Arkiva

  • TIRANË, 3 Dhjetor/ATSH/.- Një nismë ligjore e maxhorancës për të ndryshuar ligjin “Për Gjykatën e Lartë”, synon të zhbllokojë situatën e emërimit të gjyqtarëve në këtë gjykatë, e mbetur pezull prej një viti. Rrëzimi i njëpasnjëshëm nga Kuvendi i kandidaturave të propozuara nga Presidenti, është pasuar tashmë me hartimin e një pr/ligji, i inicuar nga […]
  • Cani: Synojmë daljen në tregjet ndërkombëtare

    TIRANE, 3 Dhjetor/ATSH/- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi të mërkurën se ndryshimet në ligjin për huamarrjen synojnë përmirësimin e menaxhimit të borxhit publik. Ai informoi para deputetëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë se ministria e Financave po gjykon instrumentat për të dalë në tregjet ndërkombëtare. “Ne synojmë gjatë vitit 2015 të shmangim sa më […]

  • SHBA, Kongresi gati të financojë luftën kundër ISIS-it.

    UASHINGTON, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Buxheti urgjent i kërkuar nga presidenti Barack Obama për të financuar operacionet ushtarake kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri u pranua nga negociuesit e Kongresit amerikan dje në mbrëmje, në pritje të një votimi në ditët në vijim. Plani i stërvitjes dhe i pajisjes së rebelëve sirianë […]

  • Shpërthim bërthamor në Ukrainë

    Ukrainë/ 03/Dhjetor/2014 Në Juglindje të Ukrainës para disa çastesh ka ndodhur një shpërthim bërthamor. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, shkruan e përditshmja gjermane Bild. Kryeministri ukrainas ka urdhëruar menjëherë ministrin e energjisë që të thërras një konferencë për shtyp. Ndërkohë që detaje të tjera priten në vazhdim. Nuk […]

  • “Boyhood” triumfon në New York Critics Award

    New York/03/Dhjetor/2014 Filmi “Boyhood”, që u xhirua për 12 vjet radhazi, ka fituar çmimet më të rëndësishme për kritikën në New York Film Critics Award. Gjithashtu çmimi për fotografinë më të mirë shkoi për regjisorin e filmit “Boyhood”, Richard Linklater dhe çmimi për aktoren më të mirë në rolin mbështetës, iu dha aktores Patricia Arquette, […]

  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kosova nuk ka shënuar përparim

      – Publikimi i Indeksit të perceptimit të korrupsionit: Zhvillimi ekonomik në rrezik – PRISHTINË, 3 Dhjetor /ATSH/.-Shkalla e lartë e korrupsionit pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës, u tha në një konferencë për shtyp të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) me rastin e publikimit të Indeksit të perceptimit të korrupsionit […]

  • Lufta ndaj ISIS, takime në Bruksel
    Kerry: Koalicioni jonë do të fitojë!

    Ministrat e jashtëm të 60 vendeve që përbëjnë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik, do të takohen sot për herë të parë.

  • Izrael, zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 17 mars

    JERUSALEM, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Zgjedhjet legjislative izraelite të parakohshme të shkaktuara nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, do të zhvillohen më 17 mars, njoftoi sot një zëdhënës i parlamentit. “Pas konsultimeve mes partive të ndryshme, u vendos të organizohen zgjedhjet më 17 mars”, pohoi zëdhënësi, Eran Sidis. Ai theksoi se kjo datë do të figurojë në […]

  • Kosovë, shpallet konkursi për Kryeprokurorë të Shtetit

      PRISHTINË, 3 Dhjetor /ATSH/.- Këshilli Prokurorial i Kosovës  shpalli sot konkursin e brendshëm për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Shpallja e konkursit u bë në bazë të nenit 109 dhe 110 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, […]

  • Kosovë, Avokati i Popullit kundërston vendimin e ministrit Buja për studentët e luftës

      PRISHTINË, 3 Dhjetor /ATSH/.- Avokati i Popullit Sami Kurteshi kërkoi sot pezullimin e vendimit të ministrit të Arsimit, Ramë Buja për regjistrimin e studentëve të kategorive të dala nga lufta në Universitetin e Prishtinës, duke i nisur hetimet rreth së drejtës së tyre për një gjë të tillë. Sipas një komunikate për media të […]

  • Biblioteka Kombëtare e Kosovës, botim me rastin e “Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë”

      PRISHTINË, 3 Dhjetor /ATSH.-Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka botuar tekstin e “Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë” të edicionit të tetë, në të cilën janë përfshirë ligjërata nga fusha e bibliotekarisë, veçanërisht nga koleksionet kombëtare e kujtesa kombëtare. Botimi është bërë me rastin e hapjes së edicionit të nëntë të “Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë”, […]

  • Hong Kong, themeluesit e lëvizjes prodemokraci u vetdorëzuan në polici

    HONG KONG, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Themeluesit e lëvizjes prodemokraci në Hong Kong iu dorzuan sot policisë, një kapitullim simbolik që vjen menjëherë pas kërkesës së tyre për t’i dhënë fund manifestimeve dhe pjesëmarrjes në debatin mbi reformat politike. Pas më shumë se dy muaj bllokim të shumë lagjeve të ish-kolonisë britanike që ka kaluar […]

  • Indeksi i korrupsionit, TI: Shqipëria përmirësohet me 6 pozicione

    TIRANË, 3 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ ka publikuar sot “Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014” në të cilin pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përmirësime të lehta, ndodhen sërish në vendin e fundit të Evropës Juglindore. Në raportin, ku janë përfshirë 175 vende, Shqipëria për këtë vit është vlerësuar […]

  • Tavo propozon një ndryshim në ligjin e ndarjes terrritoriale

    TIRANË, 3 Dhjetor/ATSH-Anila Struga/.- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Vangjel Tavo, i zgjedhur i qarkut të Gjirokastrës, propozon një ndryshim në ligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive vendore në Republikën e Shqipërisë”. Nisma ligjore e depozituar zyrtarisht në Kuvend propozon që në tabelën e Qarkut Gjirokastër, Qendra e Bashkisë Dropull të bëhet fshati Jorgucat. […]

  • Kosovë-Presidenca: Jahjaga, mandat deri në 2016

      -Edhe udhëtimi i Thaçit në New York, shtyn nënshkrimin e marrëveshjes PDK-LDK- PRISHTINË, 3 Dhjetor /ATSH/.-  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mandat kushtetues deri në vitin 2016. Kjo është përgjigja që Zyra e Presidentes ka dhënë në lidhje me përfshirjen eventuale të postit të presidentit në marrëveshjen për ndarjen e pushtetit ndërmjet Partisë […]

  • Hoxhaj në takimin e Koalicionit kundër ISIS në NATO

      PRISHTINË, 3 Dhjetor/ATSH/.- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pritet të marrë pjesë sot në takimin e Koalicionit kundër ISIS në NATO, të thirrur nga Sekretari Amerikan, John Kerry. Hoxhaj së bashku me ministrat e jashtëm të rajonit, një ditë më parë, kanë marrë pjesë në një seancë diskutimi në Komisionin për Politikë […]

  • Izrael, Netanyahu shkarkon 2
    ministra, kërkon zgjedhje te reja

    Kryeminsitri izraelit Beniamin Netanyahu ka shkarkuar 2 ministra të kabinetit të tij duke njoftuar se dëshiron të shpërndajë parlamentin ‘sa më shpejt të jetë e mundur’. Bëhet fjalë për ministrin e Financave Yair Lapid dhe atë të drejtësisë Tzipi Livni, të cilët kanë sfiduar disa prej politikave të Netanyahut. 

  • Obama: Fond për të luftuar Ebolën
    Dhurata e SHBA-ve për Krishtlindje

    Presidenti amerikan Barack Obamai i bëri thirrje Kongresit për të miratuar një fond prej 6.18 miliardë dollarë për të luftuar Ebolën, duke shtuar se ende ‘jemi shumë larg betejës me virusin’.

  • 3 Dhjetori, Dita Botërore e njerëzve me aftësi të kufizua

    TIRANË, 3 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/-Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK), 3 Dhjetori synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në proçesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, ekonomike dhe social-kulturore. Në kuadër të kësaj ditë do të zhvillohen […]

  • Thaçi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 

    PRISHTINË, 3 Dhjetor /ATSH/.-Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në seancën e të enjtes do të shqyrtojë raportin e rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, të cilën pritet ta përfaqësojë kryeministri Hashim Thaçi. Në seancën e KS të OKB-së pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv