Ekonomi
-
Krifca vuri në dukje se, 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi
16 Maj 2023, 20:35 -
Fluks i lartë turistësh në Shqipëri për 3 mujorin e parë të 2023, rritet me 54% krahasuar me para pandemisë! Vendi i tretë në botë
13 Maj 2023, 12:01Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, vendi i tretë në botë. Në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite
-
Kursi i këmbimit, Banka e Shqipërisë: Euro ka rënë me 3% gjatë këtij viti
12 Maj 2023, 13:29Euro vijon të bjerë në pikiatë. Monedha evropiane ka vijuar të zhvlerësohet ndjeshëm edhe në dy javët e para muajit maj të këtij viti, në raport me lekun. Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 3%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i euros ka arritur në 8.1%.
-
2022, shtohen 13 mijë pensionistë, rrezikon skema, po rriten me shpejt se kontribuuesit
12 Maj 2023, 07:33Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Pensionistët u shtuan me 13 mijë, ndërsa kontribuuesit 10 mijë. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.
-
43% të shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta për paga; Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimesh
12 Maj 2023, 07:2143% të shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta për paga; Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimes
-
Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj nxjerr masat për të zgjidhur ngërçin e eksportuesve: Rimbursim brenda 3 ditësh, s’do paguajnë këstet e tatim fitimit deri në fund vitit
11 Maj 2023, 14:41Zhvlerësimi i euros dha një goditje për eksportuesit vendas pasi sillte rënie të të ardhurave dhe rritje të shpenzimeve. Për këtë shqetësim të ngritur nga eksportuesit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar sot masat që kanë ndërmarrë për të lehtësuar eksportuesit.
-
Taksa e ndikimit në infrastrukturë sjell 32% të të ardhurave të pushtetit vendor! Rekord Tirana, Kamza, Saranda
11 Maj 2023, 07:24Në total të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) për 2022 arritën në vlerën e 285 mln eurove. Krahasuar me vjet të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore u rritën 7%.
-
Fruta-perimet të shtrenjta në treg, qershia vetëm për ‘të pasurit’, shitet deri në 3 mijë lekë/kg
10 Maj 2023, 20:49Qershia e importit ka nisur të tregtohet në Shqipëri, dhe çmimi shkon deri në 3 mijë lekë. Blerësit janë të paktë, por tregtarët thonë se tashmë ka nisur të dalë në treg edhe qershia vendase, që duke shfrytëzuar situatën, edhe çmimi i saj shkon deri në 1 mijë e 200 lekë
-
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend, nafta rritet me 4 lekë! Ja sa do shiten benzina dhe gazi
10 Maj 2023, 17:13Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një rritje të lehtë krahasuar me vendimin e mëparshëm të Bordit të Transparencës. Në vendimin e publikuar ditën e sotme, nafta do të shitet me 173 lekë për litër, nga 169 lekë për litër, duke shënuar një rritje të çmimit me katër lekë për litër.
-
Fatos Çoçoli: Rruga që gëzon 130 mijë vetë
10 Maj 2023, 10:52Kjo rrugë që po ndërtohet në verilindje të vendit, përfaqëson ndër rrugët më strategjike në ndërtim e sipër të Shqipërisë, pse siguron zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen më të mirë ekonomike të dhjetra mijëra banorëve të zonave të Dibrës, Bulqizës dhe Matit. Rruga e Arbërit, me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, do të lidhë Tiranën me Peshkopinë dhe me Dibrën e Madhe në Maqedoninë e Veriut.
-
Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
10 Maj 2023, 07:34Ndonëse rritja e çmimeve në muajin prill u ngadalësua sërish, disa prej ushqimeve bazë kanë vijuar shtrenjtimin me ritme të shpejta.
-
Fluks valute, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve, në një rekord të ri historik
9 Maj 2023, 16:53Leku e ka nisur këtë javë me një vrull të ri forcimi në kursin e këmbimit ndaj euros. Ditën e martë euro ka rënë përsëri poshtë kufirit të 111 lekëve, madje duke prekur një minimum të ri historik
-
Shqipëria me 6.221 të punësuar në platformat online, e dyta në 8 vende të Ballkanit
9 Maj 2023, 07:26Tregu i punës online po zgjerohet me shpejtësi kudo në botë dhe pjesë e tij tashmë është edhe Rajoni i Ballkanit dhe Shqipëria. Një raport rajonal i “Gigmetar” tregoi se në tetor të vitit të kaluar, mbi 6200 shqiptarë ishin të punësuar online.
-
Fermerët në Lushnje marrin naftën falas: Sasia më e ulët se vjet! Dolën shpejt për shkak të fushatës
8 Maj 2023, 16:15Ka nisur në Lushnje shpërndarja e naftës falas për fermerët që kultivojnë perime. Ata thanë se këtë vit është reduktuar sasia e karburantit që përfitojnë krahasuar me një vit më parë.
-
Inflacioni në prill zbret në 4.6%, por ushqimet mbeten të shtrenjta
8 Maj 2023, 12:20INSTAT ka publikuar shifrat mbi ecurinë e inflacionit për muajin prill të këtij viti. Rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish, duke pasur parasysh që edhe një muaj më parë patëm ulje të inflacionit.
-
Zgjedhjet vendore/ Gara për 'byrekun' 850 milionë euro të bashkive
8 Maj 2023, 10:56Rreth 850 milionë euro në vit është shuma që kanë në dispozicion Bashkitë në vend për të shpenzuar në buxhetet e tyre. Me përjashtim të Tiranës, 70% e fondeve vijnë nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara që u jep qeveria qendrore dhe pjesa tjetër nga taksat e tarifat vendore.
-
Qeveria pezullon statusin e investitorit strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit, parashikohet investim 50 mln euro: Të përshtatet me planin urbanistik
8 Maj 2023, 10:47Resort Mediterranean Wave, i parashikuar të ndërtohej në Plazhin e Gjeneralit është i pezulluar përkohësisht. Vendimin e ka marrë Komiteti i Investimeve Strategjike me argumentimin se projekti bie në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës. Projekti parashikin ndërtimin e një resorti me vlerë 50 milionë euro.
-
Prodhim i mbarë në serat e Lushnjës, ulet çmimi i perimeve! Fermerët: Kërkesa të larta në tregun vendas dhe eksport
6 Maj 2023, 18:43Ditët e fundit është vënë re rënia e çmimit të perimeve në tregjet e pakicës dhe kjo vjen prej prodhimit të lartë nga serat e Lushnjës. Ndryshe nga vitet e tjera, fermerët shprehen të kënaqur, pasi kanë gjetur treg për prodhimet e tyre si brenda ashtu dhe jashtë vendit
-
Revista financiare europiane: Si ja doli Shqipëria të rimëkëmbë financat
6 Maj 2023, 14:43Shqipëria është shfaqur si një histori suksesi të papritur që nga fillimi i krizës ekonomike mbarëevropiane, e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, shkruan Clare Nuttall për intellinews.com.
-
Rënia historike e euros, Banka e Shqipërisë për eksportuesit: Kursi i këmbimit reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë! S’ka fenomene spekulative
5 Maj 2023, 16:34Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar së tepërmi eksportuesit, që faturimet i kanë në euro, por i konvertojnë të ardhurat në lekë, çka po u sjell humbje të konsiderueshme. Vetëm për tremujorin e parë të vitit, eksportuesit raportuan se humbjet e sektorit fason për 3 mujorin eparë ishin 45 milionë euro.
