Sport

  • Cristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur akuzave të shumta të tifozëve lidhur me performancën e tij në ndeshjen ndaj Danimarkës. CR7 ka reaguar më shumë pasi në takimin me Danimarkën është brohoritur me thirrjet “Messi-Messi”.
  • Real Madrid 50 milion euro për Cavanin

    Real Madrid do ta vë në dyshime presidentin e Napolit, De Laurentis. Kjo, pasi mediat italiane shkruajnë se gjigandi spanjoll Real Madrid e ka gati ofertën për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani. Reali thuhet se ka kontaktuar presidentin De Laurentis të cilit vetëm i ka treguar ofertën e fuqishme për Cavanin ndërsa ai ka filluar të studiojë atë.

  • Plani i Chelseat, Jovetic-Ben Arfa

    Skuadra kampione e Evropës, Chelsea vazhdon të synojë yje të futbollit evropian për ti transferuar në skuadër. Në radhë janë malazezi i Fiorentinës, Stevan Jovetic dhe francezi i Neëwastle Hatem Ben Arfa.

  • Van Basten: Barcelona
    skuadra më e mirë në histori

    Ish-futbollisti i Milanit, Marko van Basten ka deklaruar se skuadra e Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiolës ka bërë histori dhe ka tejkaluar edhe Milanin e Arrigo Sakit, në të cilin bënte pjesë edhe vetë holandezi.
    “Barcelona është ekipi më i mirë në histori. Thjesht vini në peshore ekipet më të mira në histori dhe krahasoni rezultatet e tyre. Askush nuk ka arritur këto rezultate si Barcelona nën drejtimin e Guardiolës

  • Spanja fiton me lehtësi,
    Italia barazon me Kroacinë

    Itali nuk shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Kroacinë në ndeshjen e parë në grupin C. Andrea Pirlo në pjesën e parë dhe Mandukiç në të dytën kanë qënë protagonistët kryesorë të ndeshjes. Për “ axurrët” ky është barazimi i dytë pas atij me Spanjën në ndeshjen e parë, ndërsa Kroacia kryeson me katër pikë pas fitores me Irlandën.

  • Garat Rally mbërrijnë në Shkodë

    Garat Relly "Off Road" kanë mbërritur edhe në qytetin e Shkodrës, ku marrin pjesë pilotë nga Italia dhe nga Shqipëria. kryetari i Bashkisë së Shkodrës Ritvan Trashani i ka uruar mirëseardhjen, ndërsa ka vlerësuar se këto aktivitete hsërbejnë për zbulimin e perlave natyrore që gjënden në veriun e Shqipërisë.

  • Gjermania në cerekfinale,
    Hollanda në fije të perit

    Finalja e parakoshme e Europianit Gjermani-Hollandë ka vajtur për gjermanët, të cilët presin të parët biletën për në cerekfinale, ndërsa shpresat e Hollandës për të kaluar grupin janë në fije të perit.

  • Shitet Dani Alves vjen Isla!?

    Barcelona mund të pësoj ndryshime të mëdha në formacion këtë vit. Ndryshimet mund të fillojnë në repartin e mbrojtjes e që së fundi po flitet për shitjen e brazilianit Dani Alves.

  • Shevchenko dy gola
    për t’u ndjerë 10 vjet më i ri

    Andrei Shevchenko ndjeu sikur vitet i janë kthyer mbrapa kur shënoi dy herë në fitoren e Ukrainës, kundër Suedisë 2-1, të hënën mbrëma, pas së cilës skuadra e tij mori kryesimin në Grupin D.

  • Batuta për homoseksualët
    Cassano kërkon falje

    Sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano ka kërkuar falje për deklaratat e tij rreth homoseksualëve të bëra gjatë një konference për shtyp të martën.

  • Euro 2012, Franca fton Abidalin

    Presidenti i Federatës franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet ka njoftuar se i ka bërë ftesë Eric Abidalit të përcjell ndeshjen mes Suedisë dhe Francës në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D në Kiev.

  • Grupi i “ferrit”, luan sot raundin e dytë

    Grupi b ku bëjnë pjese ekipet e Danimarkës, Gjermanise Holandes dhe Luzitanët Portugez, i cili është cilësuar nga analistet sportive, si grupi i “ferrit”, luan sot raundin e dytë të ndeshjeve .

  • Dhuna përfshin Euro 2012
    Poloni – Rusi, “lufta” vazhdon

    Grupet e tifozëve janë përleshur me njëri tjetrin dhe mediat ndërkombëtare flasin për një numër të konsiderueshëm të plagosurish. Policia ka arritur të shpërndajë turmat dhe të arrestojë një numër të madh tifozësh nga të dy palët

  • Poloni - Rusi nuk shkojnë
    më shumë se një barazim 1 - 1

    Mbrëmja ka qënë e rezervuar për një superndeshje midis Polonisë dhe Rusisë, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1. Golat janë shënuar nga një për çdo pjesë të lojës.

  • Çekia fiton dhe shpreson,
    Greqia pranë lamtumirës

    Republika Çeke ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme përballë Greqisë, duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë finaleve të Kampionatit Europian. Teksa vinin pas një humbje të thellë me rezultatin 4-1 me Rusinë, çekët kanë mbledhur forcat duke triumfuar me helenët dhe ringjallur plotësisht shpresat për një kalim të fazës së grupeve.

  • Shuhet ish-trajneri i Kombëtares
    nesër homazhet për Medin Zhegën

    Do të zhvillohen nesër homazhet për nder të  ish trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Medin Zhega, i cili u nda dje nga jeta në moshën 66 vjeçari.

  • Ukrainës i mjafton Shevçenko
    për të mundur Suedinë

    Në mbrëmje, Ukraina ka mposhtur Suedinë në një ndeshje shumë të bukur në stadiumin e Kievit, në praninë e 68.000 spektatorëve. Dy golat e Andrey Shevçenkos i kanë mjaftuar Ukrainës për të marrë tre pikët e para dhe kapërcyer në vendin e parë në grup.

  • Franca dhe Anglia
    ndahen në barazim 1-1

    Ndeshja më e fortë e grupit D midis Francës dhe Anglisë ka përfunduar në barzim 1-1. Ky rezultat lë më shumë të kënaqur Tre luanët e drejtuar nga trajneri Roi Hodgson, pasi francezët meritonin diçka më shumë për lojën e zhvilluar. Ndeshja ka pasur dy tablo të ndryshme, Lesskot dhe Nasri ka shkruar historinë e ndeshjes në 9’ minuta. Anglia e privuar nga mungesat e tre futbollistëve kryesorë si Lampard, Kahill dhe Roony e ka pasur shumë të vështirë që të rrezikonte vetëm me Gerrard.

  • Chelsea konfirmon Di Matteon

    Chelsea pritet të konfirmojë Roberto Di Matteon në postin e menaxherit gjatë kësaj jave, ka njoftuar BBC Sport.

  • Rally Albania, katër të
    plagosur në 2 aksidente

    Katër të plagosur janë shënuar gjatë ditës së sotme në garën e “Rally Albania” ndërsa një motorr ra në humnerë dhe një makinë u përfshi në një tjetër aksident. (Në foto: automjeti i aksidentuar sot)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv