Arkiva
-
“Universiteti i Durrësit është një aset shumë i rëndësishëm për bashkinë e Durrësit prandaj duhet bashkëpunim me studentët dhe ne do të investojmë për më tepër terrene sportive". Ka qenë kjo deklarata e Kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, në një takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Gjithashtu, ai ka shpalosur në takim edhe vizionin për zhvillimin e Durrësit si dhe mundësitë e mëdha që hapen për thellimin e bashkëpunimit me ta. 9 Qershor 2015, 12:34
-
OKB: Shteti Islamik ISIS po shet
9 Qershor 2015, 12:34
vajzat...vetëm për 1 paketë cigareVajzat e rrëmbyera nga militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak janë duke u shitur në tregjet e skllevërve për një pako cigare. Ky është paralajmërimi nga e dërguara e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dhunën seksuale, Zainab Bangura.
-
Basha: Të bashkojmë votën kundër
9 Qershor 2015, 11:18
banditëve, zëri juaj ligj mbi ligjetNë një takim me banorët e Vorës nga ku u prezantua dhe kandidati i djathtë për këtë bashki Fiqiri Ismaili kreu i PD Basha u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkojnë votën për të larguar nga pushteti bandat dhe banditët sic i quan ai. Basha theksoi ndër të tjera gjëndjen e mjerueshme në të cilën ndodhet vendi duke cituar faktorët që e kanë çuar aty dhe duke vënë gishtin mbi qeverinë si shkaktare të kësaj situate.
VIDEO -
Kandidatët për Tiranën Veliaj
9 Qershor 2015, 11:05
dhe Kosova shtrëngojnë duart12 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit 2 kandidatët kryesorë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova dhe Erion Veliaj janë takuar për herë të parë në një forum te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Forumi parashikonte intervista të veçanta me secilin prej 6 garuesve për Tiranën, pasi debati edhe në këto zgjedhje duket i pamundur, por të paktën Halim Kosova e Erion Veliaj i shtrënguan dorën njeri-tjetrit
VIDEO
Intervista e Veliajt ne aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise
-
Dako në Jubë: Ndërtojmë rrugën
9 Qershor 2015, 10:14
që lidh fshatin me bregdetinFshati Jubë ka qënë ndalesa e rradhës për Vangjush Dakon kandidatin e majtë për Bashkinë e Durrësit,nga ku ka shprehur iniciativën dhe mbështetjen e tij lidhur me ndërtimin e rrugës që lidh fshatin me bregdetin.
“Zhvillojmë turizmin, mbështetur në një bujqësi modern,Asfalt, rrugë e drita në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo banesë”- premtoi nga ky fshat turistik Dako.
VIDEO -
Njoftimi zyrtar i Prokurorise per sekuestron e kompanive te Becchettit
9 Qershor 2015, 09:33 -
Video/ Ja si e dhunon agjenti
8 Qershor 2015, 15:30
amerikan adoleshenten me ngjyrëNuk kanë të sosur telashet për policinë amerikane. Nje agjent policie në Teksas, emri i të cilit ende nuk është bërë i njohur, është filmuar duke ushtruar dhunë dhe drejtuar armën ndaj disa adoleshentëve
-
Igli Kokalari në "5 Pyetjet":
8 Qershor 2015, 22:49
Ja projekti im për GjirokastrënKandidati për bashkinë e Gjirokastrës Igli Kokalari në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se nëse do të fitojë zgjedhjet e 21qershorit në bashkinë e Gjirokastrës do të vazhdojë projektet e nisura nga ish-kryebashkiaku i majtë, Flamur Bime.
VIDEO -
Numëruesit, Idrizi: Kolegji iu
8 Qershor 2015, 21:15
nënshtrua urdhrave të partive të mëdhaKreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar nga qyteti i Cërrikut për vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi votimin në KQZ që përjashton përfaqësuesit e kësaj force politike nga numëruesit e votave në zgjedhjet e 21 qershorit.
-
Vau i Dejës, Basha: Rama-Meta
8 Qershor 2015, 20:48
pasurohen me tendera korruptivëKreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në Vaun e Dejës nga ku ka deklaruar keq qeverisja Rama -Meta e kanë shtyrë vendin drejt krizës ekonomike. Sipas Bashës, ditë të vështira do të vijnë për ekonominë prej taksave të larta, çmimit të lartë të energjisë elektrike, mungesës së konkurencës në biznes. Ai ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe Kreun e Kuvendit Meta për pasurim në kurriz të shqiptarëve përmes tenderave korruptive dhe korrupsionit në dogana e tatime.
-
Kosova: Dashuri për njerëzit e
8 Qershor 2015, 20:09
Skraparit, por fitoj përtej partiveNë të njëjtën njësi ku ishte edhe kundërshtari i tij i majtë, në njësinë 7, Halim Kosova ka prezantuar sot programin e tij elektoral me fokus punësimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.Kosva ka ritheksuar edhe një herë se ai do ti besojë punës, jo fjalëve në krye të bashkisë së Tiranës.Për këtë Kosova tha se do të shtrijë dorën e bashkëpunimit me kryeministrin Rama në të mirë të komunitetit, duke e cilësuar Ramën si aleatin e tij të ardhshëm.
-
Veliaj: Njerëzve nuk u intereson
8 Qershor 2015, 19:25
do ta kthejë Zeni kalin apo joKandidati i majtë për Tiranën Erion Veliaj nuk ka kursyer batutat gjatë takimit me banorë të njësisë numër 7 në Tiranë. Kështu, një nga batutat e Veliajt ka qënë ajo ndaj djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. “Mendojnë këta se njerëzve u intereson do e kthejë apo jo kalin Zeni?”, ka thënë Veliaj ndërsa kërkonte të shpjegonte se ajo që iu nevojitet banorëve janë zgjidhja e problemeve jo barsaletat e të djathtëve.
-
Veliaj: Saliu bishë e plagosur, del
8 Qershor 2015, 19:02
nga strofulla kur kupton humbjenVIDEOLAJM/ Veliaj spot humoristikKandidati i të majtëve për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar programin për njësinë 7 në Tiranë. Veliaj ka cilësuar gjatë fjalës së tij ish-kryeministrin Sali Berisha “një bishë e plagosur” që kur kupton se po humb del nga strofulla e fillon të merret me familjet e kundërshtarëve.
-
Bojaxhi: Projekti për Bulevardin
8 Qershor 2015, 18:32
e ri, i lidhur me klientë të BashësKandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej sipas tij, projekti për bulevardin e ri të Tiranës. Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit. Këtu, sipas Bojaxhi, hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi. vendore
-
Sazan Guri: Posterat elektoralë
8 Qershor 2015, 18:15
janë ndotje vizive për TiranënKandidati i pavarur për Kryebashkiak në Tiranë, Sazan Guri, denoncoi ndotjen e kryeqytetit nga mungesa e kapakëve të kazanëve të mbeturinave dhe mospërpunimin e mbetjeve urbane nga landfilli i Sharrës.Guri deklaroi se veç këtyre plehrave ekziston edhe një tjetër lloj ndotjeje, ajo vizive e shkaktuar nga banerat elektoralë.
VIDEO -
Fushata elektorale vesh me flamur
8 Qershor 2015, 17:52
bustin e "Ahmet Zogut" në MatVizita e kryeministrit Rama në Mat ka veshur edhe bustin e “Ahmet Zogut”me flamurin e Partisë Socialiste duke e “rilindur”atë
-
Glover kritikon KQZ: Vendime
8 Qershor 2015, 17:16
të njëanshme me linja partiakeKur kanë mbetur edhe 13 ditë nga momenti kur shqiptarët do të votojnë për të zgjedhurit e tyre vendorë, britanikja Dame Audrey Glover, e cila drejton misionin e monitorimit të ODIHR, flet për anët pozitive dhe negative të këtyre zgjedhjeve. Ajo lëshon kritika për vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ambasadorja Glover ndalet edhe në problemit e vjetër të zgjedhjeve shqiptare, atë të shit-blerjes së votës. Sipas saj, deri më tani ODIHR-it i kanë ardhur pretendime për blerje votash, por jo prova konkrete për këtë dukuri.
-
Fjala e ambasadorit Raunig ne tryezen per reformen ne drejtesi
8 Qershor 2015, 17:31 -
Topi mbështet Dakon për Durrësin
8 Qershor 2015, 15:51
'Besojini detyrat e reja të bashkisë'Kryetari Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka zgjedhur fshatin Radë të Manzës për të shprehur mbështetjen për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Durrësit, z. Vangjush Dako. Në fjalën e tij, Topi ka theksuar rëndësinë e madhe që ka ndarja e re administrative-territoriale për zhvillimin e qyteteve, por edhe të fshatrave. Me këtë ndarje ka theksuar ai, prodhimi bujqësor do të marrë një zhvillim më të madh dhe do të orientohet drejt tregjeve europiane.
VIDEO -
Kryemadhi me gratë: Këshilli
8 Qershor 2015, 16:04
Bashkiak do të zgjidhë problemetDeputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi gjatë një takimi me gratë e Farkës, Lundrës dhe Bërzhitës se anëtarët e Këshillit Bashkiak duhet dhe do të punojnë për të zgjidhur problemet e banorëve të këtyre zonave në mënyrë që të garantohet më shumë punësim dhe mirëqënie për ta. “Që të ushtrojnë në Këshillin bashkiak të Tiranës për hallet dhe problemet, jo vetëm të grave dhe të vajzave të Krrabës, të Bërzhitës, të Petrelës, të Mulletit, por të punojnë për të gjitha hallet e banorëve të këtyre zonave”, - tha Kryemadhi.
