Sport
-
Euro 2020 hyn në fazën më emocionuese. Sot nisin 1/8 dhe në mbrëmje Italia është në provim ndaj Austrisë. Për të kaltërit ka ardhur ora e së vërtetës dhe trajneri Mancini kërkon vetëm fitoren. Tek Austria e pranojnë që Italia është favorite por thonë se e kanë një plan për t’a mundur.
26 Qershor 2021, 11:32 -
Krenon ngjyrat kuqezi në ringun gjerman dhe atë botëror, boksieri për Report Tv: Isha obez, si u dobësova nga këshilla e mjekut! Telefonatat me nënën pas ndeshjeve, ka frikë
25 Qershor 2021, 21:31Ky është Arbër Bellegu, boksieri nga Kosova, kampion në ringun e Gjermanisë. I gjithë rrugëtimi për Arbër Bellegun nuk ka qenë i lehtë. Në një intervitë për 'Report TV' ai tregon se boksin e ka nisur që në moshën 13 vjeçare për të ushtruar aktivitet fizik me rekomandimin e mjekut, pasi kishte probleme me obezitetin. Pasi ka ushtruar 2 vite boks, Bellegu nga 100 kg ka humbur 29 kg.
-
Prag 1/8 e Europianit, Italia e rekordeve përballet me Austrinë! Mancini: Mjafton të luajmë si në grupe, lojtarë të mirë do mbesin në stol
25 Qershor 2021, 12:12Italia e rekordeve të Roberto Mancinit do të luajë të shtunën ndeshjen e fazës 1/8 të Europianit kundër Austrisë. Historia është në anën e ‘axurrëve’, por përballë do kenë një skuadër pa asjë mungesë, ndërsa edhe vetë trajnerët shprehen se tani nis europiani i vërtetë.
-
‘Humba një gjymtyrë por nuk iu dorëzova fatkeqësisë’ rrëfehet ikona e transmetimeve radiofonike nga momenti më i vështirë tek eksperienca më e bukur
25 Qershor 2021, 11:13Moisi Dalipi është ikona e transmetieve radiofonike. Ai ka qenë komentatori i më shumë se 500 ndeshjeve sportive, me një dashuri dhe pasion të madh për sportin. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” gazetari dhe komentatori i njohur rrëfen jetën e vështirë mbushur me sakrifica por edhe dashuri për punën e tij.
-
Formacioni më i mirë i grupeve sipas UEFA-s, dominon Holanda me 3 futbollistë
25 Qershor 2021, 09:54UEFA ka përzgjedhur formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Euro 2020. Dominon Holanda me tre futbollistë ndërsa pjesë e këtij formacioni është edhe kosovari që luan me Zvicrën, Xherdan Shaqiri.
-
‘Festivali i Futbollit 2021’ nis nga Korça, djem dhe vajza të vogla performojnë në qytet
24 Qershor 2021, 16:00Projekti ka për qëllim masivizimin e futbollit me vajza të vogla, por edhe futbollin e femrave në përgjithësi.
-
UEFA bën ndryshimin e madh, hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare! Preket Champions League dhe Europa League
24 Qershor 2021, 15:51Kompeticionet e UEFA-s nuk do kenë më rregullin e golit në fushë kundërshtare.
-
Talenti shqiptar i tenisit, Ares Ferhati shkëlqen në Maqedoninë e Veriut! Të dhënat flasin për një kampion
24 Qershor 2021, 15:13Tenisti i telanetuar shqiptar ka shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
-
'Euro 2020' thyen rekord autogolash, asnjëherë kaq shumë në një edicion të vetëm (VIDEO)
24 Qershor 2021, 12:35Euro 2020 ka vendosur rekord përsa i përket autogolave të realizuar deri më tani. Në 15 kompeticionet e mëparshme në total kanë qenë 9 autogola, ndërsa vetëm në ‘Euro 2020’ janë shënuar 8.
-
Ronaldo nuk përmbahet, rekordet që theu dhe barazoi me 'dopietën' kundër Francës
24 Qershor 2021, 11:59Dy golat kundër Francës kanë bërë që Cristiano Ronaldo të barazojë rekordin e ish-sulmuesit të Iranit përsa i përket golave që një futbollist ka shënuar me kombëtaret. Ndërkohë portugezi është bërë i vetmi më me shumë gola në Europian dhe Botëror së bashku, duke parakaluar Miroslav Klosen.
-
Ndeshja Gjermani-Hungari, një aktivist vrapon në fushë me flamurin e LGBTI
24 Qershor 2021, 10:27UEFA refuzoi që stadiumi Allianz Arena të ndriçohej nga drita me ngjyrat e ylberit (të njëjta me ato të flamurit) LGBTI+, në kohën kur do të luhej ndeshja Gjermani-Hungari, por kjo se ka penguar një të ri të shprehë mbështetjen e tij për komunitetin.
-
EURO 2020, ja rrugëtimi drejt finales së madhe të 'Uemblit'! Përballje të zjarrta në 1/8, spikat Angli-Gjermani, përplasje goleadorësh mes Lukakut dhe Ronaldos
24 Qershor 2021, 10:27Faza e 1/8 e Euro 2020 që nis të shtunën premton spektakël në të 8-ta sfidat. Por tre janë përballjet më të zjarrta me duelin klasik Angli-Gjermani. Sfidën e golashënuesve Lukaku-Ronaldo në Belgjikë-Portugali dhe Spanja që luan ndaj Kroacisë.
-
Euro 2020/ Spektakël i garantuar në 1/8! Portugalia përballet me Belgjikën, Anglia pret Gjermaninë
23 Qershor 2021, 23:29Faza e 1/8 është spektakël i garantuar, ashtu siç kanë rezultuar edhe grupet në Europian.
-
Euro 2020/ Mbyllet faza e grupeve! Gjermania kualifikohet me ankth, në 1/8 përballet me Anglinë, më tej edhe Franca me Portugalinë
23 Qershor 2021, 22:55Barazimi me shifrat 2-2 ka kualifikuar në fazën e 1/8 si Francën ashtu edhe Portugalinë. Një ndeshje ku Benzema dhe Ronaldo realizuan ‘dopietë’. Më tej ka kaluar edhe Gjermania që ka barazuar me vështirësi 2-2 kundër Hungarisë. Në fazën e 1/8 ‘panezerat’ do luajnë finalen e parakohshme kundër Anglisë në Uembley.
-
‘Terminatori’ Ronaldo nuk lë rekord pa thyer, tani bëhet i vetmi në botë me më shumë gola në Europian dhe Botëror
23 Qershor 2021, 22:06Ronaldo nuk di të ndalet edhe pse në biografinë e tij thuhet se prej janarit ka mbushur 36 vjeç.
-
Po këndohej himni i Hungarisë, tifozi gjerman ‘pushton’ fushën me flamurin e LGBT-së
23 Qershor 2021, 21:51Gjermania e ka dhënë mesazhin e saj në mbështetje të komunitetit LGBT.
-
Përcaktohen 5 duele të 1/8 të Euro 2020, Holanda ndaj Çekise, Spanja me Kroacinë e Suedia ndaj Ukrainës
23 Qershor 2021, 21:42Me mbylljen e ndeshjeve të grupit E të "Euro 2020" tashmë janë përcaktuar 5 sfida të fazës së ardhshme asaj të 1/8. Suedia që e mbylli e para grupin E do të ndeshet me Ukrainën në fazën tjetër. Ukraina u kualifikua si një nga vendet e treta më të mira. Po ashtu mësoi rivalin e fazës me eliminim direkt edhe Holanda.
-
Euro 2020/ 'Zgjohet' Spanja, shkatërron Sllovakinë dhe 'peshkon' Kroacinë në 1/8! Polonia mposhtet edhe në fund, Suedia e para e grupit E
23 Qershor 2021, 19:56Spanja i është përgjigjur kritikave, duke shkatërruar 5-0 Sllovakinë në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Në fazën tjetër La Roha do të përballet me Kroacinë, ndërsa një biletë për 1/8 ka prerë edhe Suedia e cila është kualifikuar si e para grupit E me 7 pikë falë fitores 3-2 kundër Polonisë.
-
Euro 2020/ Sot në fushë grupi i 'ferrit', Portugalia do pikë me Francën! Spanja opsion vetëm fitoren kundër Sllovakisë
23 Qershor 2021, 12:09Sot do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve për Euro 2020, pasi në fushë zbresin 8 kombëtare. Në grupin F, të konsideruar si grupi i zjarrit, me interes pritet Portugali-Francë, pasi kampionë në fuqi të Europës nuk e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa Gjermania përballet me Hungarinë.
-
Euro 2020 në shifra, 76 gola në 32 ndeshje të zhvilluara! Katër lojtarë kërkojnë ‘Këpucën e Artë’
23 Qershor 2021, 10:26Në Euro 2020 deri tani janë luajtur 32 nga 51 ndeshjet e planifikuar dhe janë shënuar 76 gola me një mesatare një gol në çdo 38 minuta lojë. Katër futbollistë kanë shënuar nga tre gola. Holanda është ekipi që ka shënuar më shumë ndërsa ekipet që i mbyllën grupet pa pikë janë Turqia e Maqedonia e Veriut.
