Arkiva

  • TIRANË, 17 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-.  Operacion i koduar ” STOP”, i zhvilluar nga Sektori Kundër korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka çuar në pranga 7 zyrtarë të lojërave të fatit. Operacioni, njofton Policia e Shtetit ka nisur që të mërkurën ku u arrestuan dy persona, një specialist i hetimit tatimor në Drejtorin e […]
  • Shqiptarët ndjekin në ankth seancën e Apelit për ndeshjen Serbi-Shqipëri

    LOZANË, 17 Prill/ATSH-Nefail Maliqi/-Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS)  në Lausanne po vazhdon seancën maratonë për ndeshjen Shqipëri Serbi. Gjatë gjithë ditës, janë dëgjuar ankesat e palës shqiptare dhe palës serbe. ATSH dhe «Presheva jonë » si medium i vetëm shqiptar që ndoqi drejtpërsëdrejti këtë proces ka mësuar se verdikti i CAS  për ndeshjen e 14 […]

  • Jahjaga: Votojeni Gjykatën Speciale

    PRISHTINË, 17 Prill/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bisedoi sot në takime të veçanta me kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale. Sipas KosovaPress, Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave kushtetuese ka njoftuar shefat e grupeve parlamentare për hapat e deritanishëm të ndërmarrë në procesin […]

  • PS-FRD bashkë në zgjedhje-Rama: Do të ndërtojmë një shembull të ri për politikën

    TIRANE, 17 Prill/ATSH/- Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama zyrtarizoi të premten pasdite marrëveshjen e arritur me FRD për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama i cilësoi negociatat me kreun e FRD-së, Bamir Topi, si të natyrshme. Rama tha se do të ndërtojmë një […]

  • JEMEN – OKB: Rreth 770 të vdekur nga dhuna, nevojë urgjente për medikamente

    GJENEVË, 17 prill /ATSH-AFP/ – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shprehu sot keqardhje për mungesën e madhe të medikamenteve, ushqimeve dhe karburantit nëJemen, ku bilanci nga dhuna ka arritur në 767 të vdekur dhe 2 906 të plagosur. Për t’iu përgjigjur nevojave jetësore dhe për mbrojtjen e më shumë se 7,5 milionë personave të prekur nga […]

  • AKU do të rrisë monitorimin e tregut

    TIRANE, 17 Prill/ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU gjatë këtij viti do të rris monitorimin e tregut për vendosjen brenda standardeve të tregjeve ushqimore. Kjo u evidentua gjatë analizës vjetore të zhvilluar të premten. “AKU ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Inspektorët tanë janë në çdo cep të […]

  • Promovimi i turizmit nëpërmjet internetit nis nga Shkodra – Dixhitalizim të Muzeut Historik

    SHKODER, 17 Prill/ATSH/- Shkodra bëhet qyteti i parë në vend me “Muzeun Dixhital” ku trashëgimia kulturore dhe historike e saj, do të jenë tashmë lehtësisht pjesë e trashëgimisë evropiane. Kjo bëhet e mundur falë marrëveshjes që Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito nënshkroi sot në Shkodër me zv/Kryeministrin e njëherësh Ministri […]

  • Jahjaga: Çikatova na kujton sa plagë janë ende të hapura

    PRISHTINË, 17 Prill/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli morën pjesë në ceremoninë e sotme të rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit, të vrarë dhe të zhdukur në vitin 1999. Sipas KosovaPress, Presidentja Jahjaga theksoi se “këta janë muajt më të vështirë për të gjithë […]

  • ITALI – Katër vende të BE-së kërkojnë një zgjidhje evropiane për imigracionin

    ROMË, 17 prill /ATSH-AFP/ – Gjermania, Franca, Italia dhe Sllovakia kërkuan sot një zgjidhje të fortë dhe vendimtare në nivel evropian për problemet e imigracionit, pas tragjedive të fundit në Mesdhe. “Ngjarjet tragjike të fundit në Mesdhe, me zhdukjen e qindra personave në anijet e imigrantëve, kërkojnë një reagim të përbashkët dhe të fortë nga […]

  • Kosovë-Ministri Bajrami takon delegacionin parlamentar të Shqipërisë

    PRISHTINË, 17 Prill /ATSH/.- Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami priti sot në takim kryetarin e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Komunikimit Publik, Genc Polo, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe një grup i deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë. Ministri Bajrami foli për zhvillimet e fundit […]

  • Varoufakis pa kravatë në Shtëpinë
    e Bardhë, Obama tallet: Na solli para

    Në një cermoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë ku ishin të pranishëm rreth 250 të ftuar për të festuar pavarësinë e Greqisë, mësohet se presidenti Amerikan, Barak Obama, duke qeshur ka përdorur një shaka që e ka prekur Ministrin e Ekonomisë së Greqisë, Yanis Varoufakis. 

  • Intensifikim i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Maqedoni

    - Kryeparlamentari Meta takon ministrin maqedonas të Ekonomisë, Neziri – TIRANË, 17 Prill/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë të Maqedonisë, Bekim Neziri, gjatë një takimi të premten në Tiranë vlerësuan marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ndërsa vunë në dukje nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Sipas njoftimit për […]

  • Ambasadorja e Hollandës: Rritja e besimit të qytetarëve tek institucionet, thelbësore për ndërtimin e shtetit ligjo

    TIRANË, 17 Prill /ATSH-Gjergji Mima/. -Ambasadorja e Hollandës në Tiranë, Dewi Van de Weerd mori pjesë në prezantimin e gjetjeve kryesore të një projekti të mbështetur nga ana e Hollandës në lidhje me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së prokurimit on-line në nivel lokal. Ambasadorja theksoi nevojën për të rritur besimin e qytetarëve tek institucionet, […]

  • Policia dëbon anarkistët para rektoratit të Universitetit të Athinës

    ATHINË, 17 prill /ATSH-AFP/ – Një grup anarkistësh që kishin 19 ditë që protestonin para rektoratit të Universitetit të Athinës për të vënë nën presion qeverinë e majtë radikale, u dëbuan sot nga policia, bëri me dije një burim policor. Policia kishte rrethuar zonën që prej mbrëmjes së kaluar, por vetëm sot me urdhër të […]

  • Thaçi-Koenders: Thellim bashkëpunimit mes Kosovës dhe Holandës

      PRISHTINË, 17 Prill/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua sot në Hagë me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe shqyrtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve, posaçërisht në fushën ekonomike dhe […]

  • Përkujtohet 40-vjetori i rënies së Pnom Penit, opozita kërkon zbulimin e së vërtetës për Kmerët e Kuq

    PNOM PEN, 17 prill /ATSH-AFP/ – Kamboxhia përkujton sot në heshtje 40-vjetorin e marrjes së Pnom Penit nga Kmerët e Kuq, që u konsiderua si mbretëra e terrorit, në ndërkohë që opozita kërkon që e vërteta të dalë në dritë sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne duhet të vëmë drejtësinë në vend për […]

  • Zv.ambasadorja gjermane Holstein viziton minierën e Bulqizës

    TIRANË, 17 Prill /ATSH/ – Zv.ambasadoria e Gjermanisë në Shqipëri, Anke Holstein, bëri të premten një vizitë  në ambientet e minierës në Bulqizë. Diplomatja ishte ftuar të shikonte nga afër punimet për hapjen e pusit të thellësisë. Holstein pa nga afër ecurinë e punimeve për pusin numër 9, që është një nga investimet më të […]

  • 500 asteroidë kërcënojnë Tokën

    ROMË, 17 prill /ATSH-AFP/ – Rreth 500 asteroidë kërcënojnë me shumë mundësi Tokën, por zgjidhjet për këtë kërcënim janë shqyrtuar nga ekspertët e Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), të mbledhur këtë javë në Frascati, afër Romës. “Ne kemi rreth 500 objekte afër Tokës, të identifikuara brenda një periudhe prej 100 vjetësh që mund të prekin Tokën […]

  • Mustafa takohet me ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Markusz

      PRISHTINË, 17 Prill/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e shumanshme që Hungaria ka dhënë për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese evropiane. Duke i uruar sukses ambasadorit Markusz gjatë misionit në Kosovë, Mustafa […]

  • Programi i gjysmëfinaleve të Kupës së Anglisë

    TIRANE, 17 Prill /ATSH-AFP/. – Programi i ndeshjeve gjysmefinale te Kupes se Anglise ne futboll eshte: E shtune: (18.20) Reading (D2) – Arsenal E diele: (16.00) Aston Villa – Liverpool  /a.ke/

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv