Arkiva
-
TIRANË, 11 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Superliga shqiptare e futbollit luan këtë fundjave ndeshjet e javë së 30-të , ku kryesfida është dueli i Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit. Kjo javë e kategorisë superiore do të nisi sot në orën 14:00 me dy përballje dhe do të mbyllet të hënën në orën 18:00 me sfidën e Korçës. Në […] 11 Prill 2015, 12:33
-
Bushati në Çeki: Rivitalizim dhe përforcim i marrëdhënieve
11 Prill 2015, 12:33TIRANË, 11 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Çeki. Gjatë kësaj vizite ministri Bushati zhvilloi takime me Kryeministrin e Çekisë Bohuslav Sobotka, Kryetarin e Kuvendit, Jan Hamaçek dhe Ministrin e Jashtëm, Lubomir Zaoralek. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Bushati thekson […]
-
EGJIPT – Konfirmohet dënimi me vdekje për shefin e ”Vëllazërisë myslimane”
11 Prill 2015, 12:32KAJRO, 11 prill /ATSH-AFP/ – Një gjykatë egjiptiane konfirmoi sot dënimin me vdekje, të shpallur kundër shefit të ”Vëllazërisë myslimane”, Mohamed Badie si edhe të 11 personave të tjerë të akuzuar për përpjekje për destabilizimin e vendit dhe përgatitjen e atentateve. Ndërkohë, edhe dy islamikë të tjerë janë dënuar me vdekje, shtuar këtu 23 të […]
-
Janar – mars 2015: Në port 111 anije nga 300 deri në 30 300 tonë mallra
11 Prill 2015, 12:32DURRES, 11 Prill /ATSH- G. Kabashi/. – 111 anije tregtare me 672 mijë ton mallra të ndryshme janë përpunuar gjatë tre muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit. Më e madhja prej tyre ka ngarkuar 30.300 ton për eksport, ndërsa një ngarkesë prej vetëm 300 ton ka sjellë anija me sasinë më […]
-
Sport – Manchester United kërkon dy futbollistë të Dortmundit
11 Prill 2015, 12:31TIRANE, 11 Prill /ATSH/. – Manchester United pritet të përforcohet për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e klubit anglez per kete qellim kane bere gati 200 milionë euro. Në listën e menaxherit holandez, Louis Van Gaal, janë disa emra të futbollistëve që dëshiron t’i transferoje në Old Trafford dhe mes tyre eshte edhe dyshja e Borusia Dortmundit, Ilkay Gundogan […]
-
Shkurt -Vlera e overdrafteve shenoi nivelin 59 milionë euro.
11 Prill 2015, 12:31TIRANE, 11 Prill /ATSH/- Shoqata Shqiptare e Bankave, ben te ditur se, në fund të muajit Shkurt, vlera totale e overdrafteve për individët të dhëna nga sistemi bankar shqiptar ishte 8.3 miliardë lekë, ose rreth 59 milionë euro. Vlera e tyre është afërsisht e njëjtë krahasuar me Shkurtin e vitit të kaluar, por statistikat tregojnë […]
-
Sport – Real Madridi synon tre përforcime në sezonin e ardhshëm
11 Prill 2015, 12:31TIRANE, 11 Prill /ATSH/. – Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, synon të përforcoje skuadrën edhe me tre lojtarë cilesore për sezonin e ardhshem 2015/16. Pas transferimit të Danilos nga Porto për 31 milionë euro, Perez synon të transferoje edhe tre lojtarë të tjerë, që kërkohen nga shumica e skuadrave të mëdha në Evropë. Bëhet […]
-
Rama shpërndan 1001 legalizime në ish-Kënetën e Durrësit: Kjo zonë meriton të quhet “Durrësi i ri”
11 Prill 2015, 12:30TIRANË, 11 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Kënetës, në Durrës ku shpërndau 1001 leje legalizimi. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama theksoi se qeveria aktuale po jep në një vit punë dyfishin e lejeve të legalizimit krahasuar me qeverisjen e PD-së. Ai theksoi se kjo zonë që tashmë […]
-
Harito bashkëbisedim me studentët për projektet inovative në fushën e shërbimeve publike
11 Prill 2015, 12:30TIRANË, 11 Prill /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ishte e ftuar në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars” ku mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Drejtësisë rreth temës: “Reformat në administratën publike, parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian”. Bashkëbisedimi me studentët u zhvillua në disa faza. Fillimisht […]
-
Sport – Formula 1 – Rradha e nisjes për Cmimin e Madh të Kinës
11 Prill 2015, 12:30TIRANE, 11 Prill /ATSH-AFP/. – Rradha e nisjes zyrtare per Cmimin e Madh te Kines te Formula 1, qe zhvillohet te dielen ne oren 08.00, pas kualifikueseve te se shtunes paradite ne curkuitin e Shanghait, eshte: 1: Lewis Hamilton (ANG/Mercedes) Nico Rosberg (GJER/Mercedes) 2: Sebastian Vettel (GJER/Ferrari) Felipe Massa (BRA/Williams-Mercedes) 3: Valtteri Bottas (FIN/Williams-Mercedes) Kimi Räikkönen (FIN/Ferrari) 4: […]
-
Pr/ligji- Pezullohen mjekët që nuk ndjekin kualifikimet
11 Prill 2015, 12:29TIRANË, 11 Prill/ATSH-Z.Tosku/- Farmacistët, mjekët dhe stomatologët, të cilët nuk i nënshtrohen procesit të kualifikimit të vazhdueshëm, do të pezullohen. Ndërkohë, e vetmja mënyrë për të rifituar të drejtën e ushtrimit të profesionit do të jetë provimi i ricertifikimit. Këto janë dy ndryshimet që parashikohen ne pr/ligjin “Për kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Këto […]
-
Vlorë- Qindra qytetarë marrin pjesë në ceremoninë e përcjelljes së Epitafit
11 Prill 2015, 12:29Vlorë, 11 prill/ATSH-H.Koçi/.- Qindra qytetarë vlonjatë, besimtarë të krishterë ortodoksë dhe besimeve të tjera, morën pjesë te premten në mbrëmje në ceremoninë e përcjelljes së Epitafit, pjesë e kremtimeve të Pashkëve në qytetin e Vlorës. Kjo ceremoni nisi në kishën e Shën Theodhorit dhe vijoi më pas përgjatë një itinerari në rrugët kryesore të qytetit. […]
-
Banka e Shqipërisë organizon takimin “Nxitja e kreditimit të ekonomisë”
11 Prill 2015, 12:29TIRANE, 11 Prill /ATSH/- Me iniciativë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, në Tiranë u organizua kete fund jave, takimi per “Nxitja e kreditimit të ekonomisë”, ku moren pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete, drejtuesit e […]
-
MAQEDONI – Shpërthim pranë ndërtesës së qeverisë
11 Prill 2015, 12:29SHKUP, 11 prill /ATSH-MIA/ – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi se mbrëmë, rreth orës 21:00 ka patur një shpërthim, pesë deri 10 metra larg ndërtesës së qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe shtoi se nga shpërthimi nuk ka patur viktima apo dëme materiale. “Rreth orës 21:00, Ministria e Punëve të Brendshme mori […]
-
Haxhinasto inspekton aksin Lin- Pogradec: Punimet mbyllen brenda afatit
11 Prill 2015, 12:28TIRANE, 11 Prill /ATSH/- Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) inspektuan paraditen e së shtunës punimet ne aksin rrugor Lin- Pogradec ne juglindje te vendit. Ministri Haxhinasto u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe gjithçka do të mbarojë brenda afatit. Për shkak të […]
-
Sulmi me armë në lokal, mes 10
11 Prill 2015, 11:07
të plagosurve djali i Menduh ThaçitDjali i liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi është një nga 10 të rinjtë që u plagosën gjatë sulmit me pistoletë mbrëmjen e së premtes në një lokal në Tetovë, ku mbeti i vrarë shqiptari Altrim A.
-
MAROK – Të paktën 33 të vdekur pas një aksidenti automobilistik
10 Prill 2015, 22:48RABAT, 10 prill /ATSH-AFP/ – Të paktën 33 persona, pjesa më e madhe fëmijë, humbën jetën sot në Marok pas një aksidenti automobilistik. Ky aksident, më i rëndi në historinë e mbretërisë, ndodhi në orët e para të mëngjesit në komunën Chbika, rreth 1 000 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Rabat. “33 persona humbën jetën […]
-
Qeveria vlerëson rikthimin e punonjësve serbë në veri, në Doganën e Kosovës
10 Prill 2015, 22:48PRISHTINË, 10 Prill /ATSH/.- Ministrja kosovare për Dialogun, Edita Tahiri, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna dhe Ambasadorin norvegjez në Kosovë, Ian Braathu, ju drejtuan mediave në një Konferencë për shtyp që u mbajt sot pasdite, ku njoftuan lidhur me rikthimin në vendet e punës të ish- punonjësve nga […]
-
SHBA – Hillary Clinton shpall të dielën kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2016
10 Prill 2015, 22:47UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Demokratja, Hillary Clinton pritet të shpallë kandidaturën e saj të dytë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 këtë fundjavë, sipas disa mediave. ”Njoftimi do të bëhet fillimisht në rrjetet sociale dhe me video të dielën”, njoftoi ”New York Daily News”. E përditshmja ”The Guardian” beson se ajo do të […]
-
BERZH e interesuar për aksione në PTK
10 Prill 2015, 22:47PRISHTINË, 10 Prill/ATSH/.- Për modernizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka kërkuar nga Qeveria kosovare që të investojë në PTK, duke u bërë kështu pjesë e kompanisë me mbi 30 për qind të aksioneve. Sipas KosovaPress, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka pranuar se […]
