Arkiva

  • FRANKFURT, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Media amerikane, e specializuar për gazetarinë politike ”Politico” do të prezantojë versionin e saj evropian në pranverë në sajë të blerjes të të përjavshmes së Brukselit ”European Voice”, riblerë nga kompania e përbashkët që përfshin ”Politico” dhe ”Axel Springer”, njoftoi sot kryeredaktori gjerman i medias. ”Kjo ndërmarrje është një pikë […]
  • RAMALLAH – Një zyrtar palestinez vritet pas përplasjeve me ushtarët izraelitë

    RAMALLAH (Territoret Palestineze), 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një zyrtar palestinez u vra sot si pasojë e përplasjeve me ushtarët izraelitë gjatë një manifestimi në Cisjordani, bënë të ditur burime mjekësore dhe të sigurisë. ”Ziad Abou Ein, i ngarkuar me çështjen e kolonizimit në Autoritetin Palestinez, humbi jetën pasi u godit në gjoks nga ushtarët gjatë një […]

  • SHBA – Shtëpia e Bardhë: Torturat e CIA-s minojnë autoritetin moral të Amerikës

    UASHINGTON, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Torturimi i të dyshuarve për terrorizëm nga CIA minon autoritetin moral të Amerikës dhe bërja publike e një raporti që përshkruan teknikat brutale të marrjes në pyetje është një hap përpara për rivendosjen e këtij autoriteti, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë. “Një nga shtyllat kryesore në arsenalin tonë për të […]

  • Sport – Mancini: Interi do të rikthehet në majë

    TIRANE, 10 dhjetor /ATSH/. – Roberto Mancini ka besim që Interi do të rikthehet në mesin e më të mirëve. Trajneri i Interit, Roberto Mancini, flet me optimizëm rreth të ardhmes së skuadrës zikaltër, shkruan gazeta Express. Italiani deklaroi se beson që skuadra e tij shumë shpejt do të rikthehet në majat e futbollit italian dhe […]

  • Kosovë-Serbi, dialogu për fqinjësi të mirë kontribut për paqen në rajon

    - Ministrja Edita Tahiri priti ambasadoren e Belgjikës, Anick Van Calster – PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH/.-Ministrja kosovare për dialogun Edita Tahiri ka pritur sot ambasadoren e Belgjikës në Sofie,  Anick Van Calster dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës belge në Kosovë, Jean-Francois Brackman. Ne takim është biseduar për prioritetet e Qeverisë së re të […]

  • Jessica Alba dhe Cash Warren plotësojnë
    “mungesat” me darkë romantike

    Jessica Alba ka qenë prej disa javësh në Tajlandë me xhirimet e filmit të ri Mechanic: Resurrection, larg bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj. Me t’u kthyer Jessica dhe Cash Warren kanë siguruar hapësirat që të shijojnë një darkë intime 

  • Princesha e Monacos dhe Albert bekohen me lindjen e binjakëve

    Princesha e Monacos, Charlene është bërë mama e dy binjakëve mëngjesin e sotëm. Charlene Lynette Wittstock është një notuese Olimpike e Afrikës jugore e cila u martua me Princ Albert II. Çifti janë bërë për herë të parë prindër

  • Braçe: Duhet transparencë për Shërbimin Informativ Kombëta

      TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka marrë shkas nga Senati Amerikan, duke shtruar alternativën se kur do t’i nënshtrohet transparencës Shërbimi Informativ Kombëtar  në Shqipëri dhe aktiviteti kriminal i këtij institucioni në periudhën 1992-1997, duke rihapur edhe dosjen per vrasien e Remzi Hoxhës. “Po ne çdo bëjmë? Thjeshtë do […]

  • Nishani dekoron personalitete britanike me kontribut për çështjen shqiptare

      TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH/-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nderoi personalitete të shquara britanike për kontributin e veçantë e të çmuar në forcimin e miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për promovimin e vlerave historike e kulturore e të çështjes shqiptare. Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Ambasadën e […]

  • Sport – Bayern Munich- Guardiola nuk mund të rrijë ulur..!

    TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/. – Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, thotë se nuk mund të rrije ulur në stol gjatë gjithë ndeshjes. Pep Guardiola është ndër trajnerët më të mirë në botë. Por, ajo çka e bën të veçantë trajnerin e Bayern Munichut nga të tjerët eshte fakti se ish- timonieri i Barcelonës thuajse gjatë gjiithë ndeshjes […]

  • SOFT NEWS – SPANJË – Kryeministri Rajoy merr pagë më të vogël sesa stafi… i tij!

    MADRID, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy fiton më pak para sesa disa prej zyrtarëve kryesorë punën e të cilëve ai mbikëqyr, treguan të dhënat e fundit si pjesë e një programi transparence të qeverisë spanjolle. Informcaioni mbi pagat, bërë publik në internet, tregon se Rajoy merr një pagë vjetore prej 78 200 […]

  • Kosovë- Mustafa uron Kancelaren Merkel

    PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH/-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh Kryeminister i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, uroi  Kancelaren Merkel, me rastin e rizgjedhjes Kryetare e Unionit Kristian Demokrat (CDU). Këtë sapo e bën të ditur LDK në njoftimin e dërguar. Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës i zgjedhur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në […]

  • GJERMANI – Berlini: Torturat e CIA-s një shkelje e rëndë e vlerave demokratike

    BERLIN, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Praktikat e torturave të shërbimeve sekrete amerikane zbuluar dje në një raport në SHBA përbëjnë një shkelje të vlerave demokratike, theksoi shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, në një intervistë të publikuar sot. “Një shkelje e rëndë si kjo e vlerave tona demokratike dhe liberale nuk duhet të ndodhë”, deklaroi […]

  • VIDEOLAJM/ Mbani frymën!
    Shikoni sa rrezikon jetën skiatori

    E kthyer tashmë në një hit, kjo është një sekuencë nga filmi “Ditët e rinisë time”, i cili flet për pasionin e skiatorëve nga ku është marrë edhe kjo video me protagonist Cody Townsend të Pro Team, një prej skiatorëve më të zotë në botë, atyre që kalojnë mbi peripeci emocionuese për të kryer zhytje befasuese në mal. VIDEO

  • Kosovë- Arrestohen 17 persona për krim të organizua

    - Kontrabandonin duke përdorur rrugët nga Serbia përmes kalimeve ilegale nga kufiri verior i Kosovës – PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH/.-Në Kosovë arrestohen 17  persona nën dyshimin e bazuar për krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal.Policia njoftoi sot se, në kuadër të Procedurës Standarde të Veprimit të miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës […]

  • SHBA – EKON – Çmimet e naftës në rënie para raportit mbi stoqet

    NJU JORK, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës në Nju Jork regjistruan sot rënie si pasojë e rishikimit në ulje të perspektivave të kërkesës për vitin 2015 nga OPEC-u para publikimit të shifrave mbi stoqet e naftës bruto në SHBA. Rreth orës 14:20 GMT, një fuçi naftë “light sweet crude” (WTI) për livrim në muajin janar u ul […]

  • Sport – Nesta: Inzaghi mund ta cojë Milanin në Champions

    TIRANE, 10 dhjetor/ATSH/. – Alessandro Nesta beson se Filippo Inzaghi mund ta drejtojë Milanin drejt vendit t tretë këtë sezon, i cili e dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan gazeta Express. Skuadra e Milanit nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Seria A. Pas katërmbëdhjetë javeve në Seria A, “rossonerët” ndodhën në vendin e […]

  • Thaci: Nëna Terezë, krenari kombëtare dhe botërore

    PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH/.-Nëna Tereza është emër i krenarisë kombëtare dhe botërore, shprehet kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi. “Para 35 vjetësh, Gonxhe Bojaxhiu, humanistja shqiptare me famë botërore e njohur si Nëna Terezë e me rrënjë edhe kosovare, mori Çmimin Nobel për Paqe”, përkujton ai. “Nëna Terezë është emër i krenarisë kombëtare dhe […]

  • MB: Nuk ka shtetas azilkërkues të arratisur nga Qëndra

      TIRANË, 10 Dhjetor/ATSH/-Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar sot nëpërmjet një njoftimi për mediat, duke sqaruar opionionin publik se nuk është aspak i vërtetë lajmi i publikuar sot në media, pasi nuk ka asnjë shtetas azilkërkues, pjesë e marrëveshjeve të shtetit shqiptar me palë të treta, të arratisur nga Qendra përgjatë vitit të […]

  • Thaçi përshendet Shqipërinë për marrjen e postit të Zv/ Presidentit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB

    PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, përshendet Shqipërinë për marrjen e postit të Zv/ Presidentit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. “Urime të gjithëve për ditën e të drejtave të njeriut dhe mirënjohje të veçantë për ata që përpiqen dita ditës për promovimin dhe respektimin e tyre. […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv