Arkiva

  •   PRISHTINË, 14 Prill /ATSH/.- Unioni i Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani në takimin e mbajtur në qytetin e Böblingen të landit të Baden-Württemberg ka shqyrtuar aktivitetet e deritashme të Unionit, si dhe mundësitë që biznesmenwt shqiptarë nga ky vend të investojnë në Kosovë, por pa e përjashtuar mundësinë e investimeve edhe në Gjermani. Sipas komunikatës […]
  • Lazimi lançon projekt-idenë e PostBankës, në Konferencën e Gjenevës

    Konferenca në vijim të projekteve për dixhitalizimin e shërbimeve të Postës Shqiptare TIRANË, 14 Prill /ATSH/- Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi mori pjesë në Konferencën dyditore të Unionit Postar Universal (UPU), me temë ” Strategjia Botërore e UPU 2015″ që u zhvillua nga data 13-14 prill, në Gjenevë, Zvicër. Pjesmarrës në këtë […]

  • Ratifikimi i një marrëveshje mes qeverive Kosovë-SHBA në axhendën e Kuvendit

    PRISHTINË, 14 Prill /ATSH/.-Kuvendi kosovar në seancën plenare të enjten, në 16 prill, do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA. Poashtu, Kuvendi i Republikës […]

  • USAID dhe CBS, mbështetje 18 aplikimeve të fermerëve me vlerë 3 milionë dollarë

    TIRANË, 14 Prill /ATSH/ – USAID dhe Creative Business Solutions po mbështesin 18 aplikime të fermerëve dhe agrobizneseve për grante të Skemës Kombëtare, me një total 3 milionë dollarë për financim grantesh. Me anë të një postimi në faqen e “Facebook”, USAID-i thekson se kjo përbën gati 50% të vlerës totale prej 6.5 milionë dollarë […]

  • PD përshëndet deklaratën e Konferencës Ipeshkvnore

    TIRANË, 14 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Partia Demokratike përshëndeti deklaratën e sotme të Konferencës Ipeshkvnore për zgjedhjet vendore. Sipas PD-së, shqetësimi që ngre Kisha Katolike dhe kërkesa e saj për dekriminalizimin, për dhënien fund të praktikave të shitblerjes së votave, për gjetjen e kandidatëve me integritet, janë shqetësimet e drejta të mbarë shoqërisë. Partia Demokratike e […]

  • ANKARA – Turqia nis ndërtimin e centralit të parë bërthamo

    ANKARA, 14 prill /ATSH-AFP/ – Turqia do të nisë nesët në jug të vendit ndërtimin e centralit të parë bërthamor, një projekt që arrin vlerën e 19 miliardë eurove dhe marrë përsipër nga Rusia. Ai do të vihet në punë në vitin 2020 pavarësisht kundërshtimit të ekologjistëve. Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz dhe kreu i […]

  • LONDËR – Luftanije ruse në ngushticën e La Manshit

    LONDËR, 14 prill /ATSH-AFP/ – Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se Marina Mbretërore kishte parë nga afër kalimin e tre luftanijeve ruse në ngushticën e La Manshit, një prani e përsëritur këto muajt e fundit. Një faqen zyrtare të rrjetit social ”Twitter”, ministria njoftoi për praninë destrojerëve ”Severomorsk” të klasit ”Udaloi”. ”Tre anijet pritet ta […]

  • Forcimi i bashkëpunimit policor mbledh në Tiranë krerët e Policive së Europës Juglindore

    TIRANË, 14 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Forcimi i bashkëpunimit mes policive mblodhi sot në Tiranë krerët e Policive të Europës Juglindore. Ky takim,  i cili vjen në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit policor të vendeve të Europës Juglindore, organizëm që funksionon prej vitesh tashmë çeli punimet në orën 14:00. Qëllimi i kësaj konvente konsiton në forcimin e […]

  • Mustafa: Thellim bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës

    PRISHTINË, 14 Prill/ATSH/.- Kryeministri Isa Mustafa priti sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell. Duke i uruar mirëseardhjen dhe sukses gjatë misionit të tij në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar dhe populli i […]

  • Akuzat e opozitës, Balla: Kandidatët Bushi dhe Gjici kallëzim në Gjykatën e Lartë

    TIRANË, 14 Prill/ATSH/.- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, bëri të ditur të martën se kandidatët e mazhorancës për bashkitë e Krujës dhe Kamzës, Artur Bushi dhe Safet Gjici, do të depozitojnë nesër në Gjykatën e Lartë kallëzim penal ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me akuzat e këtyre të fundit […]

  • Rritet tensioni në lindje të Ukrainës
    separatistët shkelën armëpushimin

    Njoftohet se separatistët në lindje të Ukrainës kanë shkelur armëpushimin në ditët e festës së Pashkëve. Zëdhënësi i Qendrës së operacioneve kundër terrorizmit të administratës presidenciale të Ukrainës, Aleksey Motuzyanik, theksoi se separatistët pavarësisht armëpushimit në lindje kanë vazhduar sulmet në ditët e Pashkëve.

  • Jahjaga kërkon bashkëpunim me Hungarinë në fushën e ekonomisë

      PRISHTINË, 14 Prill /ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi sot gjatë një takimi me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz se “bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë”. Jahjaga e përgëzoi ambasadorin […]

  • Veseli dhe Thaçi takohen me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell

    PRISHTINË, 14 Prill /ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilluan sot takime të ndara me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli shkruan se “sot prita në takim z. Ruairi O’Connell, […]

  • Poroshenko telefonon Merkelin
    i shpreh shqetësimet për situatën

    Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit e Presidencës së Ukrainës, theksohet se Poroshenko në bisedën telefonike me Merkel duke theksuar se pavarësisht armëpushimit tensioni në lindje është në rritje e sipër.

  • Zgjedhjet- KQZ regjistron 7 parti të tjera

    TIRANË, 14 Prill/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijoi të martën regjistrimin e subjekteve zgjedhore që do të konkurojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, duke e çuar në 54 numrin e partive politike pjesëmarrëse në këtë proces. Me votat e të shtatë anëtarëve, Komisioni Zgjedhor miratoi regjistrimin e Partisë “Lëvizja për Drejtësi e […]

  • Turqia dëbon nëntë britanikë që po largoheshin drejt Sirisë

    ANKARA, 14 prill /ATSH-AFP/ – Turqia dëboi sot nëntë britanikë të arrestuar në përpjekje për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (EI), njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Anadoli Agency”. Dy gra dhe tre burra u ndaluan më 1 prill në rajonin e Hatay në jug të Turqisë, me […]

  • ANKARA – Turqia dëbon nëntë britanikë që po largoheshin drejt Sirisë

    ANKARA– Turqia dëboi sot nëntë britanikë të arrestuar në përpjekje për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (EI), njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Anadoli Agency”.

  • “Fuqizimi i grave në politikë”, OSBE promovon librin për barazinë gjinore

    TIRANË - Promovimi i librit “Fuqizimi i grave në politikë” mblodhi ditën e sotme në një panel të përbashkët figura të njohura politike, të cilat paraqitën jetën e tyre në kauzën e të drejtave dhe përfaqësimit të grave në çdo sektor.

  • Kosovë -Misioni i OSBE-së përkrah Ministrinë e Punëve të Brendshme

    PRISHTINË-Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të përkrah Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës në zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe sundim të ligjit.

  • Gashi shënon e dënohet me të kuq, Federata e pezullon për tre javë

    TIRANË -.Shkëlzen Gashi do të mungojë në tre ndeshjet e rradhës për Bazelin për shkak të një zënke gjatë ndeshjes së fundjavës mes Bazelit dhe Zyrihut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv