Ekonomi
-
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin ndaj 9 kompanive të vajit për rritje të çmimit në mënyrë të koordinuar, çmimi i vajit u rrit deri në mbi 100 % pas luftës në Ukrainë
19 Mars 2022, 16:13 -
Në Shqipëri inflacioni 4%, eksperti: Rritja e çmimeve do vijojë përtej korrikut
19 Mars 2022, 15:37Inflacioni vijon të rritet, duke konfirmuar se shtrenjtimi i produkteve është ndjeshëm prezent. Për muajin shkurt inflacioni mesatar në BE, arriti në 6.2%, ndërsa në Shqipëri inflacioni vlerësohet në 4%, ndikuar nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburantit. Për ekspertët kjo rritje do të vazhdojnë përtej muajit korrik.
-
FOTO/ Protesta kundër rritjes së çmimeve, FNSH në gatishmëri pas kryeministrisë
19 Mars 2022, 11:01 -
Bordi i Transparencës/ Ministrja Delina Ibrahimaj në ‘Pa Protokoll’: Zbresim ekipet në terren për të monitoruar abuzimet me çmimet treg
18 Mars 2022, 22:25Menjëherë pas ngritjes së Bordit të Transparencës, ekipet monitoruese do të zbresin në terren për të monitoruar tregun dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet. Kjo është bërë me dije nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.
-
-
-
-
Rritja e çmimeve të ushqimeve, mblidhet Bordi, Ministrja e Financave: Kompanitë s'do kenë marzh fitimi! Garanci monetare për tregtarët, familjet s'do paguajnë më shumë seç duhet
18 Mars 2022, 20:55Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ishte rënë dakord me kompanitë se nuk do të kenë marzh fitimi, duke shtuar se nesër do vijojnë takimet për përcaktimin e instrumentit që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Ajo theksoi po ashtu se nuk do të hiqet TVSH për ushqimet, pasi një gjë e tillë nuk do të ndihmonte aspak konsumatorët, por rrit fitimet për tregtarët. Ministrja e Bujqësisë deklaroi se nuk do ketë mungesë gruri në treg.
-
Rritet çmimi i naftës bruto në bursë, ulet i energjisë! Një fuçi naftë sot në bursë mbi 107 dollarë, 1 megavat 232 €
18 Mars 2022, 12:05Nga dje çmimi global i energjisë është ulur në 6.6 %, por ndryshe ka ndodhur me çmimin e naftës. Brenda dy ditësh në tregjet ndërkombëtare, nafta ka njohur një rritje prej 8 deri në 10 dollarë për fuçi, por në Shqipëri mbetet në të njëjtat nivele deri më 21 mars.
-
Ekonomisti Shano: Taksa e qarkullimit te karburanti s'mund të hiqet, do përfitonin vetëm kompanitë që e tregtojnë! Qeveria të hartojë paketë ndihme për konsumatorin
18 Mars 2022, 18:35Për shkak të rritjes së çmimeve, protestuesit dhe opozita kanë kërkuar heqjen e taksës 240 lekë të qarkullimit nga karburantit. Por ekonomisti Dritan Shano thotë në Report Tv se kjo nuk është e mundur, pasi do të përfitonin vetëm kompanitë prodhuese dhe ato tregtuese të karburantit.
-
Çmimet e larta rritën të ardhurat nga tatimet e doganat, Ministria e Financave: Në 2 muajt e parë të 2022, 11.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e kaluar
18 Mars 2022, 17:59Çmimet e larta goditën konsumatorët, por kjo valë shtrenjtimi ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave thotë se në 2 muajt e parë të këtij viti të ardhurat nga taksat janë rritur me 11.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me 2021-shin.
-
Rritën në bllok çmimin e vajit me 7.5% nga muaji shkurt mund të bjerë në kundërshtim me ligjin, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin e thelluar ndaj 9 ndërmarrjeve
18 Mars 2022, 16:00Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar sot nisjen e hetimit të thelluar ndaj 9 ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal. Rezulton se nga muaji shkurt, këto ndërmarrje kanë rritur me 7.5% çmimin e vajit, gjë që mund të bjerë ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
-
Nga 1 korriku, deklarata e TVSH-së dhe librat e shitjes/blerjes plotësohen automatikisht nga sistemi i Fiskalizimit
18 Mars 2022, 14:1230 qershori, afati i fundit për plotësimin manual përmes llogarive në e-filing
-
Kriza energjetike, zv.ministri i Energjisë: 300 mijë biznese dhe konsumatorë të mbrojtur nga qeveria! Zusi: Duhet paketë masash urgjente për biznesin, rrezikon falimentimin
17 Mars 2022, 19:24Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi tha se qeveria nuk ka një paketë masash për biznesin. Sipas Zusit duhen paketa të shpejta masash, për biznesin, pasi sipas ekonomistit nga problemi i çmimeve për konsumatorin, mund të na lindë edhe problemi falimentimit të bizneseve
-
TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 10 mld metër kub në Europë
17 Mars 2022, 15:00Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 10 miliardë metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Europë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, në kufirin Greqi-Turqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).
-
Raporti i 'Financave'/ Çmimet rrisin të ardhurat me 18 miliard lekë në 2 mujorin e parë të 2022! Shpenzimet realizohen në masë rreth 87%
16 Mars 2022, 16:41Çmimet e larta kanë shkaktuar rritje të të ardhurave në vend. Në raportin e fundit të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se të ardhurat totale për 2-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 87.6 miliardë ose 108 % të planit të 2-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18 miliard lekë.
-
Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë në Report Tv: Kriza nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal! Dy mënyrat për të dalë nga kjo situatë
16 Mars 2022, 15:12Rritja e çmimeve dhe kriza që shkaktoi në të gjithë botën lufta në Ukrainë për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal dhe mosfunksionimin e institucioneve të rregullatorit të tregut.
-
Eksperti në Report TV: Në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por kolaps menaxhimi! Na mungojnë rezervat, ndaj detyrohemi të importojmë duke marrë kredi
16 Mars 2022, 14:16Eksperti i energjisë, Eduart Elezi tha në Report Tv se në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por bën keqmenaxhim të sektorit duke e çuar në kolaps.
-
-
Pas goditjes nga lufta dhe sanksionet, rimëkëmbet monedha ruse
16 Mars 2022, 10:07
