Kosova & Rajoni
-
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën se zgjidhja e problemeve në Ballkan është një përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe se nga kjo varet edhe roli global i BE-së.
1 Dhjetor 2020, 16:27 -
Debati për shtatoren e Skënderbeut, PDK: Komuna e Prizrenit përdhosi figurën e heroit kombëtar, të rimodelohet dhe ndryshohet lokacioni
1 Dhjetor 2020, 15:38Debati për shtatoren Skënderbeut në Prizren, për tjetërsimin e figurës së tij ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës, ku kërkojnë që jo vetëm rimodelim të figurës së tij duke thënë se është përdhosur heroi kombëtar dhe historia, por kërkojnë dhe ndryshim lokacioni pasi është vend jo i denjë për figurën e tij dhe shkak burimi aksidenti.
-
COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 521 të infektuar dhe 10 viktima gjatë 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2020, 15:29Ditën e sotme në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 521 qytetar dhe janë regjistruar 10 viktima.
-
FOTOT/ Brenda burgut ku mbahet Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së
1 Dhjetor 2020, 11:08Gjykata Speciale ka publikuar sot akuzat për Hashim Thaçin dhe ish-komandantët e UÇK-së. Këta të fundit prej disa javësh tashmë ndodhen në burg, në pritje të nisjes së gjykimit.
-
Akuzat për krime lufte/ Zbardhet dosja e plotë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga s'jep emra të viktimave, 29 persona u torturuan në Kukës e Has
1 Dhjetor 2020, 10:30Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës kanë publikuar dosjen e plotë kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.
-
Pendarovski: Pak shanse për çeljen e shpejtë të negociatave me BE
30 Nëntor 2020, 20:06Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk është optimist, se këtë vit do të çelen negociatat e anëtarësimit me BE, për shkak të bllokimit që po i bën aktualisht Bullgaria vendit fqinj.
-
Notis Sfakianakis, shkëlqimi dhe rënia e 'Zotit të natës'
30 Nëntor 2020, 19:40Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis u arrestua një ditë më parë pasi u kap me armë zjarri dhe dy gramë kokainë në makinën e tij luksoze “Range Rover”. Media greke “Protothema” i ka dedikuar një profil në lidhje me jetën dhe me deklaratat që e bënë këngëtarin, një figurë kontraverse.
-
LDK, nëse nuk ka marrëveshje për presidentin jemi të gatshëm për zgjedhje
30 Nëntor 2020, 17:13LDK është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nëse në Kosvë nuk ka konsensus politik për presidentin e ri.
-
Kriza ekonomike e pandemisë së COVID-19, Kosova vendos udhëtim falas për qytetarët me autobusë për një muaj nga 1 dhjetori
30 Nëntor 2020, 17:07Autobusët brenda qyteteve do të ofrojnë udhëtim falas për të gjithë muajin dhjetor. Udhëtimi falas do të nis nga 1 dhjetori, ditën e nesërme dhe do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës për një muaj rresht.
-
Shtatorja e Skënderbeut/ Ideatori: Shqiptarët janë mësuar me kopje gjithë jetën, e s'pëlqejnë origjinalin! Skulptori: S'më bëjnë përshtypje reagimet
30 Nëntor 2020, 16:50Për Nue Oroshin, ideator i shtatores së Skënderbeut në Prizren, ky është imazhi origjinal i heroit tonë kombëtarë, por nuk është pritur mirë nga shqiptarët se "janë mësuar gjithë jetën me një kopje". Komentet negative që kanë mbërritur, ideatori i lidh me tre arsye kryesore.
-
Pas kritikave të shumta/ Dërgohet për rimodelim shtatorja e Adem Jasharit në Prizren
30 Nëntor 2020, 16:30Pas kritikave të shumta dhe debateve është marrë vendimi që shtatorja e Adem Jasharit e vendosur në Prizren më 28 nëntor të rimodelohet.
-
INTERVISTA/ Massimo D’Alema: Ja si Italia hyri në luftë në Kosovë
30 Nëntor 2020, 16:04Ish kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema në një intervistë tregon të ngjitha ngjarjet se si Italia hyri në luftë në Kosovë, në krah të NATO-s duke sjellë më pasë pavërësinë e saj.
-
11 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
30 Nëntor 2020, 15:0911 viktima dhe 539 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit.
-
Petroviç: Kemi krijuar unitet në Kosovë, s’ka më serbë të Thaçit dhe Haradinajt
30 Nëntor 2020, 14:38Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petroviç ka thënë se fitorja e kandidatit të Listës Serbe, Milan Radojeviç, në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut është një reflektim i mbështetjes së serbëve në Kosovë për politikën e qeverisë serbe dhe të Aleksandar Vuçiçit.
-
KE kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, asgjë për liberalizimin e vizave
30 Nëntor 2020, 14:34Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë raportet për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
-
U kap me drogë dhe armë, shtyhet gjyqi i këngëtarit grek Notis Sfakianakis
30 Nëntor 2020, 13:57Këngëtari me origjinë greke Notis Sfakianakis është paraqitur ditën e sotme përpara gjykatës pasi është kapur mbrëmjen e së dielës në një kontroll rutinë nga policia me një sasi të lëndësh narkotike kokainë dhe një armë të cilën e posedonte pa leje.
-
Muharremi për Report Tv: I turpëruar nga skulptura e Skënderbeut dhe Adem Jasharit! Nëse e duan artin, të dalin dhe të thonë që do i ribëjmë!
30 Nëntor 2020, 11:28Për pedagogun dhe skulptorin Ilir Muharremi skulptura e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu dhe e Adem Jasharit duhen hequr dhe ribërë nga e para. Bastardim, karikaturë i ka quajtur Muharremi në një lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv, një tallje me heronjtë tonë kombëtarë.
-
Prizrenit i kërkohet t’i heqë “Skënderbeun” 70 mijë eurosh dhe “Adem Jasharin” e frizerit
30 Nëntor 2020, 10:56Gjashtë thasë çimento, rërë, poliester dhe ngjyra, janë materialet që i kanë hyrë në punë autorit të shtatores së Adem Jasharit që ta rrumbullakojë veprën. Sa u përket veglave të punës, mistria ka qenë kryesorja. Kësisoj, për tre muaj punë pas orarit të rregullt si frizer, gjakovari Alban Buxhovi ka përfunduar shtatoren prej gati tri metrash, që është përuruar të shtunën në ambientet e qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.
-
Ulen temperaturat, reshjet e para të dëborës në Prishtinë
30 Nëntor 2020, 09:32Reshjet e dëborës kanë përfshirë kryeqytetin e Kosovës. Ulja e temperaturave kanë sjellë reshjet e para të dëborës në Prishtinë.
-
LVV fiton Podujevën, Lista Serbe nuk e lëshon Mitrovicën e Veriut
29 Nëntor 2020, 22:50Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë, sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.64 për qind të votave, ndërsa Millan Radojeviq nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicë të Veriut.
