Arkiva

  • TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/- Administrata Tatimore shumë shpejt do të vërë në funksionim sistemin e i ri informatik tatimor. “Ky është një sistem modern, bashkëkohor, i avancuar dhe shumë praktik në përdorim, që do të sigurojë ofrimin e një shërbimi më të mirë për tatimpaguesit dhe qytetarët”, bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Financave. […]
  • BOSNJE HERCEGOVINJË – BE-ja shpreson në një riafrim me Sarajevën

    SARAJEVË, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Shefja e re evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, nxiti sot krerët politikë të Bosnjes që të kthejnë faqen e ndarjeve etnike dhe të përfitojnë nga shtysa e re pas zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit për të zhbllokuar ecjen e vendit të tyre drejt BE-së. E shoqëruar nga komisioneri evropian i […]

  • 1.7% rritje reale e Bruto Produktit Vendo

    PRISHTINË, 5 Dhjetor/ATSH/.- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë “Bruto Produktin Vendor” (BPV) në baza tremujore sipas aktiviteteve ekonomike. Sipas KosovaPress, rritja reale e BPV-së në tremujorin e parë të vitit 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013 ishte 1.7%. Rritja reale e tremujorit të parë 2011 […]

  • Rama dhe Nikolla vizitojnë ambjentet e Agjencisë Kombëtare të Provimit

    TIRANE, 5 Dhjetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla vizitoi të premten ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimit, ku ndoqi nga afër zbatimin e masave të sigurisë në procesin e hartimit të testeve të mësuesisë që do të zhvillohet nesër për kandidatet që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”. […]

  • Shmangia nga kriteret do të dëmtonte Universitetin e Prishtinës

    PRISHTINË, 5 Dhjetor /ATSH/- Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë i përkrahin plotësisht përpjekjet e Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur cilësinë e arsimit të lartë dhe të drejtat e barabarta të të gjithë studentëve. Deklarata e përbashkët e dërguar thekson […]

  • POLONI – Rusia gati të nënshkruajë marrëveshje partneriteti me Osetinë e Jugut

    VARSHAVË (Poloni), 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Rusia, që më 24 nëntor arriti një marrëveshje partneriteti me Abkazinë, përgatitet të nënshkruajë një të ngjashme me një tjetër republikë separatiste gjeorgjiane, Osetinë e Jugut, konfirmoi sot në Varshavë presidenti gjeorgjian, Guiorgui Margvelachvili. Ai dënoi këtë “zhvillim dashakeqës dhe të papranueshëm”, ku ai sapo u informua, në fillim […]

  • KFOR: Në Kosovë rreth 40 trupa kroate

    PRISHTINË, 5 Dhjetor /ATSH-B.Jashari/- Në Shtabin e Përgjithshëm të NATO KFOR-it, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot me ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija. Gjatë takimit u theksua se aktualisht në tërë Kosovën janë të vendosur rreth 40 trupa kroate. Pjesëtarët që shërbejnë në Forcat e Armatosura kroate janë pozicionuar […]

  • Ahmetaj: Reformat janë të domosdoshme

    TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, mori pjesë të premten në Konferencën e Parë Ekonomike me temë “Udhëkryqet e Ekonomisë Shqiptare”, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. “Pas 23 vjetësh tranzicion ne nuk jemi aty ku do të duhet të ishim, jo për shkak të kësaj […]

  • KLD emëron Klodiana Gjyzarin, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë

    TIRANE, 5 Dhjetor/ATSH/- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi te premten mbledhjen plenare, në rendin e ditës të së cilës ishin shqyrtimi i çështjeve të mbartura nga mbledhja paraardhëse e datës 17.10.2014. Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 1 (një) […]

  • Mogherini e Hahn:Të gjithë vendet
    e Ballkanit Perëndimor pjesë e BE

    SARAJEVE-“Mendoj se ky takim mund të jetë një mundësi për Bosnje-Hercegovinën, institucionet e saj dhe liderët politikë që të bëjnë progres dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë në BE”- ka deklaruar Përfaqësuesja së Lartë BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini pas takimeve të mbajtura sot me përfaqësuesit organizatave të shoqërisë civile dhe autoritetet e BeH gjatë vizitës zyrtare në Sarajevë.

  • Lideri i Hamasit paralajmëron
    'gjakderdhje' pas veprimeve izraelite

    Lideri politik i Hamasit, Khalid Meshaal, në një intervistë televizive ka paralajmëruar se Kryeministri izraelit Netanjahu se është "duke luajtur me zjarrin" dhe fajësoi atë duke e bërë përgjegjës për vrasjen e pesë izraelitëve në një sulm mbi një sinagogë në Jerusalemin Perëndimor, muajin e kaluar.

  • Fjala e Presidentit Nishani në mbledhjen e KLD

    Përshëndetja Presidentit të Republikës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë

  • Disa mënyra për të kuruar diabetin

    TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/.- Shkencëtarët parashikojnë se sëmundja e diabetit do të jetë shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në vitin 2030. Kjo ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për të marrë sheqer jashtë qarkullimit të gjakut ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që ajo prodhon. Shkencëtarët pohojnë se dietat me […]

  • “Gangnam Style” habiti edhe stafin e YouTube

    TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/.- Videoklipi “Gangnam Style” që për pak ditë shënon 2 vjet nga koha e publikimit, e ka bërë koreanin PSY një ndër këngëtarët më të famshëm në botë. “Gangnam Style” ka thyer çdo rekord duke tejkaluar edhe parashikimet e stafit të YouTube, duke e detyruar këtë të fundit të rinovojë sistemin e numërimit. Një përfaqësues […]

  • Gjermeni inspekton projektet për komunitetin rom në Lushnje

    TIRANË, 5 Dhjetor / ATSH / – Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, inspektoi zbatimin e projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në Lushnje, rikonstruksionin e Shtëpisë së Kongresit dhe përfundimin e projektit “Për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom” në Savër. Inspektimi i ministres Gjermeni nisi në […]

  • Tendencë/ Të kombinosh pallton me tualetin

    TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/.- Tendencat më të fundit të modës propozojnë një kombinim të palltos apo xhaketës me ngjyrën e tualetit. Në pasarela të shumta, stilistët kanë propozuar kombinime nga më të ndryshme, ku kryesisht sygjerohen ngjyra të ngjashme me stofat e palltos dhe ngjyra të ngrohta. Por nëse nuk doni që të përdorni të njëjtën […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv