Kosova & Rajoni

  • Hulumtimi i rregullt i opinionit publik, i zhvilluar nga Index Kosova me 1,024 të anketuar në Kosovë në nëntor të këtij viti, zbulon se preferencat votuese të qytetarëve të Kosovës kanë ndryshuar në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2014.Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 17% kanë deklaruar se do të votonin për PDK-në, 14% për Lëvizjen Vetëvendosje, 13% për LDK-në, 6% për AAK-në, 1% për AKR-në dhe 1% për Nismën, thuhet në pjesën e raportit që u është dërguar medieve, raporton gazeta "Telegraf".
  • Elma - vajza nga Mitrovica
    që u arrestua për terrorizëm 

    Familja e Elma Gjyshincës, nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, është tronditur rëndë nga ajo që i ka ndodhur. "Duke e njohur mirë, ajo nuk ka bërë asgjë nga ajo që thuhet”, thotë gjyshja e saj, Ismeta, duke qarë. “Se çfarë ka ndodhur atje, me burrin e saj, se si e ka kthyer ai kah vetja, unë nuk e di”, shton ajo

  • Kosovë, shkon në pesë numri i 
    deputetëve opozitar të arrestua

    Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot sërish një seancë në kushte të jashtëzakonshme. Pas arrestimit të ish-kreut të VV-së Albin Kurtit më 28 nëntor, deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë hequr dorë nga gazi lotsjellës për pengimin e zhvillimit të seancës. Pas këtij veprimi kryesia e Kuvendit përjashtoi deputetët e opozitës nga seanca, duke vijuar punimet pa praninë e tyre. Ndërsa policia me urdhër të prokurorisë arrestoi tre prej tyre. Tashmë numri i deputetëve të opozitës të arrestuar ka shkuar në pesë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Amnesty International: Të hetohen veprimet e policisë. Lunacek: Arrestimi i Kurtit i papërshtatshëm
      VIDEO  FOTO

  • Kosovë, ndërpritet Kuvendi
    hidhet sërish gaz lotësjellës

    Ashtu sicc ishte paralajmëruar, edhe seanca e sotme plenare në kosovës ëhstë ndërprerë për shka se në sallë është hedhur gaz lotësjellës, pavarësisht se ishin marrë masa të rrepta sigurie. Gazi është hedhur nga deputeti Ismail Kurteshi. Pritet që seanca të mbahet në një sallë alternative të improvizuar.

  • Kosovë rikthehen 120 luftëtarë 
    të ISIS, shtohen masat e sigurisë

    120 shtetas kosovarë që kanë luftuar për Shtetin Islamik mendohet se janë kthyer në Kosovë. Mediat kosovare raportojne se ky kontigjent është kthyer përgjatë viteve 2011- 2015, ndërsa duke iu referuar organeve të sigurisë raportojnë se Sherbimi Informativ është vënë në lëvizje për të identifikuar dhe monitoruar këta persona.

  • Opozita: Qytetarët në protestë
    dëshmi e anulimit të marrëveshjeve

    Liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, pas një takimi kokë më kokë, kanë komentuar në një dalje për mediat, ngarjet e së shtunës në Prishtinë. Sipas tyre, prezenca e qytetarëve në manifestimin paqësor ishte dëshmi se marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi janë anulluar.

  • Avokatja e Kurtit paraqet sot
    ankesë në Gjykatë për arrestimin

    Gjatë ditës së sotme avokatja e deputetit Albin Kurti, Hedije Ademi pritet të dorëzojë ankesën ndaj caktimit të masës së paraburgimit për deputetin Kurti. Ademi ka bërë të ditur për mediat kosovare se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë që ta parashtroj brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzoj gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.VIDEO/Situata në Kosovë në 4 orë
    Opozita manifeston paqësisht  

  • Albin Kurti letër nga burgu kundër
    nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë

    Një ditë pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës, ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti shprehet kundër nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë. Në një letër të shkruar nga Burgu i Tuzit, ku Kurti ndodhet aktualisht teksa i referohet fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESKO,  thotë se asnjë ministër a zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës nuk doli kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë! Protesta e opozitës, Qeveria: Nuk bëjmë presion mbi institucionet  Arrestohet Albin Kurti, policia hyri me forcë në selinë e Vetëvendosjes

  • Jahjaga: Partitë politike t'i rikthehen
    dialogut, jo zgjidhje me dhunë

    Pas ngjarjeve të një dite më parë në Prishtinë, ku u arrestua ish-lideri i vetëvendosjes dhe dhjetra aktivistë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për mes një deklarate për mediat u ka kërkuar partitve politike të rikthehen në tavolinën e dialogut dhe të gjejnë zgjidhje me mjete politike e jo përmes dhunës. Ajo çka bie në sy është fakti që Jahjaga në deklaratën e saj nuk ka komentuar mbi arrestimin e Albin Kurtit.

  • Protesta e opozitës, Qeveria: Nuk
    bëjmë presion mbi institucionet

    Qeveria kosovare ka reaguar pas protestës së opozitës dhe arrestimeve në rradhët e aktivistëve të vetëvendosjes. Kabineti i Mustafës megjithatë kritikon ashpër politikat e vetëvendosjes në Kuvend dhe në rrugë, të cilat sipas tij cënojnë sigurinë në vend.

  • Tensionet, Vasili: Duhet dialog 
    Majko: Kurti politikan konfliktual

    Edhe politika shqiptare ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit nuk i shërben askujt duhet dialog për zgjidhjen e problemit që eksziton. Vasili: Duhet dialog.  Ndërkohe Pandeli Majko: Kurti është deputet konflikutal, Ai merr kuptimin e plotë të një politikani, veç kur është në burg.

  • Gjykata në Kosovë jep masën 30
    ditë paraburgim për Albin Kurtin

    Gjykata e Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë së Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Albin Kurti. Deputeti i VV-së në ndodhet në prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë.

  • Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg
    për bindje politike! Koha e Prishtinës

    Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe është i pari dhe që ka reaguar për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti nga Policia e Kosovës dhe të dhjetëra aktivistëve të tjerë të kësaj force politike. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai i quan pamje të tmerrshme mësymjen e policisë në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë.

  • Arrestohet Albin Kurti, policia
    hyri me forcë në selinë e VV-së

    Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar këtë të shtunë në selinë e kësaj partie, ku Kurti ishte strehuar pas pjesëmarrjes në manifestimin paqësor të opozitës në Prishtinë. Policia po ashtu ka arrestuar pas përleshjes me ta edhe dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes të cilët ishin mbledhur pranë godinës së VV-së. Mes të arrestuarëve janë edhe disa deputetë të Vetëvendosjes.  VIDEO/Arrestimi i Albin Kurtit  FOTO  VIDEO/Momenti kur policia mësyn në selinë e VV
    Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg për bindje politike! Koha e Prishtinës VIDEO/Situata në Kosovë në 4 orë
    Opozita manifeston paqësisht  

  • Opozita në Kosovë, manifestim
    paqësor në Ditën e Pavarësisë

    Kosova ka festuar dhe protestuar në të njëjtën kohë në 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera shqiptare mbushën sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, gjatë manifestimit paqësor të opozitës kosovare. Liderët e ozpoitës njëzëri protestuan në shenjë kundërshtimi ndaj dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Përveç pankartave dhe famuljve shqiptarë, ajo çka ra në sy ishte mungesa e flamurit të Kosovës.  FOTO


     

  • "Vend i sigurt", Gjermania i refuzon
    azil kosovarëve, kthen 60 persona

    60 shtetas kosovarë janë depërtuar nga Gjermania, ndërsa ishin duke kërkuar azil në këtë vend. Kjo masë e Berlinit ka ardhur me vonesë për shkak të mungesës së dokumenteve nga ana e azilkërkuesëve.

  • Samiti i Bërdo-Brionit, Nikoliç e
     Jahjaga nuk i flasin njëri-tjetrit

    Samiti i Bërdo-Brionit që u mbajt në Kroaci dhe Slloveni, mblodhi së bashku presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas përfundimit të këtij samiti, ku merrte pjesë dhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë. 

  • Deputetja britanike: Nëse do BE-në
    Serbia e detyruar të njohë Kosovën

    "Serbia do të detyrohet që të njohë shtetin e Kosovës dhe kjo do të ndodhë përpara se ajo të anëtarësohet në Bashkimin Europian". Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputetja britanike Karen Lamli.

  • Majko në Kosovë: Festa e 28
    Nëntorit na fton të reflektojmë

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në një takim ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Mjako. Në këtë takim zyrtar, njëkohësisht edhe midis miqsh, u evokuan kujtimet e përbashkëta të kohës së Luftës çlirimtare dhe këmbyen ide për gjendjen në rajon dhe tejkalimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.

  • "Le Iene" në Kaçanikun jo vetëm
    të Lavdrim Muhaxherit: Qyteti i ISIS

    Gazetarët e emisionit investigati "Le Iene" kanë bërë një reportazh për xhihadistin më të kërkuar në botë me origjinë nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, i cili shfaqet në video duke prerë koka të "pa feshë". Gazetarët italianë kanë shkuar në Kaçanik dhe kanë marrë prononcime me kamera të fshehura nga vëllai dhe motra e Muhaxherit. Motra: Më tha se ka ikur të luftojë për Allahun - "por Zoti lart e di më së miri". Faiku, është një tjetër banor i Kaçanikut i cili rrëfen se për të kthyer dy djemtë e tij nga Siria, ka shkuar deri në Aleppo, por nuk ka mundur të bidesojë më ta. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv