Arkiva

  • Tiranë/31,Mars/ATSH/Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ka çelur konkursin për filmat artistikë me metrazh të shkurtër, kategoria “Indipendent”. Për të gjithë të interesuarit që do të aplikojnë, financimi për projektet konkuruese në këtë kategori do të jetë jo më shumë se 500 000 lekë. Sipas QKK-së, projektet duhet të depozitohen konform përcaktimeve të bëra në Rregulloren e […]
  • Holandë-Bushati: Orientimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së ka krijuar stabilitet

      TIRANË, 31 Mars /ATSH- I. Vata/-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mbajtur sot fjalën në Institutin Clingendael  ne Holande “Kur është një rajon një rajon i vërtetë? Disa mendime mbi Ballkanin Perëndimor”. Bushati nëpërmjet një postimi në faqen e tij Facebook publikon fjalën e mbajtur  në Institutin Clingendael, ku shprehet se “Nga […]

  • GJERMANI – ”Lufthansa” anulon festimet e 60-vjetorit për shkak të rrëzimit të A320-ës

    FRANKFURT, 31 mars /ATSH-AFP/ – Kompania lider e transportit ajror evropian ”Lufthansa” njoftoi sot anulimin e festimeve të parashikuara për 60-vjetorin e krijimit për shkak të përplasjes të një avioni të filialit të saj, ”Germanwings”, si pasojë e së cilës humbën jetën 150 persona. ”Në nderim të viktimave të rrëzimit të fluturimit 4U 9525, ‘Lufthansa’ […]

  • Sport – Messi, futbollisti më efikas gjatë 2015, Ronaldo shumë larg

    TIRANE, 31 Mars /ATSH/. – Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, sipas një studimi të bërë nga CIES Football Observatory, është lojtari më efikas në vitin 2015 nga të gjithë lojtarët e ligave më të forta në Europë. Nga 1 janari i vitit 2015, ylli argjentinas ka realizuar 17 gola, duke e drejtuar Barcelonën drejt kreut të […]

  • GREQI – Cipras: Opozita t’i bashkohet përpjekjes kombëtare për nxjerrjen e vendit nga kriza

    ATHINË, 31 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar që opozita t’i bashkohet përpjekjes kombëtare për daljen nga kriza, gjatë informimit të parlamentit për çështjet që kanë të bëjnë me negociatat aktuale me partnerët. Kryeministri vuri në dukje se erdhi koha të themi të vërteta që nuk fshihen më. “Synojmë një kompromis të […]

  • Ekstradohet nga Athina një 51-vjecar në kërkim ndërkombëta

    TIRANË, 31 Mars / ATSH/ – Drejtoria e Policisë së Shtetit ben te ditur se Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana ka kryer  ekstradimim nga Athina te shtetasit Shpëtim Bishani (Bregu), 51 vjeç , lindur në Fier. Drejtoria e Policisë sqaron se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me […]

  • Kodheli në Itali: Viti që lamë pas, jo shumë i mirë për sigurinë

    TIRANË, 31 Mars /ATSH-Z.Tosku/- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, me ftesë të Qendrës për Studimet e Larta për Mbrojtjen në Itali, mbajti një leksion me temë ”Situata e Sigurisë në Evropë dhe sfidat e kërcënimet e saj”. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kodheli u shpreh se “viti që lamë pas ishte një vit i zi […]

  • Përplasja e Germanwings: Lufthansa
    jep 300 milion dollarë për shpenzimet 

    Kompania ajrore Lufthansa ka dhënë 300 milion dollarë për të mbuluar të gjitha kostot e mundshme që dalin nga aksidenti ajror i avionit Germanwings, i cili u rrëzua në Alpet e Francës javës që kaloi, ku humbën jetën 150 njerëz

  • Turqi, merr fund pengmarrja
    vdes prokurori, vriten dy terroristët

    Pas orë të tëra ka marrë fund pengmarrja e prokurorit Mehmet Selim Kiraz në Turqi, por me pasoja të rënda ku krahas vrasjes së dy terroristëve, ka gjetur vdekjen edhe vetë Prokuori.  FOTO

  • Kiev, Mac Thornberry: Konflikti në Ukrainë kërcënimi më i madh që prej 1945-s

    KIEV, 31 mars /ATSH-AFP/ – Konflikti në Ukrainë është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, konfirmoi sot një anëtar i Kongresit amerikan, në vizitë në kryeqytetin ukrainas duke i bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama të furnizojë me armë Kievin. “Ka shumë situata të rënda […]

  • Udhëzimi i MTI-së: Ndryshojnë normat e shkarkimit të gazrave të mjeteve rrugore

    TIRANË, 31 Mars/ATSH/- Në vitin 2016 asnjë mjet nuk do të kalojë testin e kolaudimit nëse nuk plotëson normat e reja të gazrave të shkarkimit të motorit. Përmes një udhëzimi, ministria e Transportit ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët duke u nisur nga viti i prodhimit të mjetit, ndërkohë që […]

  • BSH: Rriten depozitat gjatë shkurtit

    TIRANË, 31 Mars /ATSH/- Banka e Shqipërisë bëri të ditur se totali i depozitave në sistemin bankar gjatë muajit shkurt të këtij viti, arriti në 974 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritja e këtij treguesi gjatë muajit shkurt ka ardhur në pjesën më […]

  • Recetat dy mujore me rimbursim duke filluar nga dita e nesërme

    TIRANË, 31 Mars /ATSH-Z.Tosku/- Duke filluar nga data 1 prill, nis dhënia e recetave me rimbursim, për periudha deri në 2-mujore për pacientët kronikë të stabilizuar. Kjo do të thotë se pacientët, sidomos pensionistët, do të kenë një lehtësim të ndjeshëm, pasi nuk do ta kenë të nevojshme paraqitjen pranë mjekut të familjes çdo muaj […]

  • Bale lojtari më i shpejtë në botë, Messi në vend të shtatë

    -Chelsea gati 120 milion euro për Bale- TIRANË, 31 Mars/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Mesfushori Gareth Bale i blerë për 109 milion euro nga Real Madrid, transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, nga sot ka dhe një rekord të ri mbi supe, atë të lojtarit më të shpejtë  me topin nën kontroll në glob. Wellsiani, që u transferua […]

  • Gjermania dhe Finlanda të një mëndjeje për gjithçka të vendosur në BE

    HELSINKI, 31 Mars /ATSH- L.Verdha/ – Me ftesë të Kryeministrit të Finlandës, Aleksandër Stub, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, zhvilloi një vizitë  zyrtare një-ditore në Finlandë. Në komunikatën për shtyp lidhur me qëllimin e vizitës u bë  e ditur se Kancelarja dhe Kryeministri Stub  diskutuan kryesisht për gjendjen në Ukrainë, për marrëdhëniet me Rusinë si […]

  • Siri, Xhihadistët e Shtetit Islamik ekzekutojnë 30 persona

    BEJRUT, 31 mars /ATSH-AFP/ – Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik ekzekutuan sot të paktën 30 persona duke përfshirë dhe fëmijë, pas një sulmi kundër një fshati në provincën Hama, në qendër të Sirisë, sipas një OJQ-je. ”Shteti Islamik publikoi një sulm kundër fshatit Majube, ku banojnë sunitë, alauitë dhe ismaelitë. Ata ekzekutuan me të […]

  • Vakanca në Gjykatën e Lartë, komisioni i Ligjeve shqyrton dekretet e Presidentit

    TIRANË, 31 Mars/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve po shqyrton të martën dekretet e Presidentit të Republikës për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Kandidaturat e propozuara nga kreu i shtetit janë gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça, me një eksperiencë 20-vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar. Dekretet e presidentit, të shpallura më 16 […]

  • Shqipëria me stendë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulinarisë në Jesenicë

    TIRANË, 31 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Shqipëria ka marrë pjesë me stendën e saj në Festivalin Ndërkombëtar të Kulinarisë organizuar në Jesenicë të Sllovenisë. Në këtë festival stendat e paraqitura përfaqësonin më shumë se njëzetë shtete. Shoqata, organizata dhe komunitete me banim në Jesenicë bënin përfaqësimin e shteteve respektive. Në festival, krahas vendeve të tjera, përfaqësoheshin […]

  • Lisbonë, Moscovici: Portugalia ka bërë progrese, por duhet të vazhdojë reformat

    LISBONË, 31 mars /ATSH-AFP/ – Portugalia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme në kuadër të reformave strukturore që kanë dhënë frytet e tyre, por duhen akoma më shumë përpjekje, theksoi komisioneri evropian për çështjet ekonomike dhe financiare, Pierre Moscovici. “Rritja ekonomike është e brishtë, kryesisht përsa i përket punësimit dhe nuk ka vend për vetëkënaqësi”, theksoi […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv