Arkiva

  • Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan ka dënuar deklaratat e bëra nga Papa Françesku mbi ngjarjet e vitit 1915, ku Ati i Shenjtë deklaroi se “gjenocidi i parë në shekullin e 20-të ju ndodhi armenëve".
  • Itali, tentojnë t’i shpëtojnë luftës
    400 libianë mbyten në Mesdhe

    Në katër ditë janë shpëtuar rreth 7 mijë persona në Mesdhe dhe dyshohet se janë mbytur mbi 400 të tjerë. Sipas organizatës “Save the Children”, dëshmitë e personave të shpëtuar gjatë operacioneve të ndryshme nga Rojet Bregdetare italiane thonë se mund të jenë rreth 400 viktima të mbytur këtë fundjave.

  • AK zgjedh Servete Grudën zëvendëskryetare të konkurrencës

    TIRANË, 15 Prill /ATSH/- Autoriteti i Konkurrencës ka zgjedhur prof.Servete Grudën,  zëvendëskryetare të Komisionit të Konkurrencës. Sipas nenit 21 të ligjit të Konkurrencës, zëvendëskryetari zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve dhe sipas nenit 25 të ligjit zv.kryetari kryen funksionet e kryetarit në mungesë të këtij të fundit. Sipas vendimit nr. 347, datë […]

  • Mitrovicë, ndalohen 9 persona për armëmbajtje pa leje

      PRISHTINË, 15 Prill/ATSH/.- Policia e Mitrovicës ka nisur në orët e para të mëngjesit një aksion të madh policor në lagjen Vaganicë të Mitrovicës. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet për kërkimin e armëve dhe deri më tani janë arrestuar nëntë persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni […]

  • KINË – Rritja ekonomike regjistron ngadalësim të ndjeshëm

    PEKIN, 15 prill /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit duke arritur në 7,0 për qind në një vit, njoftoi sot qeveria duke konfirmuar ngadalësimin e vazhdueshëm për ekonominë e dytë botërore. Ky progres i Prodhimit të Brendshëm Bruto kinez është pak më i lartë nga […]

  • Kosovë- 5300 nxënës i nënshtrohen sot testit PISA

      PRISHTINË, 15 Prill/ATSH/.- Në 225 shkolla të Kosovës me 5300 nxënës do të mbahet testi i vlerësimit ndërkombëtar PISA. Sipas Ministrisë së Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kjo është një ngjarje me rëndësi për sistemin e arsimit në Kosovë. MASHT ka kërkuar nga drejtorët komunalë të arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit, koordinatorët […]

  • Listat e kandidatëve- Rama takon Metën

    TIRANË, 15 Prill/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e së mërkurës në kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta, ku mendohet të jetë diskutuar rreth listës së kandidatëve në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Lista pritet të miratohet në tryezën e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Një ditë më parë në selinë […]

  • Mustafa: Të gjitha zgjidhjet në institucionet e Kosovës

      PRISHTINË, 15 Prill /ATSH/- Të gjitha zgjidhjet do bëhen në institucionet e Kosovës dhe nuk ka arsye të kërkohen në rrugë, tha sot kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë, e cila po vazhdon, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar protesta këtë fundjavë. “Do të vazhdojmë më tutje me konstitumin e Fondit për Zhvillim dhe […]

  • PS zyrtarizon kandidaturat për Vlorën dhe Gjirokastrën

    TIRANË, 15 Prill/ATSH-Anila Struga/.- Partia Socialiste zyrtarizoi sot kandidaturën e saj për kreun e bashkisë Vlorë, një nga më të rëndësishmet në vend. Mjeku Dritan Leli do të jetë emri me të cilin socialistët do të përfaqësohen në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Për bashkinë Sarandë është përzgjedhur emri i Floriana Kokës, punonjëse e kësaj […]

  • SHBA - Obama mbështet tërheqjen e Kubës nga lista e zezë amerikane

    UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama dëshiron tërheqjen e Kubës nga lista e zezë amerikane e shteteve që mbështesin terrorizmin, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë. Në një raport  të paraqitur në Kongres, presidenti amerikan shprehu qëllimin e tij për të hequr Kubën nga kjo listë, një etapë kryesore për normalizimin e marrëdhënieve mes […]

  • UASHINGTON – FMN: Përshpejtimi i ekonomisë indiane do t’ia kalojë asaj kineze

    UASHINGTON, 14 prill /ATSH-AFP/ – Ekonomia indiane po përshpejtohet dhe do t’ia kalojë ekonomisë së Kinës duke u bërë shteti më dinamik falë uljes të çmimeve të naftës dhe reformave të qeverisë së Narendra Modi, sipas FMN-së. Ekonomia e tretë aziatike do rritet me 7,5 për qind këtë vit dhe vitin tjetër, që do të […]

  • Malala letër të hapur vajzave të 
    rrëmbyera: Solidaritet dhe shpresë

    Në kuadër të përvjetorit të parë të rrëmbimit të 219 vajzave në Nigeri, fituesja e cmimit të parë Nobel, Malala Yousafzai, publikoi një letër të hapur ndaj vajzave të zhdukura edhe thirrje ndaj qeverisë duke prekur edhe rëndësinë e arsimit jo vetëm për vajzat, por edhe për djemtë. 

  • Sport – Suarez: Do jem në krah të Messit e Neymarit

    TIRANE, 14 Prill /ATSH/. – Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, eshte shprehur se detyra e tij është që të përshtatet me mënyrën se si luajnë Messi dhe Neymari dhe të mundohet që atyre t’ua bëjë gjërat më të lehta. “Tek Barcelona duhet te pershtatesh me mënyrën se si luajnë dhe lëvizin Messi dhe Neymar dhe […]

  • Thaçi: Kthimi i Brezovicës në një qendër turistike botërore

    PRISHTINË, 14 Prill/ATSH/- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kosideruar si një proces të rëndësishëm për ekonomin e vendit nënshkrimin e kontratës për rikthimin e zhvillimit të Brezovicës në një zonë atraktive turistike. Thaci nëpërmjet statusit të tij në Facebbok, shprehet se “Sot përfunduam një proces shumë të rëndësishëm për Kosovën, për […]

  • JEMEN – OKB-ja kërkon hetim mbi humbjet e civilëve, më shumë se 730 të vdeku

    GJENEVË, 14 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, kërkoi sot një hetim mbi humbjet e civilëve në Jemen ku janë numëruar 736 të vdekur që prej fillimit të përshkallëzimit të konfliktit. ”Çdo përpjekje e hamendësuar kundër të drejtës ndërkombëtare duhet të bëhet pjesë e […]

  • TURQI – Erdogan i konsideron delir deklaratat e papa Françeskut për ngjarjet turko-armene të vitit 1915

    ANKARA, 14 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti islamiko-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi sot fjalët e papa Françeskut, i cili foli të dielën për gjenocidin kundër armenëve të kryer nga Perandoria Otomane, në vitin 1915, dhe duke i cituar ato si ”delir”. ”Nëse politikanët apo fetarët bëjnë punën e historianit, atëherë kjo nuk do na çojë […]

  • Bien në pranga dy kontrollorë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

      TIRANË,14 Prill /ATSH- I. Vata/-Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se janë arrestuar dy punonjës policie në Kakavijë, pasi morën rryshfet për të lejuar 3 shtetas shqiptarë të kalonin në shkelje të rregullave në zonën Shengen. MPB shpjegon se “Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është […]

  • UASHINGTON – FMN: Një krizë me Greqinë nuk mund të përjashtohet

    UASHINGTON, 14 prill /ATSH-AFP/ – Nuk mund të përjashtohet një krizë me Greqinë, tha sot kryeekonomisti i FMN-së, Oliver Blanchard gjatë një konference për shtyp. ‘’Një krizë me Greqinë nuk mund të përjashtohet dhe kjo do jetë ngjarja që do destabilizojë tregjet financiare’’, tha Blanchard duke paraqitur parashikimet ekonomike të FMN-së për vitin 2015 dhe […]

  • SPANJË – Zarif: Irani i gatshëm për një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore

    MADRID, 14 prill /ATSH-AFP/ – Teherani është i gatshëm për ta bërë përfundimtare zgjidhjen e çështjes nukleare nëse paralelisht partnerët e tij marrin gjithashtu masa të të njëjtit nivel, deklaroi sot në Madrid ministri iranian i Punëve të Jashtme, Javad Zarif. ‘’Ky është kuadri në të cilin ne do të punojmë, përfundimtar për Iranin, përfundimtar […]

  • KQZ: Sot u konstituuan të gjitha KZAZ-të në të gjithë vendin

    TIRANE, 14 Prill /ATSH/. – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion, në sajë të mirëorganizimit dhe angazhimit maksimal të administratës së KQZ-së, por edhe bashkëpunimit të partive politike, ka konstituuar me sukses 90 KZAZ-të në të gjithë vendin, beri te ditur te marten ne mbremje KQZ-ja. /f.n/  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv