Arkiva

  • TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/- Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori ish-regjistruesin dhe 2 specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, KLSH në zbatim të programit të auditimit ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, për periudhën nga janar 2012- korrik 2014. Nga auditimi […]
  • Putin: Politika ruse e drejtë, nuk
    do shpërbëhemi si ish-Jugosllavia

    Udhëheqësi i Kremlinit ka trumbetuar aneksimin e gadishullit të Krimesë si një veprim të drejtë, vlerësoi popullin rus për fuqinë dhe akuzoi Perëndimin për atë që e cilësoi ‘cinizëm të pastër’ në lidhje me situatën në Ukrainë.

  • Ministrja Gjermeni, prononcim për turizmin në “Eurosport”

    TIRANE, 4 Dhjetor / ATSH / – Ministrja e Zhvillimit Rural dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, dha një intervistë për rrjetin  “Eurosport” në Panairin e Londrës. Ajo prezantoi resurset e shumta  që ka vendi ynë për një turizëm gjithëvjetor. Ministrja theksoi se ”Shqipëria ka protenciale turistike për turizmin e natyrës me burimet e pafundme ujore, malet, […]

  • Van Gaal i shqetësuar, kundërshtarët po na spiunojnë me dron..!

    TIRANE, 4 dhjetor /ATSH/. – Luis Van Gaal dyshon se kundërshtaret po e përgjojnë me dron gjatë seancave stërvitore. Për këtë, strategu holandez ka kërkuar nga ekspertët që ta vëzhgojnë qiellin, shkruan gazeta Express. Trajneri i Manchester United, Luis Van Gaal, dyshon se kundërshtaret nga Premierliga po e përgjojnë me dron gjatë seancave stërvitore. Sipas tabloidi […]

  • Arrestohet deputeti Pritchard
    dikur "sekser" për Shqipërinë

    LONDER-Policia londineze ka arrestuar deputetin konservator anglez, Mark Pritchard, pasi dyshohet për një përdhunim. Sipas BBC policia ka konfirmuar se 48- vjeçari u arrestua pasi u paraqit vullnetarisht në stacionin e policisë. Ai akuzohet për një përdhunim në qendër të Londrës. VIDEOLAJM/ Deputeti anglez sekser për biznes në Shqipëri

  • Suez: Braktisja e ”South Stream”-it nuk është tragjeti për Evropën

    PARIS, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Braktisja nga Rusia e projektit të gazsjellësit ”South Stream” nuk rrezikon sigurinë energjetike të Bashkimit Evropian, theksoi sot drejtuesi i GDF Suez (kompani e njohur multinacionale franceze energjetike – shën. përkth)), Gerard Mestrallet. “Ndërprerja e ”South Stream” nuk është një tragjedi për sigurinë e furnizimit me gaz në Evropë”, theksoi […]

  • BSH: Ulet në 7.66% norma mesatare e kredisë në lekë

    TIRANE, 4 Dhjetor /ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e kredisë për të gjithë afatet e maturimit, në muajin tetor ishte 7.66%, duke zbritur gati me 1 pikë përqindje në raport me një muaj më parë. Sipas ekspertëve të sistemit bankar, politika lehtësues monetare e BSH-së po reflektohet për kredinë në lekë, […]

  • Kuvendi miraton ndryshimet në ligjn “Për procedurat tatimore”

    TIRANE, 4 Dhjetor/ATSH/- Kuvendi miratoi të enjten me 77 vota pro, ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”. Ndryshimet krijojnë lehtësira në procedurat tatimore dhe synojnë të përmirësojnë klimën e biznesit, të qartësojnë dhe thjeshtojnë procedurat tatimore për tatimpaguesin. Në të njëjtën kohë, ky projektligj synon ruajtjen e integritetit fiskal duke vendosur kushte të barabarta dhe […]

  • Gjimnazi “Mahir Domi” në Elbasan i bashkohet nismës “Shqipëria jo duhanit”

    TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- Pas gjimnazeve “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “Partizani” në kryeqytet, si dhe shkollës 9-vjecare “Emin Duraku”, nismës “Shqipëria jo duhanit” i bashkohet edhe gjimanzi “Mahir Domi” në qytetin e Elbasanit. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Ministria e Shëndetësisë ka komunikuar  ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të rinjve  te elbasanit për t’i thënë “Jo duhanit”. […]

  • Juncker: Rusia është një problem strategjik për BE-në

    BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi sot se Rusia ishte një problem strategjik për Bashkimin Evropian, por garantoi se do të bënte gjithçka që ajo të rikthehet në një partner strategjik. “Po, Rusia është për momentin një problem strategjik”, konfirmoi Juncker, në përfundim të një takimi me kryeministrin bullgar, Bojko […]

  • Konferencë mbi turizmin e aksesueshëm në San Marino

    TIRANË, 4 Dhjetor / ATSH / – Turizëm i aksesueshëm nga te gjithë, edhe nga njerëzit me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta, ishte fokusi i Deklaratës së San Marinos që u miratua në Konferencën e parë mbi Turizmin e Aksesueshëm në Evropë. Aksesi i barabartë në turizëm është jo vetëm çështje etike, por […]

  • Pasuritë nëntokësore të prodhuara në 2012 llogariten në 65.8 miliardë lekë

    TIRANE, 4 Dhjetor/ATSH/-Pasuritë nëntokesore të prodhuara gjatë vitit 2012 në vendin tonë llogariten ne 65.8 miliardë lekë, nga 70.7 miliardë lekë që ishin në vitin 2011. Drejtoresha e Nismës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (ALBEITI), Dorina Cinari, prezantoi të enjten Raportin e Transparencës për Industritë Nxjerrëse EITI 2012, mbi të dhënat për nxjerrjen e naftës, […]

  • Restaurohet fasada e Muzeut Arkeologjik në Korçë

    Korçë/Dhjetor/ATSH Përfundon restaurimi i fasadës së Muzeut Arkeologjik në qytetin e Korçës. Një vlerë tjetër e shtuar e trashëgimisë sonë kulturore në mbrojtje. Sipas DRKK-Korçë punimet  konsistuan në riparimin e suvatimeve të munguara, rifugatimin e pjesëve të degraduara, zëvendësimin e fashaturave të drurit në dritare, lyerjen e sipërfaqeve të suvatuara të fasadës, pastrimin e gurëve, në […]

  • Takim ekspertësh për zonat e mbrojtura

    TIRANË, 4 Dhjetor / ATSH / – Ministria e Mjedisit organizoi takimin konsultativ me grupet e interesit dhe publikun e gjerë për prezantimin e Draft-Planit të Menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur -Mali me Gropa-Bizë-Martanesh. Ky draft plan është hartuar në Kuadër të Projektit “Asistencë Teknike për Forcimin e Kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri […]

  • Jahjaga dekoron Vokrrin e Bogujvecin me ‘Medaljen Presidenciale të meritave’

      PRISHTINË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dorëzoi sot dekoratën “Medalja Presidenciale e meritave”, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së) Fadil Vokrri, si dhe boksierit të mirënjohur Mehmet Bogujevci. Me rastin e dorëzimit të dekoratës presidentja Jahjaga përgëzoi kryetarin Vokrri për gjithë kontributin e tij që ka dhënë, po jep […]

  • Kuvendi miraton pesë anëtarët e mazhorancës në Këshillin Drejtues të RTSH-së

    TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Kuvendi miratoi sot pesë kandidaturat e propozuara nga mazhoranca për Këshillin Drejtues të Radio- Televizionit Shqiptar. Përmes votimit të fshehtë me elektronikë deputetët e shumicës votuan kandidaturën e Xhemal Matos (68 vota pro, 5 vota kundër dhe 6 abstenime), atë të Valbona Sulçes (68 vota pro, 5 vota kundër, 5 abstenime); të […]

  • Kuvend-Rama: Krenohemi me sjelljen ndaj minoriteteve

    TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama gjatë një interpelance të enjten në Kuvend tha se nëse ka një gjë me të cilën ne krenohemi, është sjellja ndaj minoriteteve. Duke iu përgjigjur kërkesës së deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, per te dhene shpjegime per respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve në Shqipëri, Rama […]

  • Seydoux dhe Bellucci në episodin e ri të James Bondit ”Spectre”

    LONDËR, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Aktoret, francezja Lea Seydoux dhe italiania, Monica Bellucci u zgjodhën për të interpretuar rolet kryesore femërore në filmin “Spectre”, apisodi i 24-t i aventurave të James Bond, njoftoi sot regjisori Sam Mendes. Ato iu bashkuan kastës së aktorëve, britanikut Daniel Craig, i cili interpreton spiunin e njohur për herë të […]

  • Portugali, ish-kryeministri Socrates reagon kundër vendosjes në paraburgim të përkohshëm

    LISBONË, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri socialist portugez, Jose Socrates, i akuzuar për korrupsion reagoi sot kundër vendimit për vendosjen e tij në paraburgim të përkohshëm, më 24 nëntor, pas refuzimit të një kërkese nga Gjykata e Lartë për lirimin e tij. ”Në paraburgim, tashmë nuk jemi vetëm një qytetar përballë institucioneve, por një i ndaluar përballë autoriteteve, […]

  • Lahm: Nuk rikthehem në përfaqësuese

    TIRANE, 4 dhjetor/ATSH/. – Philipp Lahm ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet sërish në përfaqësuesen e Gjermanisë, nga e cila u largua pas Kampionatit Botëror ‘Brazil 2014’, shkruan gazeta Express. Philipp Lahm eshte shprehur per gazeten Bild se “më duhet ta zhgënjej Federatën e Futbollit të Gjermanisë. Ekipi kombëtar ka mbaruar për mua. Unë do ta […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv