Arkiva
-
SHKUP – Partia kryesore e opozitës së majtë maqedonase SDSM depozitoi sot një padi penale kundër kryeministrit, Nikolla Gruevski akuzuar për zbulim të sekreteve shtetërore. “Kryeministri ka zbuluar sekretet shtetërore”, deklaroi për shtyrpin sekretari i përgjithshëm i SDSM, Oliver Spasovski pa dhënë më shumë detaje përsa i përket fakteve për të […] 26 Shkurt 2015, 21:50
-
Teatri i Metropolit sjell një komedi intrigo-erotike
26 Shkurt 2015, 21:50TIRANË – Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Dorjan Ramaliu, Laert Vasili, Valina Muçolli dhe Apostol Kaçi janë edhe emrat e kastës së aktorëve të cilët do të sjellin ditën e nesërme ora 19:00 në skenën e sallës Cehov të Teatrit të Metepropolit një komedi mjaft të veçantë të quajtu “Brekët”.
-
Rrëfimi i Demaçit në 79 vjetorin e lindjes: Liria, proces i pandalshëm
26 Shkurt 2015, 21:49PRISHTINË - Sot mbush 79 vjeç, por nuk do ta festojë ditëlindjen, sikurse nuk e ka festuar asnjëherë. Mendon se është e kot ta festosh ditëlindjen kur dihet se po bëhesh një vit më i vjetër.
-
“Muzika që flet Shqip” – Koncerti i krijuesve të muzikës shqiptarë
26 Shkurt 2015, 21:49TIRANË – Nga cikli Krijuesit Shqiptarë në Opera, “Muzika që flet shqip” titullohet koncert vokalo-simfonik me vepra të kompozitorëve shqiptarë i cili do të jetë edhe një tjetër shfaqe premierë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të shtunën e 28 shkurtit 2015, ora 19:00.
-
Vlorë/ Zhvillimi i artizanatit në hapësirën ndërkufitare Shqipëri-Greqi, në vëmendjen e BE-së
26 Shkurt 2015, 21:48VLORË - Evidentimi dhe ruajtja e traditave, si dhe zhvillimi i artizanatit në hapësirën ndërkufitare Shqipëri-Greqi, mbështetet nga Bashkimi Evropian. Përmes projektit CRAFT IN, që implementohet në kuadrin e Programit IPA CBC Shqipëri-Greqi, synohet jo vetëm ruajtja dhe nxitja e vlerave të traditave në prodhimet artizanale, por edhe shkëmbimi i përvojave dhe krijimi […]
-
“25 vjet më pas” – Ekspozita e artistëve Avni Delvina dhe Niko Dhales
26 Shkurt 2015, 21:48TIRANË - Me mbështetjen e Ambasadës italianë në vendin tonë është çelur në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita e titulluar “25 vjet më pas”. Piktorët Avni Delvina dhe Niko Dhala, në këtë ekspozitë u prezantuan 60 piktura të si punime në grafikë, në akuarel, montazhe fotografike, por edhe vizatime.
-
Ministri Naço takon Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Indi
26 Shkurt 2015, 21:47TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço priti sot në një takim miqësor dhe kortezie Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Indi, z. D.P. Singh. Në takim, mes të tjerash Ministri Naço i bëri me dije konsullit se qeveria shqiptare ka realizuar dhe po ndërmerr një sërë reformash legjislative që […]
-
Veseli viziton Ndërmarrjen “Trepça”
26 Shkurt 2015, 21:47PRISHTINË - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një vizitë në Ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë. Ai u prit në një takim të veçantë nga drejtuesit e kësaj ndërmarrje, takoi disa familje që jetojnë në Qendrën Kolektive në Stantërg dhe u bëri një vizitë minatorëve gjatë punës së tyre në galeritë e […]
-
SHBA – Clapper: Mariupoli, shënjestra e ardhshme e rebelëve prorusë
26 Shkurt 2015, 21:46UASHINGTON – Rusia kërkon të mbajë një korridor në Ukrainë deri në Krime duke përfshirë ndoshta Mariupolin, një port strategjik në detin Azov që rebelët prorusë mund ta sulmojnë në pranverë, theksoi sot kreu i shërbimeve sekrete amerikane.
-
Ministri Tahiri: Shqipëria sot më e sigurtë e se dje, krimin nuk e sollëm ne
26 Shkurt 2015, 21:46TIRANË - Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe qytetarët sot janë më të sigurtë se një vit më parë dhe aq më shumë po ta krahasojmë me dy apo më shumë vite më parë, tha Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë emisionit […]
-
Maqedoni, LSDM bën kallëzim
26 Shkurt 2015, 21:38
penal ndaj kryeministrit GruevskiLëvizja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka dorëzuar sot në Prokurori padi penale ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski, nën dyshimin se ka publikuar “sekrete zyrtar”.
-
Futboll / Në prag të “Derbit”, Partizani qetëson lojtarët dhe tifozët
26 Shkurt 2015, 20:33TIRANË – “Ethet” e derbit më të nxehtë në vend dhe sidomos kryeqytet, i kanë mbërthyer së fundmi të gjithë tifozët e dy prej klubeve më në zë të gjithë kohrave, dhe gjithmonë pretendente për të fituar Titullin Kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
-
BRUKSEL – BE propozon një takim pas mosmarrëveshjeve mes Kievit dhe Moskës për gazin
26 Shkurt 2015, 20:31BRUKSEL – Komisioni Evropian njoftoi sot se u kishte propozuar ministrave rus dhe ukrainas të Energjisë një takim të hënën e ardhshme në Bruksel për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre për livrimin e gazit për separatistët prorusë nga ”Gazprom”.
-
“Biblioteka e një albanologu”, ekspozita kushtuar Gustav Weigand
26 Shkurt 2015, 20:31TIRANË – “Biblioteka e një albanologu” është quajtur edhe ekspozita e cila do të çelet ditën e nesërme ora 17:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ekspozitë kjo e cila i kushtohet studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand.
-
Fjala në Parlament e deputetit Koço Kokëdhima
26 Shkurt 2015, 19:53 -
AFGANISTAN – 229 të vdekur pas stuhive të dëborës dhe orteqeve
26 Shkurt 2015, 18:42KABUL – Numri i të vdekurve pas stuhive të dëborës që ka përfshirë vendin, shoqëruar me orteqe të shumta, ka arritur në 229, thanë sot zyrtarë të ndryshëm. “Vetëm në provincën e Panjshirit kanë vdekur të paktën 180 persona.
-
Fier/ Dogana sekuestron goma të përdorura kontrabandë
26 Shkurt 2015, 18:41TIRANË - Dega doganore e Fierit zbuloi dhe më pas sekuestroi një sasi të konsiderueshme gomash të përdorura kontrabandë, të cilat ishin fshehur në një kamion. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, nga një kontroll i ushtruar nga doganierët e Degës së Doganës Fier në kamionin me targa AA 320 EL […]
-
Ahmetaj takon zv/Kancelarin gjerman, merr mbështetje për projekte
26 Shkurt 2015, 18:41TIRANË - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj është takuar në Berlin me zëvendëskancelarin gjerman, njëherësh ministër i Ekonomisë së këtij vendi, Sigmar Gabriel. Ministria e Zhvillimit Ekonomik njoftoi të enjten se në fokus të takimit ishin reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, avancimi i nismës së Berlinit dhe përgatitja e projekteve rajonale.
-
Udhërrëfyesi i Qeverisë për Shoqërinë Civile prezantohet tek grupet e interesit
26 Shkurt 2015, 18:40TIRANË-Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë sot në takimin me grupet e interesit për konsultimin e Udhërrëfyesit të Qeverisë për Shoqërinë Civile.
-
Hoti dhe Jacobson nënshkruajnë marrëveshjen FATCA
26 Shkurt 2015, 18:40PRISHTINË - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, nënshkruan sot marrëveshjen FATCA, (Foreign Acount Tax Compliance Act – Ligji për Pajtueshmërinë mbi Tatimin e Llogarive të Jashtme të SHBA-së).
