Arkiva

  • Platforma “ArkivaShqip” ka arritur në 1 miliard klikime në YouTube. Kanali “ArkivaShqip” është më i preferuari për këngëtarët të cilët e zgjedhin dhe i besojnë hitet e tyre. 
  • Pussycat Dolls do të rikthehen së bashku?

    Grupi i njohur i vajzave mund të rikthehen së bashku. Është ky lajmi më i ri që vjen nga bota e showbizzit. 

  • Malësi e Madhe, PD: Presion
    ndaj bizneseve të kandidatit tonë

    Sipas deputetit demokrat të Malësisë së Madhe Gjovalin Zhekaj disa drejtori qendrore kanë kryer kontrolle të qëllimshme në bizneset e kandidatit të koalicionit të djathtë për kryebashkiak. Kokaj: Pas këtyre aksioneve fshihet deputeti Paulin Sterkaj

  • Basha në Lushnje e Divjakë:
    Të shporrim bandat më 21 qersho

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime elektorale në Lushnjë, Bathore (Kamëz) dhe në Divjakë.  VIDEO

  • Dritan Leli: Projekt unikal, vlonjatët 
    vendosin vetë se si e duan qytetin 

    Kandidati i majtë për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli gjatë një takimi me banorë të këtij qyteti është shprehur se do të iniciojë një projekt ku përmes kartave të identitetit, qytetarët të votojnë për projektet që ata duan për qytetin.

  • Kosova tek Instituti Bujqësor:
    Zgjidh krizën e 500 familjeve

    Halim Kosova u takua me banorët që jetojnë pranë Insititutit Bujqësor duke parë kështu nga afër gjëndjen e mjerueshme të banorëve ku fëmijë e të rritur jetojnë pa drita e pa ujë, dhe pa asnjë kusht normal jetese.

  • UKRAINË – Kievi konfirmon përballjen me 42 000 rebelë dhe ushtarë rusë, mbështetur nga 500 tanke

    KIEV, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria ukrainase konfirmoi sot se ushtria e tij po përballet me një forcë prej më shumë se 42 000 trupash, përbërë nga tre e katërta rebelë dhe një e katërta ushtarë rusë, mbështetur nga më shumë se 500 tanke, ekuivalenti i forcave të armatosura të një vendi mesatar evropian. Ushtarët […]

  • Lezhë, Tushaj: Do investojmë për
    të përmirësuar cilësinë e jetesës 

    “Ne premtojmë realizimin e investimeve të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetesës”. Kështu u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për kryetar të Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, gjatë një takimi me banorët e lagjes së Spitalit në qytetin e Lezhës.
    VIDEO

  • Berat, Mahmutaj të rinjve: Për
    ju prioritet punësimi e arsimi

    Punësimi i të rinjve do të jetë prioriteti kryesor i bashkisë së re të Beratit. Premtimi të rinjve u është bërë nga kandidati i Partisë Demokratike për këtë njësi vendore, Kasëm Mahmutaj gjatë një takimi që zhvilloi me ta. Mahmutaj kishte premtime konkrete për të rinjtë e qytetit të Beratit.
    VIDEO

  • Gara për Tiranën, sondazhi i LGBT:
    Komuniteti ynë do të votojë Veliajn

    Portali  për të drejtat e njeriut historia-ime.com (projekt i ProLGBT) ka zhvilluar një sondazh me persona të komunitetit LGBTI në Shqipëri në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj zgjedhjeve të qershorit. 100 persona të vetidentifikuar si LGBTI u përgjigjën pyetjeve të këtij sondazhi nga 27 maj deri në 8 qershor. Për pyetjen “Kush doni ju që ti fitojë zgjedhjet” përgjigjet kanë qenë: 39.39 % Erion Veliaj, 21.21 % Halim Kosova

  • Frrokaj në Shëngjin: Pushtetarët
    aktual kanë interesa personale

    “Pushtetarët aktual kanë vetëm interesa personale dhe atë e kanë demonstruar me lëvizjet e vazhdueshme politike të tyre duke mos menduar për qytetarët”-ka qënë kjo deklaratë e kandidatit të djathtë për bashkinë Lezhë Fran Frrokaj në një takim me banorët e lagjes Margjonaj në Shëngjin.

  • Erion Veliaj në Njësinë 8:Mungesa
    e kanalizimeve shkakton përmbytje

    "Mungesa e kanalizimeve që shkaktojnë përmbytje sa herë bie shi dhe pallatet pa hipoteka ishin dy nga shqetësimet kryesore për banorët e njësisë nr.8 në Tiranë." Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, dëgjoi problemet e banorëve të kësaj zone të qytetit dhe u premtoi atyre zgjidhje pas 21 qershorit.  VIDEO

  • 'Dështimi i negociatave për borxhin 
    do të sjell zgjedhje të parakohshme'

    Ministri grek i Punës, Panos Skurletis theksoi sot se nëse negociatat me kreditorët e Athinës për zhbllokimin e një kësti të kredive nuk janë të suksesshme, do të duhet t’i drejtohemi popullit, që do të thotë, për zgjedhje të parakohshme.

  • Mustafa: Do ta përmirësojmë klimën e biznesit

      PRISHTINË, 8 Qershor /ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi sot se “do të shtojmë sigurinë e investitorëve dhe me strategjinë e re do të përmirësojmë klimën e re të biznesit. Do të mundësojmë që përmes kësaj platforme të ndihmojmë në dialogun me bizneset”. Gjatë fjalës në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për […]

  • TURQI – PORTRET – Erdogan, ”sulltani” i tronditu

    ANKARA, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Sa i adhuruar aq dhe i urryer, ai mbretëron që prej 13 vjetësh në Turqi. Presidenti islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan pësoi dje në zgjedhjet legjislative dështimin e parë serioz politik, që kompromenton ëndrrat për të dominuar me të drejta të plota në vend. Në moshën 61-vjeçare, Erdogan mbetet shumë larg udhëheqësit shumë popullor dhe shumë karizmatik […]

  • Biznes Albania merr pjesë në
    Panairin në Podgoricë të Malit të Zi

    PODGORICE, 8 Qershor/ATSH/- Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi, Biznes Albania mori pjesë në Panairin që u zhvillua në Delta City në Podgoricë me 15 ekspozues artizanësh nga zonat e Liqenit të Shkodrës. Panairi u zhvillua në një ambient të populluar tek e saj qendre tregtare me prezantime të përbashkëta të produkteve […]

  • G7-a e ashpër me Moskën dhe
    e bashkuar përballë terrorizmit

    Drejtuesit e G7-s do të rikonfirmojnë sot në Gjermani unitetin e tyre përballë terrorizmit dhe vatrave ndërkombëtare të krizës, në mbyllje të një samiti mbi të cilin dominon hija e Rusisë, mbajtur larg për shkak të përfshirjes në konfliktin në Ukrainë. Komunikata përfundimtare e takmit në Kështjellën Elmau në Bavari do të bëjë jehonë me fjalimet solide që perëndimorët kanë mbajtur dje në adresë të presidentit rus, Vladimir Putin, duke u shprehur në mënyrë të veçantë për mbajtjen e sanksioneve kundër Moskës.

  • Meta pret zyrtarët amerikan:
    Zgjedhjet, kyç për integrimin

    Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit ndërkombëtarët kanë shtuar më tepër vëmendjen duke zhvilluar takime me zyrtarët e lartë të vendit. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur këtë hënë në kryesinë e kuvendit Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu.Një ndër çështjet kryesore ishte mbarëvajtja e  zgjedhjeve, si moment kyç në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. VIDEO  FOTO
     

  • Koka në Gjirokastër: Brenda
    vitit tjetër përfundojmë landfildin

    Ministi i Mjedisit, Lefter Koka së bashku me kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami, kanë zhvilluar një takim me banorë të këtij qyteti. Gjatë diskutimit të tij Ministri i Mjedisit është ndalur tek landfildin i këtij qyteti.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv