Arkiva

  • BRUKSEL, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Inflacioni është ngadalësuar në shtator në zonën euro në 0,3 për qind, niveli i tij më i ulët që prej vitit 2009, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave “Eurostat” në një vlerësim të parë. Inflacioni ishte 0,4 për qind në gusht dhe në një për qind një vit më parë, […]
  • Vidhet në Qipro një pikturë e Degas-it që kushton gjashtë milionë euro

    NIKOSI, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Një pikturë e Edgar Degas që vlerësohet rreth gjashtë milionë euro iu vodh një koleksionisti privat në Qipro, njoftoi sot policia, që deri tani ka arrestuar një të dyshuar dhe po kërkon të tjerë. E titulluar “Kërcimtarja që rregullon pupën e saj”, vepra u vodh dje në shtëpinë qipriote të […]

  • Rama: Lezha po rilind, lumi i Lezhës pa plehra

      TIRANË, 30 Shtator /ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, foto nga Lumi i Lezhës, ku tregohet se vazhdon pastrimi i territorit të vendit nga plehrat. “Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën qytetit verior që po rilind”, shkruan Rama, i cili […]

  • Policia e Tiranës intensifikon masat me rastin e fillimit të vitit shkollo

    TIRANË, 30 Shtator/ATSH/.- Policia e Tiranës ka intensifikuar masat me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke shoqëruar në ambientet e komisariateve të Tiranës 17 shtetas, të cilët janë bërë shkaktarë të incidenteve të ndryshme, pranë qendrave arsimore. Në një njoftim për shtyp të policisë së Tiranës bëhet e ditur se, këtë vit […]

  • Shtyhet diskutimi i ndryshimeve në ligjin “Për Avokatin e Popullit”

    TIRANË, 30 Shtator/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve u mblodh të martën për të diskutuar ndryshimet në ligjin “Për Avokatin e Popullit”, të propozuara nga Ministria e Drejtësisë dhe që synojnë forcimin e pavarësisë së këtij institucioni. Fillimisht, deputetët e maxhorancës paraqitën disa propozime rreth projektligjit, i hartuar në bashkëpunim me misionin EURALIUS. Avokati i Popullit, […]

  • Gjganti kinez “Huawei” kërkon të investojë 1,5 miliardë euro në Francë

    PEKIN, 30 shtator /ATSH-AFP/ -Ren Zhengfei, themelues dhe president i gjigantit kinez të telekomunikacionit “Huawei”, paraqiti një plan investimi prej një miliardë euro e gjysmë në pesë vite në Francë, duke parashikuar punësimin e 650 personave, sipas një komunikate të kompnisë. Ren, që takoi dje kryeministrin Manuel Valls në Paris, i paraqiti planin e tij, […]

  • Kabuli nënshkruan marrëveshjen dypalëshe të sigurisë me Uashingtonin

    KABUL, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Afganistani nënshkroi sot një marrëveshje sigurie për t’i mundësuar trupave amerikane të qëndrojnë në vend deri në vitin 2015, të nënshkruar nga presidenti i ri Ashraf Ghani që synon të ketë marrëdhënie më miqësore me Uashingtonin. Kjo marrëveshje që pritej prej shumë kohësh nga Uashingtoni, u nënshkrua sot në Kabul […]

  • Ministria e Financave përfundon këtë javë negociatat me institucionet për buxhetin 2015

    TIRANË, 30 Shtator/ATSH/- Ministria e Financave mbyll këtë javë negociatat me institucionet buxhetore lidhur me projektbuxhetin e vitit 2015. Të gjitha institucionet buxhetore kanë dorëzuar në fillim të muajit shtator projekbuxhetin për vitin 2015, ndërsa gjatë gjithë muajit shtator, ministria e Financave, përmes një kalendari të paracaktuar ka negociuar buxhetet me të gjitha këto institucione. […]

  • Kryeministria: Keqardhje që opozita flet me fjalorin e një të dehuri

    - Reagimi rreth incidentit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Arben Ristani - TIRANË, 30 Shtator/ATSH/.- Këshilli i Ministrave reagoi të martën ndaj incidentit të krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Arben Ristani, gjatë tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) një ditë më parë. Në një deklaratë të bërë publike […]

  • Tahiri ndjek punimet në mjediset e Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë

    TIRANË, 30 Shtator/ATSH-Z.Tosku/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka marrë pjesë sot në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e mjediseve të godinës së Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës. “Ky projekt është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Fondacionin Arsimor Sema dhe Universitetin “Hëna e Plotë Bedër”, të cilët do […]

  • BE mban sanksionet kundër Rusisë për moszbatimin e marrëveshjes së paqes me Ukrainën

    BRUKSEL, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian theksoi sot se marrëveshja e paqes nuk ishte aplikuar në mënyrë korrekte në lindje të Ukrainës dhe si pasojë ka vendosur të mbajë sanksionet e ndërmarra kundër Rusisë. “Ndërkohë që zhvillime inkurajuese janë regjistruar në procesin politik dhe në zbatimin e disa aspekteve të protokollit duke parashikuar një armëpushim dhe […]

  • Panariti përuron godinën e AKU, Shkodër: Investim me standarde evropiane

    TIRANE, 30 Shtator /ATSH/-Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit , Edmond Panariti., ka qenë në qytetin e Shkodrës ku ka inauguruar godinën e re të Autoritetit të Ushqimit Rajonal të këtij qyteti. Godina e re e AKU-s Shkodër është cilësuar nga ministri Panariti si, një investim me parametra dhe standarde evropiane. Ai theksoi se […]

  • Tenis, në turneun e meshkujve në Pekin fitojnë pretendentët

    TIRANE, 30 shtator /ATSH-AFP/. – Ne turneun e tenisit per meshkuj ATP ne Pekin kane fituar pretendentet. Rezultatet e dites se 2-te jane: E marte: Meshkuj (turi i pare): Novak Djokovic (SER/N.1) mund Guillermo García-López (SPA) 6-2, 6-1 Pablo Andújar (SPA) mund Julien Benneteau (FRA) 6-4, 6-1 Pablo Cuevas (URU) mund Mikhail Kukushkin (KAZ) 7-6 […]

  • Mbahet në Tiranë “Forumi i kryebashkiakëve për transformim urban”

    Projektet e ripërtëritjes urbane: Nga planet drejt projekteve të transformimit urban TIRANË, 30 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ – “Forumi i Kryebashkiakëve për Transformimin Urban” u organizua për herë të pare në 29 dhe 30 shtator në Tiranë, për të mundësuar diskutimin e hapur mes pushtetit qendror, njësive të qeverisjes vendore dhe profesionistëve. Aktiviteti kombëtar është organizuar […]

  • Ngrirja e zgjerimit, Komisioneri
    Hahn: Kandidatët të fitojnë kohë

    Komisionieri i ri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, i cili zevendeson ne kete post Stefan Fylen, thotë se ngrirja e zgjerimit për 5 vjet, bëhet në mënyrë që vendet në proces anëtarësimi të mund të përgatiten. Në një konferencë për shtyp nga Vjena, eurokomisioneri tha se vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE duhet të fokusohen tek reformat dhe prioritetet kyçe. VIDEO

  • Një grup pune do të verifikojë ndërtimin e HEC-it “Lengarica” në Përmet

      TIRANË, 30 Shtator/ATSH/- Një grup pune me përfaqësues nga ministritë e Energjisë dhe Industrisë, Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ndjekë gjithë problemet që janë ngritur mbi ndërtimin e HEC-it “Lengarica”, në Përmet. Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se bashkë me ministrinë e Mjedisit morën në konsideratë ankesat e banorëve […]

  • Haradinaj: Zgjidhja mund të gjendet vetëm pas debatit në Kuvend

    PRISHTINË, 30 Shtator/ATSH/.- Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi sot pas takimit të zhvilluar mes LDK-AAK-NISMA dhe Vetë Vendosja se “zgjidhja mund të gjendet vetëm pas debatit në Kuvend”. Në një prononcim për mediat pas takimit, Haradinaj tha se “ne e kemi planin e veprimit pjesa e parë e të cilit dihet, ndërsa pjesën e […]

  • IRAK – Trupat kurde fillojnë një ofensivë nga tre fronte kundër ISIS-it

    ERBIL (Irak), 30 shtator /ATSH-AFP/ – Forcat kurde filluan sot një ofensivë në tre fronte kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në veri të Irakut, njoftuan oficerët pshemergas (luftëtart kurdë) “Manovrat që filluan para agimit, po zhvillohen në veri të qytetit Mosul, nën kontrollin xhihadist, në jug të qytetit të Kirkukut i pasur me […]

  • Rama: Do çlirojmë hapësirat publike nga çibanët e keqqeverisjes së djeshme

      TIRANË, 30 Shtator /ATSH- I. Vata/- Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij për të pastruar qytetin nga ndërtimet pa leje që kanë zënë hapësirat publike, ndërkohë që aksioni i INUK vazhdon edhe sot në Tiranë. Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook pohoi sot se “keqqeverisja e djeshme rrënoi vendin për qëllime […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv