Arkiva
-
Pas 12 ditësh të strehuar në zyrat e Avokatit të Popullit gjendet një zgjidhje për strehimin e 8 familjeve rome. Largimi i tyre nga institucioni i Avokati të Popullit është bërë nën kujdesin e shoqatës “Romani Baxt Albania” për tu strehuar në një godinë në zonën e Kinostudios. 12 Shkurt 2012, 17:14
-
Rikthim aty ku e nisa
12 Shkurt 2012, 17:01
me “Urat e shpirtit”Në vitin 1994 do të ishte e para këngëtare që do të vinte me 10 videoklipe pjesë e albumit“Të Dua”, që edhe sot kujtohen me nostalgji. ‘Harroje harroje’, ‘Kali i Bardhë’, ‘Arapkë moj sy zezkë moj’, si dhe kënga ‘E njëjta ëndërr’ , e cila i solli kulmin e suksesit, do të ishin disa prej këngëve më të bukura të këngëtares pogradecare Ermira Babaliu. Në intervistën për suplementin THASH & THEM, Babaliu tregon se aktualisht po përfundon albumin e saj më të ri, ’Urat e shpirtit’, si dhe dy videoklpie që pritet të dalin në treg pas dy javësh. Për këngëtaren ky album është një urë lidhëse mes publikut shqiptar dhe vet asaj , por gjithashtu edhe një rikthim në karrierën e saj artistike. Albumi “urat e shpirtit përmban 8 këngë, të realizuara në Amerikë dhe në Shqipëri.
-
“Apartament 2XL” rikthehet të dielën
12 Shkurt 2012, 16:35Kanë mbyllur me sukses edicionin e parë të ‘Sketch Show’ dhe do të rikthehen të dielën me ‘Apartament 2XL’. Në një intervistë për suplementin THASH & THEM, producenti i këtij spektakli, Turjan Hysko, premton një show humoristik me tematika, personazhe e batuta të reja. Përveç 3 musketierëve të Shblsh, Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Elezaj si dhe aktores Lisa Kujofska, në të do të marrin pjesë edhe aktorë të rinj që sipas producentit Hysko, me humorin e tyre do ta bëjnë për vete publikun shqiptar. Përgjatë këtij sezoni, pjesë e apartamentit të madh do të jenë të ftuar edhe personazhe të famshëm nga arti, politika, televizioni, etj
-
Hysi: Sistemi ndryshohet
12 Shkurt 2012, 16:27
pa e prekur KushtetutënAnëtarja e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, deputetja socialiste Vasilika Hysi ka shpjeguar ecurinë e këtij komisioni si dhe ku ka ngecur puna për miratimin e përmirësimeve në ligjin zgjedhor, por dhe mundësinë e realizimit të objektivit në afatin e kërkuar nga Kuvendi deri në fund të muajit mars.
-
Bashkia e Tiranës nënshkruan
12 Shkurt 2012, 16:18
marrëveshje binjakëzimi me DohanKreui i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po zhvillon një vizitë në Katar, ku ka nënshkruar një marrëveshje binjakëzimi mes Tiranës e Dohas.
-
Kuvendi: Prokuroria gënjen, kemi
12 Shkurt 2012, 15:39
dorëzuar imunitetin për 3 deputetëtParlamenti i Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me qëndrimin e Prokurorisë për mos dorëzimin e dokumeteve për lënien e imunitetit të tre deputetëve të PS-së. Në një njoftim për media, Kuvendi njofton se shkresa për autorizimin e nisjes së hetimeve ndaj tre deputetëve; Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj, në lidhje me ngjarjen e 21 janarit 2011 është dorëzuar që në datën 3 shkurt në organin e akuzës.
Përgjigja e Kuvendit të Shqipërisë -
Tiranë, kapen 100 kg kanabis
12 Shkurt 2012, 15:11
4 të armatosur arrestohenBurimet nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë me dije për Shqiptarja.com se operacioni është zhvilluar në periferi të kryeqytetit dhe kanabis vinte nga Gjirokastra. Krahas drogës së kapur, në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të pajisur me armë pa leje. Operacioni kryhet në vazhdën e e kontrolleve që policia e Tiranës po ndërmerr në zona të ndryshme të kryeqytetit.
-
Pukë, jeta mes akullit dhe izolimit
12 Shkurt 2012, 13:57I gjithë rrethi është tërësisht I izoluar. Në qytet trashësia e borës shkon deri në 1.8 metër, dhe nuk mund të flitet për lëvizje të makinave. Madje këta të fundit, sidomos mjetet e vogla janë mbuluar nga bora, sa vështirë të dallohen.
-
Tiranë, zjarr në banesën
12 Shkurt 2012, 13:52
pranë ambasadës egjiptianeMësohet se zjarri ka rënë në një pallat në afërsi të ambasadës egjiptiane. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë marrë masat për shuarjen e flakëve.
-
Orteqet, kërcënimi i ri i natyrës
12 Shkurt 2012, 13:18Gryka e Vanave në qarkun e Kukësit këto ditë po ndihet gjithnjë e më e kërcënuar nga këto fenomene natyrore, të cilat nuk ishin parë në këto zona prej shumë vitesh. Në Valbonë rreziku sa vjet e shtohet dhe sipas drejtuesve lokalë trashësia e borës arrin në Grykën e lumit mbi 2.5 metra.
Në këtë situatë shqetësimi kryesor janë orteqet që kanë nsiur të bien thuajse njëri pas tjetrit. -
Rama: Veriu i gjynjëzuar nga shteti
12 Shkurt 2012, 12:35Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar në Tëittet lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha gjatë takimit të shtabit të emergjencave që u mbajt në Kukës. “Kjo qeveri s'ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh, kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm”, tha Rama.
-
Kërkime në kufi për mikun e
12 Shkurt 2012, 11:37
Rizait, iku nga burgu i KoridalositKrimineli grek, Vasilis Paleokostas i arratisur nga burgjet greke disa herë bashkë me mikun e tij shqiptar, Alket Rizai, dyshohet se fshihet në zonën afër kufirit me Shqipërinë. Policia greke po kërkon në disa zona afër Janinës, ku kohët e fundit kanë ndodhurdisa vjedhje bankash.(Në foto: Arrestimi i Vasilis Paleokostas)
-
Studentët: Nota dhe lekë
12 Shkurt 2012, 11:09
në këmbim të votaveGara për dekan dhe rector duket se po i ngjan gjithnjë e më shumë garës për zgjedhjet politike. Në një anketë të publikuar nga vetë Këshilli Kombëtar Studentor, 23 për qind e të rinjve thonë se u janë bërë presione në këmbim të votës, 56 % e tyre shprehen se ky presion ka lidhje me notën, ndërsa 18 % u janë ofruar para.
-
Rama: Qeveria, pabarazia në themel
12 Shkurt 2012, 11:00Në profilin e tij në Twitter, Rama ka deklaruar se vendimi thellon pabarazinë. Sipas kryesocialistit, titullarët e qeverisë pavarësisht rritjes së të ardhurave paguajnë më pak taksa se pjesa tjetër e popullsisë.
-
21 janari, akuza: Pesë gardistët
12 Shkurt 2012, 10:34
po hetohen për fshirjeEfektiva të Gardës së Republikës që kanë pasur në administrim serverin e kryeministrisë në 21 janar, dyshohet se kanë marë pjesë në
fshirjen e filmimeve. Pesë të dyshuarit sipas prokurorisë janë duke u hetuar si të dyshuar në implikimin e akuzës së "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës". -
Policia: Qarkullimi duhet evitua
12 Shkurt 2012, 19:43Policia e Shtetit bëri të ditur sot paradite situatën më të fundit të rrugëve në vend. Nga situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore rekomandohet të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik - Kukës - Morinë dhe Burrel - Bulqizë –Peshkopi.
-
Gjykatësi padit KLD-në
12 Shkurt 2012, 10:18
Do vlerësimin “Shumë mirë”Padia e gjyqtarit të Elbasanin Bujar Musta, është depozituar në sekretarinë e gjykatës në datën 3 shkurt 2012, ku ai i kërkon gjykatës që të detyrojë KLD, që ta vlerësojë atë me nivelin "Shumë mirë" dhe jo siç e ka vlerësuar "Mirë" nga analiza e bërë për punën si gjyqtar gjatë vitit 2005- 2006. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" gjyqtari i Elbasanit s'ka pranuar të japë shumë komente rreth kësaj çështje.
-
Vendimi: Titujt shkencorë, ja
12 Shkurt 2012, 10:12
sa përfitojnë zyrtarëtKëshilli i Ministrave ka vendosur të bëjë ndryshime në pagën e zyrtarëve të lartë qeveritarë, në rastet kur ata zotërojnë tituj shkencorë. Zëvendësministrat, drejtorat e kabineteve të presidentit, kryeministrit, ndihmësat, këshilltarët e tyre, etj, në rast se mbajnë titullin profesor apo profesor i asociuar, do të marrin rritje page përkatësisht 30.00 dhe 25.000 lekë të reja, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, që publikohet në Fletoren Zyrtare.
-
Arbëreshët, të vetëm kundër
12 Shkurt 2012, 09:52
motit, me traktor e furrë druri350 banorët arbëreshë të komunës San Paolo Albanese prej 10 ditësh janë tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e Italisë. Duke ruajtur traditën e vjetër të ndihmës në rast nevoje, shqiptarët me banim në këtë komunë kanë vendosur të përballojnë krej të vetëm motin e keq duke përdorur të gjithë bashkë një traktor dhe një furrë druri. (Në foto: Situata sot në komunën arbëreshe)
-
Kosovë, 10 të vdekur nga orteku
12 Shkurt 2012, 13:11Dhjetë persona kanë humbur jetën nga pasojat e motit të keq, në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit në Kosovën jugore.
