Arkiva

  • BUDAPEST, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Tensione të reja për Hungarinë e kryeministrit Viktor Orban, këtë herë në marrëdhëniet kulturore me Austrinë. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Hungarisë, disa aktorë të ”Burgtheater” të Vjenës morën papritur fjalën për të shprehur shqetësimin e tyre për demokracinë hungareze, e dobësuar nga qeveria e partisë në pushtet ”Fidesz”. […]
  • Naço prezanton kandidatin e LSI për bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj

    TIRANË, 21 Prill /ATSH/ -Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço prezantoi sot kandidatin e LSI-së dhe aleatëve të saj për bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj. Naço deklaroi se tek Petrit Sinaj është gjetur një kandidat i denjë për Beratin, i cili do të promovojë vlerat më të mira të këtij qyteti. Duke iu drejtuar qytetarëve të Beratit, […]

  • Ndahet nga jeta aktori i dashur i humorit Met Bega

    TIRANË, 21 Prill/ATSH/ -Aktori  i njohur i humorit  Met Bega, është ndarë nga jeta sot pas nje sëmundje te rëndë nga e cila vuante prej kohesh. Aktori që spikati në rolet e tij në ekran në filma, komedi apo dhe ne seriale si,  ” Edhe ashtu edhe kështu” , “Stolat në park” , “Tela për violinë” […]

  • Sport – Mbrojtësi Smalling zgjat kontratën me Manchester United deri ne 2019

    TIRANE, 21 Prill /ATSH-AFP/. – Mbrojtesi anglez, Chris Smalling, 25 vjeç, ka zgjatur kontraten e tij me  Manchester United deri ne 2019, bene te ditur te marten “Red Devils”. I ardhur nga Fulham para pese vjetesh, ai eshte konfirmuar kete sezon si nje prej titullareve te trajnerit holandez Louis van Gaal. Kontrata e tij aktuale perfundonte ne 2016. /a.ke/

  • Veliaj prezanton Planin Kombëtar për Rininë: Ka munguar për 21 vjet

    TIRANË, 21 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar sot takimin e fundit me të rinjtë si ministër i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë, ndërsa ka prezantuar Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë. Ky takim u realizua në qendrën e Rinisë në rrugën e Kavajës, për […]

  • Lunaçek vlerëson kontributin e deputeteve të Kuvendit të Kosovës

      PRISHTINË, 21 Prill /ATSH/.- Bordi i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit kosovar priti sot në një takim eurodeputen dhe raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila u shpreh se çmon shumë kontributin e tyre. “Kosova ka ligje të mira, por çështje është sa e si zbatohen ato”, tha Lunaçek derisa […]

  • SHBA e shqetësuar për lirimin e mundshëm të një anarkisti grek

    UASHINGTON, 20 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja shprehu shqetësimin përsa i përket një projektligji në Greqi që mund të çojë në lirimin e parakohshëm të një personi të akuzuar si anëtar i një grupi anarkist që do të kishte vrarë disa amerikanë. Grupi revolucionar i armatosur “17 Novembre” ishte një prej organizatave të ekstremit të majtë […]

  • Mësuesit, trajnim për programin eTwinning

    TIRANË, 21 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Në kuadër të projektit eTwinning (Programi i mësimit elektronik i Komisionit Evropian), përfaqësuesit e Shërbimit Kombëtar të Mbështetjes në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit zhvilluan në Drejtoritë Arsimore Rajonale trajnimin e mësuesve mbi këtë projekt. Portali eTwinning përfaqëson një platformë unike të bashkëveprimit të mësuesve në projekte nxitëse dhe inovatore si dhe […]

  • Dita Ndërkombëtare e Tokës- KASH: Sensibilizim në mbrojtje të planetit

    KASH dhe Ministria e Bujqësisë, konferencë shkencore, në “Ditën Ndërkombëtare të Tokës” TIRANË, 21 Prill /ATSH-E.Xhajanka/- Data 22 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet […]

  • Falsifikonte dokumenta për qëllime përfitimi, arrestohet administratori i “Intertem”

    TIRANË, 21 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme goditi një grup falsifikatorësh, të shtrirë në qytetet e Tiranës dhe Vlorës. Gjatë operacionit të SHÇBA-së në Tiranë dhe në Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Beqiraj, me banim në qytetin e Vlorës, pronar i firmës “Interterm”. […]

  • Gazeta austriake Die Presse: Thaçi tronditi sërish Serbinë

      PRISHTINË, 21 Prill/ATSH/.- E përditshmja prestigjioze austriake “Die Presse” ka bërë një analizë për refuzimin e Serbisë për të lejuar vizitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministri të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd. Në këtë analizë “Die Presse” thotë se pavarësisht shkuarjes apo mos shkuarjes së “gjarprit” në Beograd, ai ka arritur […]

  • Detyrat e policisë në zgjedhje, KQZ miraton udhëzimin

    TIRANË, 21 Prill/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën disa ndryshime në udhëzimin “Për detyrat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ushtrisë në Zgjedhje”, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ky akt i ndryshuar parashikon plotësimin me dy modele të reja vendimet që KZAZ-të do të përdorin për thirrjen […]

  • Prezantohet raporti vjetor i Komisionerit për Shërbimin Civil

    TIRANË, 21 Prill/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi të martën rreth raportit të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2014. Drejtuesja e këtij institucioni, komisionerja Pranvera Strakosha prezantoi raportin mbi veprimtarinë vjetore në fushën e mbikëqyrjes, zbatimin e ligjit, administrimin e shërbimit civil në të gjitha institucionet që punësojnë këtë kategori nëpunësish. Komisionerja […]

  • Kojdheli: Mos kërkoni azil, ka opsione aplikimi për tregun e punës jashtë vendit

    TIRANË, 21 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së vizave të punës për aplikantët shqiptarë që duan të punojnë jashtë vendit, u vu theksi tek mundësitë e shqiptarëve për t’u bere pjese e ketij  tregu. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genc Kojdheli, tha se “për shqiptarët ka mjaft opsione të mira për të punuar jashtë […]

  • Meta: Një raport trilateral Itali-Shqipëri-Serbi do i kontribuonte stabilitetit të rajonit

    -Kryeparlamentari takon në Romë kreun e Senatit italian, Pietro Grasso - TIRANË, 21 Prill/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Romë, u prit sot nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso, me të cilin bisedoi rreth partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeparlamentari shqiptar vlerësoi rolin aktiv të Italisë në rajon dhe […]

  • Maqedoni, UÇK çarmatos policët
    "Nuk duam marrëveshjen e Ohrit"

    Rreth 40 persona të armatosur, pjestarë të UÇK-së kanë sulmuar gjatë natës postën e policisë kufi në fshatin Goshincë në Maqedoni.Sipas burimeve të ministrisë, katër oficerë policie po mbahen peng nga ky grup, dhe të tjerët janë liruar pasi armët e tyre janë konfiskuar nga agresoret. Ministri i Brendshëm maqedon, Ivo Kotevski ka thënë se sulmuesit ishin të armatosur, mbanin veshur simbole të UÇK-së dhe flisnin shqip me njëri-tjetrin. VIDEO

  • Rama-Vuçiç në Bruksel: Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, me rëndësi për stabilitetin në Ballkan

    - Kryeministri serb konfirmon vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj- BRUKSEL, 21 Prill/ATSH/-Kryeministri Edi Rama është takuar sot me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel. Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Bruksel për të zhvilluar takime në kuadër të procesit të Berlinit, i njohur ndryshe si “Western Balkan’s 6″. Në këtë […]

  • Punimet artizanale, një atraksion turistik që nuk po kuptohet nga të rinjtë

    TIRANË, 21 Prill / ATSH / – Turistët në qytetet muze si Berati, Gjirokastra dhe Kruja, paraqesin një interes të veçantë për punimin me dorë të sixhadeve e qilimave dhe orendive të tjera artizanale. Vite më parë në qytetin e Krujës funksiononte ndërmarrja artistike ku ishin të punësuara mbi 1000 gra e vajza, por pas […]

  • Millman: 30 herë më shumë imigrantë të vdekur në Mesdhe krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-s

    GJENEVË, 21 prill /ATSH-AFP/ – Më shumë se 1 750 imigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe që prej fillimit të vitit, 30 herë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2014, theksoi sot Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit (ONI). “Me numërimin e fundit, Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit ka llogaritur se numri i të vdekurve që prej […]

  • Azilkërkuesit, Tahiri: Po hetojmë se kush fshihet pas këtyre lëvizjeve

    -Deklarata e Ministrit pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me KQZ-në- TIRANË, 21 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i pyetur nga përfaqësues të medias lidhur me shtimin e numrit të personave që kërkojnë azil jashtë vendit, u shpreh se institucioni i drejtuar prej tij ka nisur tashmë një hetim për të zbuluar […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv