Arkiva

  • TIRANË - Kuvendi miratoi sot me 78 vota pro zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë kështu zgjedhjes së pasueses së Elivar Golemit, e akuzuar për skandalin e vjedhjes së Thesarit. 
  • FRANCË – ECHR-ja dënon Moskën për sanksionim jo proporcional ndaj opozitarëve

    STRASBURG – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) dënoi sot Rusinë se ka sanksionuar në mënyrë jo proporcionale dy përkrahës të opozitës që kishin marrë pjesë në një manifestim në Moskë në dhjetor 2011. 

  • Millie Mackintosh kundërpërgjigjet
    për akuzat e “trupit të dobët”

    Millie Mackintosh është kritikuar se është tepër e dobët, por aktorja ka heshtur duke dhënë përgjigje me një set fotografik të realizuar për revistën Women’s Health. Aktorja shfaqet me një trup të tonifikuar mirë dhe në formë. 25-vjeçarja, 

  • Izrael, defekt në tubacion  
    derdhen miliona litra naftë

    Miliona litra naftë bruto është derdhur përmes një tubacioni në Izraelin jugor pranë Eilat, një nga rezervat më të rëndësishme natyrore në vend. Forcat emergjente, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mjedisit të mbërritur në zonë arritën ta ndalojnë derdhjen pas 2 orësh.

  • Kuvend- Betohet deputetja e PS-së, Mira Shehu

    – Pas lënies së mandatit nga Luiza Xhuvani – TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Mira Shehu u betua sot në Kuvend si deputetja më e re e parlamentit shqiptar. Ajo zëvendësoi në këtë detyrë deputeten e qarkut të Vlorës, Luiza Xhuvani, që dorëzoi mandatin një muaj më parë. Në fillim të kësaj procedure, në emër të Këshillit […]

  • Korçë/ Vrau kater persona për xhelozi, Prokouroria kërkon burgim të përjetshëm

    -Ngjarja ndodhi në 7 janar të këtij viti në fshatin Gjonmadh të Korçës- TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Burgim të përjetshëm për Bashkim Latollarin, ishte kërkesa e Prokurorisë së Korçës, për 40-vjeçarin që ekzekutoi 4 persona në janar të këtij viti. Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot ne Korçë, mësohet se Prokuroria ka lexuar përfundimet e […]

  • ZVICËR – Kerry: Rusia nuk duhet të izolohet nga veprimet e saj

    BALE (Zvicër), 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Rusia nuk duhet të izolohet nga veprimet e saj, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry para OSBE-së. “Ne nuk kemi as qëllimin as dëshirën për të parë Rusinë të izolohet nga veprimet e saj”, theksoi Kerry duke iu referuar situatës në Ukrainë. “SHBA-ja dhe vendet që mbështesin […]

  • Zgjedhja e bordit të RTSH-së, Dule: Nuk përfaqësohet minoriteti; Rama: Nuk e parashikon ligji

    TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Zgjedhja sot nga Kuvendi e pesë përfaqësuesve të mazhorancës në Këshillin Drejtues të RTSH-së është shoqëruar me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Parashtrimin e një kërkese për interpelancë me kryeministrin, Dule e nisi me kritikat për mospërfaqësimin e minoritetit në bordin e ri drejtues të RTSH-së. […]

  • “100 vjet vizatimi shqiptar”/ 152 vepra nga 46 artistë në një ekspozitë

    TIRANË, 4 Dhjetor / ATSH – “100 vjet vizatimi shqiptar” quhet ekspozita e cila është çelur së fundmi në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka dhe Artan Shabani prezanton për herë të parë 152 vepra të zgjedhura në koleksionin e madh të […]

  • EUROZONË – BQE-ja ul ndjeshëm parashikimet e saj mbi rritjen ekonomike dhe inflacionin

    FRANKFURT, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Evropiane (BQE) uli sot parashikimet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin për zonën euro, njoftoi presidenti i saj Mario Draghi, duke u bazuar në degradimin e prespektivave ekonomike dhe të evoluimit të çmimeve në rajon. Institucioni monetar tani pret një rritje të PBB-së me 0,8 për qind […]

  • Kuvend-Dule: Të respektohet minoriteti

    TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, kishte thirrur sot në një interpelancë, kryeministrin Edi Rama për t’u informuar rreth situatës së respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit. Duke parashtruar […]

  • Kosovë- Ministri i Financave Beqaj: Parandalimi i ekonomisë jo formale prioritetet i qeverisë

      PRISHTINË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Shkalla e ekonomisë joformale në Kosovë ka pësuar rënie, ku që prej vitit 2007 ajo ka shënuar rënie nga 34.74 për qind në 31 për qind. Kështu pohoi ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, në konferencën për parandalimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare, […]

  • GREQI – Davutoglu në vizitë zyrtare

    ATHINË, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Athinë, në kohën kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë të tensionuara, pas vendimit të Turqisë për zhvillimin e manovrave detare në Egje’ në ndërkohë të bisedimeve në Athinë, njoftoi sot gazeta greke ”Kathimerini”. Anije dhe nëndetëse turke kanë kryer […]

  • Ahmetaj: Eshtë koha kur institucionet financiare duhet të zgjerojnë kredidhënien

    TIRANE, 4 Dhjetor /ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i bëri apel sistemit bankar në vend të rrisi kredidhënien për biznesin dhe sipërmarrjen si katalizatorë të zhvillimit ekonomik. I pranishëm në ceremoninë e çeljes së degës së re të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ministri Ahmetaj tha se […]

  • Gjykata e Lartë, Nishani vijon procedurat për plotësimin e vendeve vakante

    TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njoftoi sot vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Në zbatim të ligjit “Për Gjykatën e Lartë”, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8682 dhe nr. 8683, datë 18 gusht 2014, […]

  • Riintegrimi i të burgosurve, të dënuarit do të mbikqyren edhe pas lirimit të tyre

    TIRANË, 4 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Të dënuarit të cilët janë në prag lirimi në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, do të kenë një komunikim të vazhdueshëm dhe do të mbikqyren nga Shërbimi i Provës në procesin e tyre të riintegrimit në shoqëri. Kjo risi do të quhet “Shërbimi pas Lirimit” dhe vjen në kuadër të marrëveshjes […]

  • Kosovë- Tahiri: ?Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbë

      PRISHTINË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për sigurimin e automjeteve do të vlejë vetëm për të dyja shtetet, të cilat me nënshkrimin e marrëveshjes do të njohin kartonat për sigurimin e automjeteve të njëra tjetrës dhe se nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbër, tha zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh […]

  • Kosovë- Familjarët e dëshmorëve protestë para rektoratit të Univeristetit të Prishtinës

      PRISHTINË, 4 Dhjetor/ATSH/.- Pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve në Kosovë po protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku po kërkojnë dorëheqjen e rektorit, Ramadan Zejnullahu. Policia e Kosovës po kërkon nga protestuesit që të mos tentojnë të hyjnë brenda Rektoratit, në mënyrë që mos ta shtyjë policinë ta përdorë forcën. Ndërkohë, […]

  • KINË – Presidenti afrikanojugor Zuma në vizitë zyrtare

    PEKIN, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti afrikanojugor, Jacob Zuma nisi sot një vizitë zyrtare në Kinë, disa muaj pasi qeveria e tij refuzoi një vizë për Dalai Laman në kuadër të ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta politike dhe tregtare me Pekinin. Kina është partneri i parë tregtar i Afrikës së Jugut dhe burimi dhe furnizuesi i […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv