pyetur për qeveri të përbashkët me kreun e PD Lulzim Basha, u shpreh se është i gatshëm për çdo projekt, por nënvizoi se ka një kusht
3 Shtator 2021, 07:47 -
Politikë
Rama: Qeveria e re do betohet te Meta nëse s'do jetë shkarkuar nga 'Kushtetuesja'! I gatshëm që të ulem që tani në tryezë me Bashën për Reformën Territoriale
Qeveria e re 'Rama 3', do të betohet te Ilir Meta, nëse ky i fundit nuk do të jetë i shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, një procedurë që pavarësisht "luftës" Presidencë-Qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk mund ta anashkalojë. Megjithatë, kjo nuk është një "sheshim i gjakrave", pasi Rama shtoi se gjatë verës nuk ka pasur asnjë përpjekje për "t'u pajtuar" me Metën sepse rrugët e tij me PS janë të pakthyeshme.
2 Shtator 2021, 21:44 -
Opinion
Ylli Pata: Çfarë përfaqëson qeveria e tretë e Edi Ramës dhe polemikat e ashpra ndaj saj
Kur Rama tha se tashmë kërkonte një dimension të ri në politikën shqiptare, duke kapërcyer atë çka ndodhur deri më sot, një bashkëpunim me opozitën e Lulzim Bashës, e një kapërcim cilësor për atë që Rama e cilëson si “Shqipëria e vitit 2030”.
2 Shtator 2021, 19:56 -
Politikë
'Qeveria e re', Andoni: Skeptik për emrat e rinj! Minga: Balla, goditja më e fortë e Ramës! Zaloshnja: 3 lëvizjet më të rëndësishme
Analistët Ben Andoni, Eduart Zaloshnja dhe Denis Minga, thanë se Edi Rama veproi drejt që risolli në qeveri politikanë me përvojë, por kanë rezerva për emrat e rinj. Lënien e Taulant Ballës jashtë qeverisë, analistët e shohin si një krisje mes kryeministrit dhe ish-numrit 2 të socialistëve.
2 Shtator 2021, 19:47 -
Opinion
Mero Baze: Partinë kundërshtarëve, qeverinë për vete
Ekipi me të cilin Edi Rama mori Partinë Socialiste në opozitë dhe erdhi në pushtet sot janë ndarë në dy breza. Edi Rama i ka dhënë brezit të parë, ata me të cilët erdhi në pushtet, partinë, dhe vet ka mbajtur qeverinë. I gjithë fjalimi i tij, në fakt kishte kryefjalë nevojën e krijimit të një brezi të ri të Partisë Socialiste, pa përjashtuar askënd.
2 Shtator 2021, 18:05 -
Politikë
Qeveria 'Rama 3', ambasadorja suedeze përshëndet vendimin e kryeministrit: Mbi 70% e kabinetit të ri gra, më shumë se në çdo vend tjetër
Me një postim në Twitter, Hastad kërkon 'vëmendje', ndërsa shkruan se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër, gjë që ajo e konsideron shumë pozitive.
2 Shtator 2021, 16:56 -
Politikë
LISTA/ Emrat e Kryesisë së re të PS-së! Balluku më e votuara nga socialistët, Bushati 'numri 1' nga burrat! Mbeten jashtë Xhafaj dhe ministrja Ekonomi
Sot është formuar Kryesia e Re e PS, e përbërë nga 33 anëtarë! Belinda Balluku është më e votuara me 207 vota dhe nga burrat Ditmir Bushati me 204 vota. Mbesin jashtë nga Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Ervin Dema, Pjerin Ndreu, Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.
2 Shtator 2021, 16:23 -
Opinion
I gjithë pushteti grave!
Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe mbas një kalvari shumë shekullor, diskrimunes dhe bllokues për emancipimin e gruas shqiptare, sot kemi një ekzekutiv ku nga 17 ministra, 12 prej tyre janë gra. Ky fakt por edhe gratë e zgjedhura në organet drejtuese të Partisë Demokratike janë një lajm optimist për cdo grua shqiptare.
2 Shtator 2021, 16:14 -
Opinion
Edi Rama: Ndezëm motorët e Mandatit të Tretë, PS ka nevojë për vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mbajt sot, ku kryeministri Rama ndezi sot motorët e Mandatit të Tretë me Kryesinë e re, Sekretariatin e ri dhe skuadrën e Qeverisë së re, duke vendosur në qendër të vëmendjes së punës së partisë sonë, nevojën për një vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe Partinë Socialiste fitimtaren e të ardhme
2 Shtator 2021, 14:11 -
Politikë
Një 20-vjeçare Sekretare për Rininë në PS, Rama: Zgjohet më herët se Basha dhe ndryshe nga ai thotë gjithmonë atë që mendon
Një ndër emrat surprizë që propozoi Rama sot për ekipin e ri drejtues të PS-së ishte dhe ai i 20-vjeçares, Bojkena Basha, për në detyrën e Sekretares së Rinisë në PS.
2 Shtator 2021, 13:44 -
Politikë
Rama formon kabinetin e ri të mandatit të tretë! Nishani thumbon PD me pyetjen ironizues retorike: Po Opozita?! Rri rehat, ka kohë deri në zgjedhjet e ardhshme
Me një pyetje retorike ironizuese “Po Opozita?”, Bujari Nishani ka thumbua kryedemokratin Lulzim Basha, në një kohë kur keyrministri Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri të qeverisë për mandatit të tretë historik.
2 Shtator 2021, 13:32 -
Politikë
Nuk është më Sekretari i Përgjithshëm në PS, Balla: Vazhdoj të kem detyra të rëndësishme, isha deputeti më i votuar në Elbasan! Gjiknuri: Sfidë e vështirë por e mirëpritur
Ulja nga detyra apo përgjegjësit e Taulant Ballës në Partinë Socialiste ishte një lëvizje e papritur e kryeministrit Rama, pasi vetëm pak ditë më parë ai e rikonfirmoi në detyrë dhe e lavdëroi për punën e bërë. Edhe pse deputeti më i votuar në Elbasan, sot Balla nga numri 2 i partisë që ishte, është ulur në gradat e tij duke mbajtur vetëm postin e kreut të Grupit Parlamentar të PS.
2 Shtator 2021, 13:00 -
Politikë
Do të jetë kryetarja e re e Parlamentit, flet për herë të parë Lindita Nikolla: Klimë pozitive në Kuvend, do t'i krijoj hapësira opozitës
Pasi Kryeministri Rama e ka propozuar si kryetaren e re të Kuvendit, ish-ministrja Lindita Nikolla ka folur për herë të parë për mediat. Ajo është shfaqur e emocionuar në një prononcim për mediat nga Pallati i Kongreseve.
2 Shtator 2021, 12:46 -
Politikë
Rama prezantoi kabinetin e ri, reagon Basha: S’i gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore! Vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të familjeve shqiptare
Pasi kryeministri Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, duke u shprehur triumfator për fitoren e madatit të tretë, ku nënvizoi se PD nuk do t'i mundë me “dhëmballën e prishur”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha i cili vazhdon të përsërisë të njëjtin refren të asaj që ai e quan "masakër zgjedhore"
2 Shtator 2021, 12:31 -
Politikë
'Rama 3', 5 emrat e rinj në kabinet qeveritar, 10 të rikonfirmuarit dhe 6 të ‘pushuarit’! E vetmja e rikthyer Mirela Kumbaro! Shkrihet një ministri, shtohen 2 të reja
Kabineti qeveritar i ri i kryeministrit Edi Rama ka emra të rinj, të rikthyer, të rikonfirmuar dhe të "pushuar".
2 Shtator 2021, 12:12 -
Politikë
Gjonaj ikën nga Drejtësia: Dhashë rezultate domethënëse, suksese Manjës! Peleshi rikonfirmohet në krye të Mbrojtjes: S'e prisja, nuk jemi të pazëvendësueshëm
Etilda Gjonaj nuk do të jetë më në qeverinë "Rama 3". Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj tha se ka bërë punë sinjifikative në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja. Ndërsa nga ana tjetër Niko Peleshi është rikonfirmuar në rolin e Ministrit të Mbrojtjes.
2 Shtator 2021, 12:04 -
Politikë
Qeveria 'Rama 3', shumë konfirmime por edhe emra të rinj, 12 gra e 5 burra! Lindita Nikolla në krye të Kuvendit! Ekipi i ri drejtues i PS, Gjiknuri i 'merr vendin' Ballës si numri 2!
Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë Kryeministri Rama. Kryeministri Rama ka bërë me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ai ka zbuluar gjithashtu emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton. Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.
2 Shtator 2021, 11:16