Kosova & Rajoni
-
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, Gjukanoviç i mohoi akuzat për korrupsion, duke thënë se pas protestave qëndrojnë partitë opozitare pro-ruse dhe "faktorët e huaj", edhe pse protestat zyrtarisht drejtohen nga grupe qytetare.
6 Prill 2019, 19:49 -
'Haxhi! Oj Sarë! Ku o Sara?' Pamje të trishta të fëmijëve shqiptarë brenda kampit famëkeq të Sirisë (VIDEO)
5 Prill 2019, 22:55“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen të thotë fëmija shqiptarë që nga gjuha duket se i përket Kosovës.
-
Ushtarët shqiptarë në veri të Mitrovicës alarmojnë serbët, reagon KFOR: Ja pse ishin (VIDEO)
4 Prill 2019, 21:54Sipas raportimeve të mediave serbe, shfaqja e ushtarëve shqiptarë me uniforma ka shkaktuar “shqetësim” për qytetarët serb në veri të Mitrovicës. Ndërsa KFOR ka njoftuar se bëhet fjalë për një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë.
-
Refugjatët sirianë tentojnë të arratisen nga kampi Diavata në Greqi, shpërthejnë në dhunë ndaj policisë (VIDEO)
4 Prill 2019, 19:36Refugjatët sirianë kanë tentuar të ikin nga kampi grek për tu nisur më pas drejt Eurpoës Perëndimore. Ata janë konlfliktuar me policinë ku ka patur edhe raste dhune.
-
BB: Kosova me rritje ekonomike 4.4 %, por me papunësi të lartë
4 Prill 2019, 10:18Në raportin e Bankës Botërore për Kosovën thuhet se shpenzimet e larta publike nuk do të jenë të mjaftueshme për të ulur papunësinë e lartë.
-
EMRAT/ Këta janë 4 bullgarët që humbën jetën pas rrëzimit të avionit në Maqedoni
2 Prill 2019, 20:46Një aeroplani i vogël i tipit Cesna P210N, është rrëzuar në Maqedoni ku viktima kanë mbetur 4 persona. Të gjithë viktimat e këtij aksidenti ajror janë shtetas bullgarë.
-
Ministri i Jashtëm grek: Ballkani mund të kthehet në hapësirë të unifikuar ekonomike
2 Prill 2019, 16:44Marrëveshja e Prespës kundërshtohet nga forcat nacionaliste në të dy vendet, opozita e shfrytëzon për të fituar kapital elektoral. Ministri i Jashtëm grek Katroungalos thotë çfarë duhet bërë për zbatimin e marrëveshjes.
-
Maqedoni/ Tsipras vizitë historike në Shkup: Marrëveshja e Prespës realizim me përpikmëri
2 Prill 2019, 15:19Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras mbërrin për një vizitë historike në Shkup të Maqedonisë. Ai shoqërohet nga 10 ministra, biznesmenë të Greqisë. Vizita është e para zyrtare pas ndërrimit të emrit të Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dy kryeministrat Zoran Zav dhe homologu i tij grek, sëbashku me ministra të kabineteve përkatës kanë nënshkruar më shumë marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral.
-
'Gruaja vdiq pa ditur kush i vrau burrin dhe 2 djemtë'...Rrëfimet e aktivistes që pa me sytë e saj krimet serbe në Kosovë
2 Prill 2019, 09:50Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, flet për bombardimet dhe luftën e Kosovës. Ajo ka qenë edhe vetë shpesh në Kosovë, në kohën e luftës.
-
Tsipras shkon në vizitë historike në Shkup
2 Prill 2019, 09:48Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras viziton këtë të martë (2.04) për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut. Vizita është e para zyrtare pas ndërrimit të emrit të Maqedonisë.
-
Greqi/ Sekuestrohen tableta droge me vlerë 7 milion euro, në pranga bullgari (FOTO)
31 Mars 2019, 12:51Sasia e tabletave të drogës ishte e fshehur në një automjet luksoz tip BMË. Vinte nga Turqia dhe kishte destinacion Italinë.
-
Marijuana drejt legalizimit në Maqedoninë e Veriut, Ohri e Struga si dy mini-Amsterdame
30 Mars 2019, 18:54Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut është ende e papërgatitur për të legalizuar atë por duke parë vendet e tjera nëpër botë kjo çështje do të mbetet e hapur për tu diskutuar.
-
SHBA kërkon dialogun Kosovë-Serbi: Durimit të Amerikës mund t’i vijë fundi
30 Mars 2019, 15:47SHBA është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk garanton se një përkushtim të tillë do ta kenë në të ardhmen në qoftë se Prishtina dhe Beogradi nuk lëvizin përpara në një afat të shkurtër.
-
Limaj kundër Haradinaj: Koha të heqim taksën ndaj produkteve serbe
29 Mars 2019, 19:02Fatmir Limaj u shpreh se taksa për produktet serbe duhet të negociohet, pasi ky vendim politik e ka arritur qëllimin e tij. Ai kritikoi kryeministrin Ramush Haradinaj se ka shkuar përtej vendimit të përbashkët fillestar për vendosjen e taksës.
-
Hahn: Kapitull i ri negociatash për raportet BE-Serbi
29 Mars 2019, 15:15Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një vizitë në Beograd ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit nga ana e Serbisë të dialogut me Kosovën, që aktualisht është i ngrirë për shkak të detyrimeve të rritura nga Prishtina në importet serbe dhe boshnjake. Në një konferencë për shtyp, në fund të takimit me kryeministren, Ana Brnabiç, Hahn tha se i vjen keq për bllokimin e negociatave, duke deklaruar se kjo nuk duhet të ndikojë negativisht në rrugën europiane të Serbisë.
-
Liberalizimi i vizave: Parlamenti Europian mbështet Kosovën
28 Mars 2019, 15:30Edhe pse zgjedhjet e reja në BE do të mbahen në muajin maj, sot Parlamenti Europian ka votuar që mandate për liberalizimin e vizave për Kosovën të vijojë. Mbrëmjen e djeshme në këtë seli u diskutua gjerësisht për këtë çështje nga ku u vunë re dallimet mes përfaqësuesve evropianë. Ndërkohë, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka qenë kritike ndaj vonesës së shënuar për të përmbyllur këtë cështje e ndërsa i ka kërkuar Këshillit Evropian të veprojë sa më shpejt për të aprovuar përfundimisht këtë proces.
-
Sa banorë ka Kosova?
27 Mars 2019, 16:56Enver Hoxhaj, në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ka takuar sot drejtorin e EUROSTAT-it, Aduardo Barredo Capelot.
-
Facebook merr masa të forta, mbyll llogari edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut
26 Mars 2019, 18:11Facebook ka njoftuar se ka mbyllur plotë 2,632 faqe, grupe dhe llogari personale. Këto llogari sipas Facebook po kryhet për të parandaluar "veprime të koordinuara dëmtuese". Vetëm në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë mbyllur 212 llogari.
-
Pas Shqipërisë edhe Kosova ndalon bixhozin
26 Mars 2019, 15:10Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme mori vendim që ta ndalojë veprimtarinë e bizneseve të lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare.
-
Ramush Haradinaj: Taksa, masë për ndalimin e agresivitetit serb
25 Mars 2019, 19:10Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për herë të parë se taksa për mallrat serbe u vendos për frenuar agresivitetin e Beogradit zyrtar për në marrëdhëniet tregtare. Por pavarësisht kësaj, ai shprehet i gatshëm për dialog me Serbinë, dhe për këtë shton se ka edhe një pjesë të opozitës më vete.
