Kosova & Rajoni

  • Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është i sigurt se deputetët do të reflektojnë dhe do të mbështesin themelimin e Gjykatës Speciale.
  • Foto/Thaçi e Kotzias kafe sëbashku
    në Prishtinë, por kush i paguajti?...

    Zëvendëskryrministri i Kosovës, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi përveç takimit zyrtarë me Ministrin e Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias duket se kanë  kaluar bashkë edhe pak kohë në një nga kafet e Prishtinës.

  • Kosova aplikon për UNESCO
    anëtarësimi pritet në nënto

    Kosova aplikon për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO, anëtarësimi pritet në nëntor. “Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, - bën të ditur zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

  • Fiter Bajrami festohet edhe në
    Kosovë, falen qindra besimtarë

    Mijëra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën, pas 30 ditw agjerimi, falën sot namazin e Bajramit të madh. Gjatë manifestimeve në Xhaminë e Madhe qëndrore të Prishtinës, myftiu i Kosovës Naim Tërnava, iu drejtua besimtarëve të shumtë të ulur në sheshin përpara xhamisë, duke u lutur për paqe, begati dhe tolerancë.  VIDEO

  • Greqia ndihmë Kosovës në arenën
    ndërkombëtare,Serbia do shpjegime

    Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se Serbia i ka dërguar një kërkesë Ministrisë Jashtme të Greqisë ku i janë kërkuar shpjegime rreth qëndrimit që ka shprehur diplomati grek gjatë qëndrimit në Kosovë se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

  • Samiti i Vjenës, Rama në Kosovë
     për koordinim me Isa Mustafën 

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë jo zyrtare në Kosovë. Ai është takuar me homologun e tij, Isa Mustafa dhe me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Drejtoria e Komunikimit pranë kryeministrit bën me dije se qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i qëndrimeve mes dy shteteve për pjesëmarrjen në Samitin e Vjenës si dhe koordinimi i projekteve të përbashkëta.  VIDEO

  • Zhduket nga hoteli biznesmeni serb 
     I akuzuar për vrasjen e kosovarit

    Andrija Drashkovic, një biznesmen mjaft i përfolur serb për lidhjet e tij në botën e krimit të organizuar, ishte arrestuar në Split të Kroacisë më 24 qershor me kërkesë të Belgjikës. Drejtësia e këtij vendi dyshon se Drashkovic mund të jetë i përzier në vrasjen e aktivistit kosovar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri. 

  • Jahjaga takohet me Mbretëreshën
    Elizabeth II në Buckingham Palace

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Britani të Madhe, është pritur sot nga Mbretëresha Elizabeth II në Oborrin Mbretëror në Buckingham Palace në Londër, me nderimet më të larta dhe me himnin shtetëror të Republikës së Kosovës.

  • Kotzias: Mbështesim Kosovën 
     në organizatat ndërkombëtare

    Ministri Grek i Punëve të Jashtme Nikolaos Kotzias do ta vizitojë sot Kosovën. ​Kotzias fillimisht do zhvillojë një takim me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa e më pas do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.

  • VIDEO/ Nxehet Haradinaj, i hedh
    hartën në fytyrë Murat Mehës

    Komisioni i Punëve të Jashtme në Kosovë ka zhvilluar sot punimet nën një situatë të tensionuar. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen ndërsa Murat Meha, kryetari i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, po raportonte për demarkacionin me shtetin fqinj.

  • Veseli i quan fundërrira pesë të
    arrestuarit për terrorizëm në Badovc

    Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli nw mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit i ka quajtur fundërrina pesë personat të cilët u arrestuan të shtunën nën dyshimin për terrorizëm në liqenin e Badovcit.

  • ​Të dyshuarit për terrorizëm dalin
    para Gjykatës për masën e arrestit

    Me forca të rrepta sigurie, janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pesë të arrestuarit në Badovc, nën dyshimin për terrorizëm. Mediat kosovare kanë arritur të mësojnë emrat e katër nga pesë personat e arrestuar, që kanë dalë para trupit gjykues sot.  FOTO

  • Nuland viziton Kosovën: Themeloni
    Gjykatën Speciale që të ecni pëpara

    Ndihmës Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka zhvilluar dje një vizitojë në Kosovë, ku është takuar me krerë të lartë të shtetit.

  • Foto/Rita Ora 'kënaq' për pak çaste
    këshilltarët e Presidentes Jahjaga

    Këshilltarët e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga kanë publikuar një foto me këngëtaren me famë, Rita Ora. Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se i ka gëzuar këshilltarët e Jahjagës, e për ta ruajtur në momentet e tyre të bukura ata kanë vendosur të bëjnë një foto me këngëtaren, të cilën e kanë publikuar menjëherë në rrjetet.

  • Zbulohen 6 kg Marijuanë në kufiri 
     në pranga transportuesi shqipta

    Oficerët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 6 kilogram lëndë narkotike e lloit Marijuanë në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë dhe kanë vënë në pranga shqiptarin i cili po e transportonte atë.

  • Pesë të arrestuar për terrorizëm
    Prishtina mbetet pa ujë të pijshëm

    Policia ka arrestuar pesë persona si të dyshuar për akte terroriste. Dyshohet se këta persona kanë tentuar të helmojnë ujin e liqenit të Badovçit. Pas arrestimit të tyre, Ujësjellësi i Prishtinës ka ndaluar menjëherë furnizimin me ujë nga Badovci dhe ka dërguar mostrat tek Instituti Kombëtar i Shëndetit për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me helmim apo jo.

  • Kosova, harmoni ndërfetare vlerash
    të krijuara ndër shekuj nga populli

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, shtroi të premten iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava. Kryeministri Mustafa, i uroi mirëseardhje mysafirëve dhe shprehu respektin e kujdesin e institucioneve të Kosovës për komunitetin mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare në Republikën e Kosovës.

  • Nuland: Kosova dhe Serbia kanë
     bërë progres, por ka ende punë

    Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ka deklaruar se “Kosova dhe Serbia po bëjnë progres”, por “puna është larg nga përfundimi”. “Me udhëheqjen e fuqishme dhe me durim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, Kosova dhe Serbia po bëjnë progres në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe duke krijuar marrëveshje për të jetuar si fqinjë të mirë”, tha dje Victoria Nuland, në Dubrovnik të Kroacisë, njofton Departamenti amerikan i shtetit.

  • Prishtinë, pranga 3 personave 
     të dyshuar për terrorizëm 

    Mediat kosovare raportojnë se janë arrestuar 3 persona të dyshuar për pjesëmarrje në vepra të terrorizmit. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani është shprehur për mediat kosovare se rreth orës 01:40 janë arrestuar personat e dyshuar të cilët po udhëtonin me dy automjete në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Njëra veturë e tipit Golf 2 ngjyrë të kuqe si dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe. 

  • Rita Ora shpallet Ambasadore 
    Nderi e Republikës së Kosovës

    Këngëtarja me origjinë shqiptare u dekorua sot në Londër nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv