Arkiva

  • BEJRUT, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – ISIS-i konfirmoi dje në mbrëmje vonë se kishte ekzekutuar pengun japonez, Kenji Goto, sipas një videoje të shpërndarë në Twitter nga organi mediatik i këtij grupi xhihadist, Al-Furqan. Videoja, që sipas autoriteteve japoneze ka të gjitha gjasat të jetë e vërtetë, tregon Gotin të veshur në portokalli dhe të ulur […]
  • Vijon transformimi urban në rrethin e Korçës

    KORÇE, 31 Janar/ATSH/- Bashkia e Korçës, me mbështetje edhe të qeverisë qendrore, ka nisur rehabilitimin e disa mjediseve të përbashkëta në blloqe të ndryshme banimi, në lagjet periferike të qytetit. Kryeministri Rama i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Korçës dhe Zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi punimet në realizimin e disa prej këtyre projekteve. Ata inspektuan […]

  • GJERMANI – Merkel përjashton një anulim të borxhit grek

    HAMBURG, 31 janar /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi sot anulimin e çdo borxhi të Greqisë, gjatë një interviste për gazetën gjermane ”Hamburger Abendblatt”. “Ka patur një lehtësim vullnetar të borxhit nga kreditorë privatë, ndërkohë që bankat kanë fshirë miliarda dollarë nga borxhi i saj”, theksoi Merkel. “Unë nuk parashikoj një anulim të ri […]

  • Shkolla profesionale e veterinarisë në Shkodër, në rrezik shembje

    Shkodër, 31 Janar / ATSH / – Shkolla profesionale e veterinarisë në Shkodër, ndodhet në prag të shembjes duke rrezikuar kështu edhe jetën e studentëve. Kjo për arsye se në këtë godinë prej kohësh nuk janë bërë investime. E rrethuar nga lagështia dhe suvatë e rrëzuara, bën që ambjentet e kësaj shkolle të jenë jashtë […]

  • Vlorë- Prurjet në lumin e Vjosë, ngrihet shtabi i emergjencave civile

    Vlorë, 31Janar  /ATSH-Harilla Koçi/.-Rritja e ndjeshme e prurjeve të lumit Vjosë, si pasojë e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit, ka krijuar një situatë emergjence në zonat që përshkon shtrati i këtij lumi, veçanërisht në komunën e Novoselës, 20 km në veri të Vlorës. Aktualisht, niveli i ujrave ka arritur në kuota pothuajse maksimale, ç’ka […]

  • Çelet Zyra e Shërbimit Unik për qytetarët në Korçë

    KORÇE, 31 Janar/ATSH/- “Besimi i qytetarëve tek forcat e policisë është rritur krahasuar me vitet e mëparshme”, deklaroi sot nga Korça, Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri. Ministri inauguroi Zyrat e Shërbimit Unik për qytetarët së bashku me Kryeministri Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë Artan Didi. Tahiri tha se në vitin 2014 ishin […]

  • Përmbytjet-Policia Shtetit në shërbim të përforcuar në ndihmë të qytetarëve

    TIRANE, 31 Janar /ATSH/- Strukturat e Policisë  së Shtetit , konkretisht Policia Rrugore , Policia e Rendit dhe FLO që prej mbrëmjes së djeshme  kanë kaluar në shërbim të përforcuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për shkak të situatës së rënduar nga rreshjet e shiut dhe të dëborës, si dhe në disa Drejtori të […]

  • GREQI – Karamanlis refuzon propozimin e SYRIZA-s për president të vendit

    ATHINË, 31 janar /ATSH/ – Ish-kryeministri konservator grek, Kostas Karamanlis nuk pranoi propozimin e së majtës radikale greke në pushtet, SYRIZA, për të qenë kandidat për president të vendit, njoftoi gazeta greke “Kathimerini”. Sipas burimeve të gazetës, kryeministri Aleksis Cipras e ka pyetur Karamanlisin nëse dëshiron të jetë kandidat qeveritar presidencial në procedurën parlamentare për […]

  • Përmbytjet nga shiu-Panariti: Situata nën kontroll

    -Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti inspekton në Fier dhe Vlorë situatën e përmbytjeve nga shirat- TIRANE, 31 Janar /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i cili është nisur drejt zonave më problematike si pasojë e përmbytjeve, u shprehu se situata është në kontroll. I ndodhur në Novoselë të Vlorës, që prej mesditës të së shtunës, ministri […]

  • Mbahet në Universitetin e Tiranës eventi Pacinno Startup Investment Conference

    TIRANE, 31 Janar/ATSH/-Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me PACINNO (Platform for trans-Academic Cooperation in Innovation), një projekt ndërkombëtar i financuar nga IPA Adriatic Cross-border Cooperation Programme, zhvilluan dhe pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës eventin “Pacinno Startup Investment Conference”. Projektet inovatore me potencial të lartë zhvillimi, preferuar nga fusha e teknologjisë së informacionit (TIK) ishte […]

  • Ekzekutivët e BE-së po shqyrtojnë miratimin e një ligj të ri për ruajtjen e të dhënave

    TIRANE, 31 Janar/ATSH/-Komisioni Europian po shqyrton një ligj të ri i cili kërkon kompanive të telekomunikacionit të ruajnë të dhënat e komukimeve të qytetarëve të BE. E gjitha kjo përpjekje do të vijë si një pjesë e luftës kundra terrorizmit, pas hedhjes poshtë nga një gjykatë e lartë të ligjit të ardhshëm lidhur me cënimin […]

  • Greqi, Athina zgjedh bankën “Lazard” për menaxhimin e borxhit

    ATHINË, 31 janar /ATSH-AFP/ – Ministria greke e Financave njoftoi sot se kishte zgjedhur shoqërinë bankare “Lazard” për ta këshilluar mbi borxhin grek. “Ministri grek, Janis Varufaqis, njoftoi se e ngarkon shoqërinë bankare të këshillimit financiar ‘Lazard’ që të këshillojë Ministrinë e Financave mbi borxhin publik dhe menaxhimin e politikave fiskale”, njoftohet në një komunikatë […]

  • Ndryshimi i normës bazë të interesit/ Meksi: Politikë e drejtë për nxitjen e rritjes ekonomike

    TIRANE, 31 Janar /ATSH/- Anëtarja e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, njëherazi dhe eksperte e ekonomisë Ermelinda Meksi, vlerëson pozitivisht vendimin e marrë së fundi nga Banka Qendrore për ndryshimin e normës bazë të interesit për lekun, si një politikë e drejtë që sipas saj, nxit rritjen ekonomike të vendit. Në një intervistë dhënë për median […]

  • “Disney’ krijon Elenën, princeshën e parë latine

    TIRANE, 31 Janar/ATSH/-Disney’ ka krijuar princeshën e parë latine në 92 vite të historisë së vet. Quhet Elena di Alavor dhe fillimisht do të jetë pjesë e serialit për fëmijë ‘Princesha Sofi’, transmetuar nga ‘Disney Junior’, kanali kushtuar fëmijëve disi të rritur. Princesha Elena më pas do të krijojë karakterin e vet të veçantë dhe […]

  • “Top je bio vreo” në kinematë serbe, luan edhe Enver Petrovci

    PRISHTINE, 31 Janar/ATSH/- Filmi “Top je bio vreo”, me regji të Bobana Skrelica, që nga gjysma e janarit, vijon të shfaqet edhe në kinematë e Serbisë. Ky film i cili ishte premierë vitin e shkuar në Festivalin e Beogradit, sjell një histori të hidhur e të sinqertë që kujton ngjarjet e Sarajevës në fillim të […]

  • Skemat mbështetëse në sektorin e bujqësisë për vitin 2015

      TIRANE, 31 Janar /ATSH/-Skemat mbështetëse në sektorin e bujqësisë për vitin 2015 do të adresohen sipas rajonalizimit të hartës bujqësore. Sipas realcionit që shoqëron vendimin për skemat në bujqesi,  fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2015 për dikasterin e Bujqësisë, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, parashikon mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtoral dhe të […]

  • Mike Dusi në Sundance Film Festival, shall me shqiponjë dhe me mbishkrimin Kosova

    TIRANE, 31 Janar/ATSH/- Mike Dusi, aktori me prejardhje shqiptare, në festivalin e filmit prestigjioz “Sundance Film Festival”, ka parakaluar në tapetin e kuq dhe në skenën e këtij festivali me një shall me shqiponjën dykrerëshe dhe me mbishkrimin Kosova. Aktori me prejardhje shqiptare, Mike Dusi në premierën botërore të filmit “I’am Michael”, në festivalin prestigjioz […]

  • SHËNIM – Greqia parashikon të mbështetet tek aleatët në saj në Evropë dhe vazhdon dialogun e të shurdhërve me Berlinin

    ATHINË, 31 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria greke pritet të fillojë këtë fundjavë në Paris një turne evropian duke parashikuar të mbështetet tek aleatët e saj në betejën kundër masave shtrënguese, por me Berlinin vazhdon dialogu i të shurdhërve. Ministri i Financave, Janis Varufakis niset që sot për në kryeqytetin francez, ka njoftuar ministria e tij, […]

  • Banka Botërore angazhon 163 milionë USD financime për 2015

    TIRANE, 31 Janar /ATSH/- Banka Botërore do të angazhojë 163 milionë dollarë financime për qeverinë shqiptare. Sipas një shkrimi të publikuar në revistën “Monitor”, shuma përfshin hua nga IBRD dhe IDA dhe janë të dedikuara kryesisht për sektorët e infrastrukturës. Kjo është shuma që Banka ka vënë në dispozicion, por kjo do të mund të tërhiqet […]

  • Në Brezovicë nga korriku nis investimi prej 410 milionë eurosh

    PRISHTINE, 31 Janar/ATSH/-Autoritetet e vendit në muajin mars do të nënshkruajnë kontratën me konzorciumin francezo -andorian “MDP Consulting – Compagnie des Alpes – PGI Management “. Ky është një nga projektet me investimet më të mëdha në vend, që parashih të investohen 410 milion euro për 17 vjetët e ardhshme. Zyrtarët e njësisë për implementimin […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv