Arkiva

  • Sipas policisë së qytetit, Dhimitër Zavalani, 86 vjeç, jetonte i vetëm në një banesë në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, policia tha se dyshohet se të moshuarin e ka zënë korrenti.
  • Kukësi i izoluar, Shtatzëna
    transportohet 7 orë në këmbë

    Bora vazhdon me intensitet të lartë, trashësia e borës në lartësinë mbi 700 metër ka arritur në 2.5 metër, ndërsa brenda në qytet trashësia e borës është 1. 5 metër.. Të gjitha komunat janë të izoluara dhe mungon energji elektrike. Një grua shtatzënë rrezikon dështimin, për shkak të problemeve të shtatzanisë por edhe nga udhëtimi i gjatë që ka bërë dje. (Në foto, pamje nga transportimi i gruas mbrëmë në spitalin e Kukësit)
    Policia: Evitoni lëvizjet në veri të vendit
    Moti i keq, Arvizu: Shqetësim për banorët e bllokuar
    Komuna Shalë, bora i kalon2 m, familjet nevojë për ndihma
    Kryqi i Kuq ndihma për 300 familje në nevojë
    Berisha shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
    KUKES, PARASHIKIMI I MOTIT PER DITET NE VAZHDIM

  • Aksidenti tragjik, 2 të vdekur
    plagoset drejtuesi i mjetit

    Dy viktimat janë 22-vjeçari nga Kavaja, Roland Fatja dhe 19-vjeçarja Nikoleta Tuda shtetase rumune. Gjatë aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit 22-vjeçari nga Kavaja Elisidion Hasani Tuda, i cili sipas mjekëve po lufton me vdekjen në spitalin e qytetit të Durrësit.

  • Vlorë, “Pavarësia”
    rrezikon përmbytjen

    Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar probleme edhe në qytetin e Vlorës. Në lagjen ‘Pavarësia’, disa familje ankohen se niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke rrethuar banesat, të cilat për pak centimetra rrezikojnë përmbytjen.

  • Lëvizja Shqipëri-Maqedoni
    vetëm me letërnjoftime

    Qeveria e Maqedonisë miratoi mbrëmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë vetëm me letërnjoftime.

  • Durrës, humb jetën 7 vjecari
    në mes të autostradës

    Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit një aksident automobilistik ka shkaktuar vdekjen e një 17 vjecari. Aksidenti ka ndodhur në mbikalimin e Ferrave në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohe se adoleshenti ka qenë duke kaluar në anën tjetër të autostradës.

  • Berisha shpall gjendjen
    e fatkeqësisë natyrore |

    Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur qeverinë për të përballur fatekqësinë natyrore që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Në mbledhje është vendosur të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Berisha u shpreh se situata është e keqe por sipas tij nuk duhet rënë në panik por duhet trajtuar gjithçka me maturi dhe urtësi. Berisha deklaroi se do bëhet gjithçka për të shmangur viktima të tjera.
    Policia: Qarkullimi duhet evituar    Vlorë, “Pavarësia” rrezikon përmbytjen
    5 punëtor të mirëmbajtjes të bllokuar në Pukë    Situatë alarmante në zonat e bllokuara
    {5:3575}    {5:3574}
    {4:11271}    {4:11267}
    {4:11270}

  • 5 punëtor të mirëmbajtjes
    të bllokuar në Pukë

    Që prej ditës së djeshme pesë prej punëtorëve të mirëmbajtes së rrugëve kanë mbetur të bllokuar nga bora në segmentin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri. Dy prej punëtorëve gjenden në gjendje të keqe shëndetësore.

  • Sigurimet, Konfindustria: Shfaqje
    e qartë e “kapjes së shtetit”

    Konfindustria shpreh shqetësimin, se është në kundërshtim të plotë me rregullat bazë të funksionimit të ekonomisë së tregut të lirë si dhe shfaqje e qartë e “kapjes së shtetit” me pasoja të rënda në interesin publik dhe ekonominë kombëtare mënyra se si është ndërtuar dhe funksionon tregu shqiptar i sigurimeve.

  • "Ksera, eurot në sirtar"
    24-vjeçari rrëfen vjedhjen

    I riu Arbër Shyqerukaj, i ka treguar policisë të gjithë mekanizmin e hyrjen në banesën e ministrit Spiro Ksera. 24 vjeçari ka pohuar se nëpërmjet një karte ka aritur të hapë derën e blindur të banesës së ministrit, nga ku ka grabitur një kompjutër, një orë si dhe disa mijëra euro. Pas grabitjes, eurot i kanë harxhuar me shoqërinë në klubet e natës të kryeqytetit.

  • Hajdutët i vjedhin dokumente
    Kastratit, avokates së njohu

    Një nga avokatet më të njohura në kryeqytet, Jalldiz Kastrati, e cila njihet si avokate e disa prej grupeve kriminale më të rrezikshme si Banda e Cërrikut, apo Banda e Durrësit, ka rënë prehë e grabitësve një natë më parë. Por avokates së njohur nuk i janë grabitur sende me vlerë, apo para, por dokumente. Kështu në makinën e saj janë zhdukur dokumente të rëndësishme të dosjeve hetimore.

  • Rihanna nuk braktis kurrë ektravagancat

    Ekstravagancat në veshjet e Rihannës nuk përbëjnë më ndonjë çudi.Por ajo çka me të vërtetë bëri habi ishte veshja e Rihannës ndërkohë që ishte drejtuar drejt një restoranti në Los Angeles, për të darkuar me miqtë.

  • Një përshendetje speciale për Selena Gomez

    Në muajin dhjetor Selena Gomez ka vizituar në spital një fanse mjaft speciale. Ajo quhet Hana Hwang dhe vuan nga sëmundja e progeria, një gjendje e rrallë që shkakton plakjen e parakohshme tek fëmijët. Në shenjë falenderimi për idhullin e saj Selena Gomez ajo realizoi një video përshëndetëse si dhe u mundua të thurrte vetë një byrzylyk për Gomez

  • Michelle Obama e ka kërcimin në gjak

    Mesa duket zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Michelle Obama i pëlqen mjaft kërcimi e sidomos në evente të ndryshme rinore ku ajo merr pjesë. Kështu ka performuar në serialin televiziv për adoleshentë ICarly.

  • Greqi, parlamenti diskuton masat
    Policia lufton me protestuesit

    Protestuesit grekë janë duke hedhur gurë dhe molotov përjashta parlamentit, ndërkohë që ligjbërësit janë mbledhur për të debatuar mbi shkurtimet drastike që priten të ndërmerren.

  • Gaga, me bulimi gjatë adoleshencës

    Lady Gaga ka rrëfyer se gjatë viteve të adoleshencës ajo ka vuajtur ngasëmundja e bulimisë. Gaga është shprehur se ajo e ndiente veten të shëndoshë dhe kishte dëshirë të dobësohej. “ Kur isha në shtëpi shpesh i thoja tim eti, baba pse na jep të konsumojmë këtë ushqim dhe ai thjesht më përgjigjej vazhdo ha spagetit e tua”- ka thënë Lagy Gaga. Gjithashtu ajo ka shtuar se pesha trupore ende përbën një problem për të.

  • Shalsi martohet me Erën në teto

    Në tetor do të kemi dasëm. Dhe një dasëm politike apo parlamentare. E më në fund, lidhja mes Shalsit dhe Era Licit do të finalizohet me martesë në tetorin e këtij viti. Kjo po mbahet sekret, por ndërkohë të gjithë flasin për lidhjen e konsoliduar dhe pritshmërinë që kanë nga kjo lidhje.

  • Princi Leka plotëson
     të gjitha dëshirat e Elias

    Pas një pauze të gjatë, familja mbretërore shqiptare i ka dhënë fund zisë që mbajti në nder të mbretit Leka, duke zgjedhur kështu të vijojë frekuentimin e rregullt të veprimtarive kulturore. Princi Leka është parë nën shoqërinë e të fejuarës së Elia Zaharia, teksa ishin duke dalë nga Teatri i Metropolit, ku sapo ndoqën shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës”.

  • Si do e lexojë Vranicki Edi Ramën?

    Më në fund, Franc Vranicki, ai që njihet nga të gjithë si mediatori i zgjidhjes së krizës shqiptare në 1997, merr një autograf nga Edi Rama. Liderit të opozitës ndonjëherë nuk do ti kishte shkuar në mend se mund t’i jepte një “Kurban” Vrancikit.

  • Fuga apo Rama iu flet deputetëve?

    Kush është ky që është në krah të Edi Ramës? Pyesin shumica e njerëzve në facebook. Padyshim që do të jenë të djathtë me bindje politike, sepse është krejt e evidentueshme se Endri Fuga, ai që është konsideruar si këshilltari hije i kryesocialistit,

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv