Ekonomi
-
Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.
5 Prill 2022, 16:42 -
-
-
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Me vështirësi përcaktuam marzhet e fitimit, çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin publikohen sot
5 Prill 2022, 12:13Sot do të bëhen publike çmimet e referencës për katër produkte, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Ministrja: Rritja ekonomike në 2021 ishte 8.5%, 4.76% krahasuar me vitin 2019! Është ulur papunësia
-
Sejko: Çmimet u rritën për shkak të luftës, do mbeten të larta gjatë 2022! Të ndërhyhet përkohësisht në politikat fiskale, por pa rritur borxhin publik
5 Prill 2022, 11:19Sekjo tha se kjo rritje e çmimeve do të vijojë për të gjithë vitin 2022, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të jetë përmes një ndërhyrje të përkohshme në politikat fiskale por duke mos u kthyer në rritje të borxhit publik.
-
Tregtia e ushqimeve këtë vit arrin rekordin e dekadës , 51.9 mln euro ushqime u eksportuan në janar-shkurt 2022! Importet në një periudhë 2-mujor arritën 164.7 mln euro
4 Prill 2022, 20:01Eksportet dhe importet e mallrave në muajit e parë të vitit kanë pësuar një rritje të fortë, duke kapërcyer edhe shifrat e para pandemisë. Në 2 muajit e parë të 2022-shit, eksportet e ushqimeve arritën 52 milionë euro që është vlera më e lartë e dekadës, dhe me të njëjtin ritëm janë rritur edhe importet e ushqimeve.
-
Gati projektligji! Nga tokë bujqësore në truall, rritet masa e kompensimit! Ish-pronarët pritet të paguhen deri në vitin 2026
4 Prill 2022, 21:00Për të gjithë ish-pronarët që ende nuk kanë marrë kompensimin për pronën e tyre, dhe statusi i tokës u ka ndryshuar, do të ndiqet një formulë e re kompensimi. Ministria e Drejtësisë ka gati projektligjin e ri, sipas të cilit, pronat që kanë kaluar nga tokë bujqësore në tokë truall, do të përfitojnë kompensim më të lartë.
-
'Të pasurit të paguajnë më shumë', ish-ministri i Ekonomisë: Ide naive e Ramës, jo zgjidhje! Të rikthehet fasha! Të minimizohen humbjet, të ndëshkohen abuzuesit, kjo është kursim!
4 Prill 2022, 22:25Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një ide naive e kryeministrit Edi Rama që të pasurit të paguajnë më shumë për energjinë se sesa të varfrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje efektive.
-
Kriza nga lufta, Anastas Angjeli: Rolin kryesor e ka qeveria dhe jo banka, tre sektorët që duhen ndihmuar me paketa financiare
4 Prill 2022, 18:34Anastas Angjeli është zgjedhur së fundmi nga Kuvendi si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Për të folur rreth detyrës së tij të re dhe krizës ekonomike që imponon lufta Rusi-Ukrainë, ish-deputeti socialist ishte i ftuar në ‘Kontrast’ të Report TV.
-
Rritja e çmimeve si pasojë e luftës, Sejko takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Sanksionet ndaj Rusisë kanë sjell një realitet të ri ekonomik
4 Prill 2022, 14:40Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore. E pranishme në takim ishte Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore (BB) për vendet e Ballkanit Perëndimor me qendër në Vjenë, Linda Van Gelder, si edhe përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.
-
Rritja e normës bazë të interesit, do të forcojë lekun! Eksperti: Stabilizimi i çmimeve do arrihet kur të shtohet oferta në treg dhe rritet konkurrenca
3 Prill 2022, 22:35Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të dyfishuar normën bazë të interesit, pritet të sjellë forcim të monedhës vendase në raport me monedhat e huaja, dhe për pasojë importet do të na kushtojnë më pak. Ndërsa sa i takon çmimeve ekspertët thonë se ato do të ulen vetëm nëse rritet oferta në treg dhe rritet konkurrenca.
-
Çmimet e energjisë dhe naftës do frenojnë rritjen ekonomike! BERZH: Lufta në Ukrainë, goditi tregjet si në 1970
3 Prill 2022, 22:10Nafta dhe energjia konsiderohen rreziqet kryesore për frenimin e rritjes ekonomike të vendit. Kriza e shkaktuar prej luftës sipas BERZH do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës është trefishuar, ndërsa çmimi i energjisë është pesëfishuar.
-
Përshkallëzohet kriza e çmimeve të ushqimeve, BB: Mos bllokoni tregtinë, ndihmoni familjet në nevojë dhe shtoni fondet për bujqësinë
3 Prill 2022, 19:26Banka Botërore në një analizë të kryer për luftën në Ukrainë thotë se zhvillimet më negative që po sjell është kriza e çmimeve të ushqimeve, dhe ulja e prodhimit për sezonin e ardhshëm. Në analizë sugjerohet të ndihmohen familjet në nevojë, të mos ndalet tregtia e mallrave për të shmangur kequshqyerjen, të financohen fermerët dhe të ngrihen sisteme të tjera për diversifikimin e burimeve ushqimore.
-
Zbardhet shuma/ Qeveria 3 mld lekë garanci sovrane për bizneset që tregtojnë produktet e shportës: Rrisni rezevrat ushqimore, nëse s’iu shiten, jua blen shteti
2 Prill 2022, 16:463 miliardë lekë do të jetë fondi në dispozicion për të gjitha bizneset përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, që do të duan të përfitojnë nga kjo kredi me garantues shtetin, me qëllim mbulimin e kapitalit qarkullues për lëndët dhe ushqimet bazë.
-
Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës! Niveli i ujit 4 metra më lart se 6 ditë më parë
2 Prill 2022, 10:48Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit.
-
Ulet nafta me 5 lekë të tjera, nga sot çmimi 226 lekë/litri! Bie dhe çmimi i benzinës, 208 lekë/litri! Gazi shkon në 114 lekë/litër
2 Prill 2022, 08:43Nafta do të tregtohet me 226 lekë/litri, nga 231 që ishte një ditë më parë, duke pësuar një zbritje prej 5 lekësh. Çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, duke shkuar në 208 lekë/litri, nga 212 që ishte. Çmimi i gazit ka rënë në 114 lekë/litër, nga 115 që ishte.
-
The Telegraph: Skavica, ‘Hoover-i’ shqiptar për shkëputjen e varësisë nga Rusia
1 Prill 2022, 22:26Sipas “The Telegraph” puna përgatitore po zhvillohet për digën e Skavicës në lumin Drin, e cila vlerësohet të kushtojë rreth gjysmë miliardë euro gjatë pesë viteve të ndërtimit. Ai synon ta bëjë sistemin hidroenergjetik të Shqipërisë më pak të varur nga rreshjet. Kjo vepër vjen në një kohë kur Evropa lufton me rritjet e çmimeve të rritura nga lufta në Ukrainë dhe përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga importet e gazit rus.
-
Pandemia ‘fshiu’ 53 mld lekë nga buxheti i shtetit në 2020
1 Prill 2022, 18:01Mbi 53 miliardë lekë ka humbur buxheti i shtetit si pasojë e goditjes që mori nga pandemia në vitin 2020. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT, tregojnë se konsumi i popullatës u tkurr, ndërsa të ardhurat për frymë ranë me 14 mijë lekë.
-
Rritja e çmimeve, eksperti Gjokutaj: Ngritja e bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg! Ndërhyrjet nuk janë funksionuese!
1 Prill 2022, 13:49Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj tha se ngritja e këtyre bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg. Për ekspertin e ekonomisë ndërhyrjet nuk janë funksionuese, ndërsa paralajmëroi se inflacioni i çmimeve do të zgjatet në të ardhmen.
-
Wizz Air, tre destinacione të reja nga muaji korrik, fluturime drejt Francës, Gjermanisë e Polonisë! Shton avionin e 9, çmime duke filluar nga 19.99 €
31 Mars 2022, 17:05Linja më e madhe ajrore me kosto të ulët Wizz Air, ka vënë në dispozicion të pasagjerËve një avion dhe 3 destinacione të reja. Lion i Francës, Nurenburgu i Gjermanisë dhe Varshava e Polonisë, vijnë më afër Shqipërisë, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar, “Nënë Tereza”, me çmime nga 19.99 euro.
