Arkiva

  •   TIRANE, 3 Tetor/ATSH/- Deri në fund të vitit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë duhet të arrijë nivelin 38% të humbjeve. Burime zyrtare të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë të ditur se në 6-mujorin e parë, humbjet në rrjet u reduktuan 7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013-tës, duke arritur në […]
  • PD do të marrë pjesë në tryezën e reformës në drejtësi

    TIRANË, 3 Tetor/-Partia Demokratike ka deklaruar se do të marrë pjesë në tryezën e përbashkët për reformën në drejtësi. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi sot se “opozita kërkon që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirje dhe me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve, duke siguruar një drejtësi të pavarur dhe pa ndikime politike”. Vendimi […]

  • Messi shumë pranë rekordit të shënuesit më të mirë në Liga

    TIRANË, 3 tetor /ATSH-AFP/. - Lionel Messi, i cili ka hyre ne historine e FC Barcelones per golat e shenuar me ekipin katalan, pritet ta thelloje kete avantazh absolut ne kampionatin e Spanjes, te shtunen ndaj  Rayo Vallecano, ne ndeshjen e javes se 7-te te kampionatit. Mbajtes i rekordit te golave te shenuar me fanellen e Barçes, Lionel […]

  • Bici: INUK nuk ka bërë prishje selektive

    TIRANE, 3 Tetor /ATSH/- Drejtoresha e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dallëndyshe Bici në komunikim me median të premten, u shpreh për gjendjen aktuale të ndërtimeve pa leje. Bici deklaroi se, INUK nuk ka bërë asnjë prishje selektive. “Janë rreth 700 ndërtime që do të prishën në Tiranë. Po ashtu janë duke u verifikuar edhe lejet […]

  • Leskaj: Prania e opozitës në parlament i shërben reformave të qëndrueshme

    - Shprehet kryetarja e Delegacionit Shqiptar në KiE, në fjalën e mbajtur Asamblenë Parlamentare - TIRANË, 3 Tetor/ATSH/.- Kryetarja e Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Europës (KiE), Valentina Leskaj, në fjalën e mbajtur të enjten në mbrëmje në debatin që po zhvillohet në Asamblenë Parlamentare për Raportin për Shqipërinë, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në […]

  • Brucaj uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

    TIRANË, 3 Tetor/ATSH/.- Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Brucaj, uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Kurban Bajramit. Në mesazhin e urimit të kryetarit të komunitetit Mysliman, Brucaj. thuhet se “Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë. Sot mijëra shqiptarë myslimanë nga […]

  • Kryeministri Thaçi thirrje liderëve për zgjidhjen e ngërçit politik

      PRISHTINË, 3 Tetor/ATSH/.- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, i bëri thirrje sot liderëve politikë të fillojnë komunikimin e brendshëm ndërpartiak, në mënyrë që të gjendet zgjidhja dhe të arrihet ndonjë marrëveshje. Në një prononcim për shtyp, pas përfundimit të punimeve të Sesionit të 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian, i cili organizohet nga […]

  • Cani: Arritjet në dogana, qeveria po realizon objektivat sipas premtimeve

    TIRANE, 3 Tetor /ATSH-E,Xhajanka/- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh sot në analizën e punës 12-mujore të Drejtorisë së Doganave se, “arkëtimi i 18,9 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar dhe se pjesa më e madhe e të ardhurave janë nga akciza, nuk është lajm i ri, lajmi sipas tij është që […]

  • Hong-Kong, përleshjet përfshijnë një lagje popullore

    HONG KONG, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Një dhunë në shkallë të gjerë përfshiu sot lagjen popullore të Mongkokut, ku ndodhej një grup studentësh që kishin nën kontroll kryqëzimin e rrugëve ”Nathan Road” dhe ”Argyle Street”. Grupi që i përket lëvizjes ”Anti-OccupyCentral”, të dalluar nga një shirit ngjitës blu, si edhe persona të tjerë pa këtë […]

  • Arabi Saudite, qindra mijëra
    pelegrinë mblidhen në Malin Arafat

    Qindra mijëra besimtarë u mblodhën sot për një ditë faljesh në Malin Arafat, në ditën e dytë të pelegrinazhit në Mekë, një prej grupimeve më të mëdha vjetore myslimane në botë.

  • 2015: TAP, 70 milionë USD investime për ndërtimin e rrugëve të projektit

      TIRANE, 3 Tetor/ATSH, Nini Mano/- Gazsjellësi TAP në vitin 2015 do të nisë punën në Shqipëri me pregatitjen e mjedisit paraprak me rrugët ndihmëse, një process që nis më parë se në vendet e tjera. Burime nga ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur, se TAP është në fazën e seleksionimit të kompanive, […]

  • Papa Françesku dhe Snowden mes emrave me përparësi për Nobelin për Paqe

    STOKHOLM, 3 tetor /ATSH-AFP/ - Sezoni i çmimeve Nobel filloi sot me emrat e amerikanit, Edward Snowden, të papa Françeskut dhe pakistanezes, Malala Yousafzai me përparësi për çmimin e Paqes. Ashtu si zbuluesit e njohur të së ashtuquajturës ”pjesëza e Zotit”, Peter Higgs dhe François Englert morën çmimin e Fizikës në vitin 2013, spekulimet përqendrohen më shumë këtë […]

  • Vakanca në AMA- Komisioni i Medias vijon me përzgjedhjen e kandidatëve

      TIRANË, 3 Tetor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Medias vijoi dhe sot (e premte) punën me përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). I mbledhur gjatë orëve të paradites komisioni vendosi të skualifikojë kandidaturën e Ilirian Dahri, i cili vinte nga Akademia Diplomatike, i diplomuar për letërsi. Procesi përzgjedhës […]

  • Rama falenderon qytetarët që marrin pjesë në çlirimin e hapësirave të përbashkëta

    TIRANË, 3 Tetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot qytetarët për denoncimet e tyre të ndërtimeve pa leje, duke marrë pjesë kështu në çlirimin e hapësirave të përbashkëta. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka treguar edhe një foto të INUK, Kryeministri Rama shkruan, “Faleminderit qytetarëve që denoncojne duke marrë pjesë në […]

  • Hoxhaj uron Steinmeier për Ditën e Ribashkimit të Gjermanisë

    PRISHTINË, 3 Tetor /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një letre uroi homologun e tij gjerman, Frank- Walter Steinmeier në Ditën e Ribashkimit të Gjermanisë. “Në emër të qeverisë, qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal ju përcjell Ju dhe popullit gjerman urimet e mia më të […]

  • A ishte duke e shpëtuar tigri i bardhë
    njeriun që vrau në kopshtin zoologjik?

    Teori të shumta kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale në lidhje me arsyen e sulmit vdekjeprurës të trigrit të bardhë ndaj një të riu, i cili sipas dëshmitarëve ra aksidentalisht në kopshtin zoologjik në Delhi (Indi). VIDEO

  • Papa Francesku i nominuar 
    ​për Çmimin Nobel për Paqen

    Papa Françesk me fokusin në luftën kundër varfërisë dhe një grup Japonez që lufton në ruajtjen e paqes në vendet Aziatike, janë kandidatët kryesorë për Çmimin Nobel për Paqen. VIDEO

  • Pas Turqisë, edhe Australia jep
    miratimin për sulme kundër ISIS

    Zgjerohet koalicioni në luftë kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit. Kabineti australian ka dhënë miratimin që avionet e saj luftarake të bashkohen me veprimet ushtarake të udhëhequra nga SHBA, në luftë kundër shtetit islamik.  VIDEO

  • Berlini rifillon shitjen e armëve për vendet arabe

    BERLIN, 3 tetor /ATSH-AFP/ – Gjermania, që ka mbajtur një qëndrim të ashpër për eksportin e armëve, ka autorizuar livrime të tjera drejt vendeve arabe, disa prej të cilëve kishin mbështetur organizatën e Shtetit Islamik, konfirmoi sot e përditshmja ”Suddeutsche Zeitung”, në faqen e saj të internetit. Sipas të përditshmes së Mynihut që citon një […]

  • Serena Williams, largohet nga turneu i Pekinit

    TIRANE, 3 tetor /ATSH-AFP/. - N.1 boteror i tenisit per femra, Serena Williams, eshte larguar nga turneu WTA ne Pekin pas demtimit te pesuar ne gjurin e majte, bene te ditur te premten organizatoret. Amerikania largohet keshtu nga turneu u dyte pas atij ne Wuhan me 23 shtator. Williams do te diskutonte ndeshjen cerekfinale ndaj australianes […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv