Arkiva

  • TIRANE, 7 Qershor/ATSH/- Ndërsa na ndajnë vetëm pak muaj kur do të zhvillohet ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Serbisë, në stadiumin e Shkodrës vazhdon puna me intensitet të lartë për të përfunduar punimet brenda afatit. Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” shprehet se stadiumi “Loro Boriçi do të jetë më i bukuri në […]
  • Goro në Vuno: Gati projekti për rehabilitimin e shtëpive karakteristike

    HIMARE, 7 Qershor/ATSH/- Në Vunoin e mrekullueshëm, u ndal fushata e kandidatin të ASHE-se Jorgo Goro. Goro premtoi një erë të re për këtë fshat me tradita të hershme, duke thënë se  brenda katër vitesh të tërë do të kenë mundësi të shohin një Vuno ndryshe, ku bukuritë magjike arkitekturore të tij do të marrin […]

  • GJERMANI – Drejtuesit e ”Deutsche Bank”, Anshu Jain dhe Jurgen Fitschen japin dorëheqjen

    FRANKFURT, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Përfshirë nga skandalet dhe rezultatet mediokre, dy drejtuesit e ”Deutsche Bank”, indiano-britaniku Anshu Jain, 52 vjeç dhe gjermani, Jurgen Fitschen, 66 avjeç, njoftuan sot dorëheqjen. ”Deutsche Bank” banka e parë gjermane, njoftoi sot dorëheqjen e dy bashkëdrejtuesve, Anshu Jain dhe Jurgen Fitschen, tronditur nga një valë skandalesh në mbarë botën dhe […]

  • Burrel, Rama: Një grua në krye 
     të shtëpisë, fat për çdo burrë

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Burrel kandidaten e majtë për këtë bashki Adelina Farriçin. Rama ka krahasuar modelin e  bashkisë së Burrelit, një shembull transformi urban, me shembullin e Klosit  dhe Peshkopisë, të lëna sipas tij, në inercinë e rrënimit nga një politikë e lodhur e të djathtëve. Ai ka deklaruar se në 18 muaj qeveria e tij arriti të shlyente 550 milionë dollar borxhe të trashëguara nga qeveria e Sali Berishës, duke e cilësuar shlyerjen e borxhit si kthesë të madhe për në drejtimin e duhur.  VIDEO
     

  • Kosova me tregtarët: Më shumë
     tregje, më shumë prodhim

    Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova takoi tregtarë të tregut të Shkollës së Bashkuar dhe banorë të lagjes të cilëve u shpjegoi politikën e tij të uljes së taksave, të nxitjes së prodhimit, krijimit të tregjeve të reja dhe luftës ndaj informalitetit.Sipas Kosovës, bashkia po bën gati fondet për të dhënë kredi pa përqindje, pa kolateral.

  • Cërrik, Toska: Infrastrukturë
    moderne dhe ujë të pijshëm 

    Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska deklaron gjatë një takimi me banorë të lagjies nr.2 në Cërrik se prioritet i tij do të jetë një plan urbanistik zonal që do ta kthejë këtë lagjie në një vend me parametra të larta urbane, për të zhdukur problemet me infrastrukturën rrugore dhe ujërave të zeza në lagje. Kandidati i së majtës u shpreh se  çdo ditë do të kontribuojë që hapësira  e përbashkët e qytetarëve të jetë më e mirë për fëmijët dhe për familjet e Cërrikut. 

  •  Mat, Rizvani: Investojmë në
    infrastrukturë,mbështesim fermerët

    Investime ne infrastrukture dhe mbështetje fermerëvë. Ky është premtimi i kandidatit të djathtë për bashkinë e Matit, Nezir Rizvani për banorët e fshatit Derjan.  VIDEO

  • PD: Ne nuk blejmë vota, LSI
    po ble varfërinë me thasë mielli

    Pas denoncimit  të deputetit të LSI Luan Rama se kandidatja e djathtë për Bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi po blen votat e se PD vepron me dy standarde, ka reaguar Partia Demokratike. Nënkryetari i Partisë Demokratike në Shkodër Bujar Hoti, deklaron se ky është një manipulim e trillim i LSI dhe PS, që sipas tij po përdorin shtetin si  vegël të pazareve të tyre.  VIDEO

  • Dako me pedagogë të UAMD-së
    Terrene sportive rreth kampusit

    Vangjush Dako ka vijuar takimet e tij me një bashkëbisedim me pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në këtë takim, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, ka theksuar edhe një herë faktin së Universiteti i Durrësit është një aset tepër i rëndësishëm në jetën e qytetit, prandaj bashkia ka vënë në dispozicion të kampusit universitar truallin e nevojshëm dhe lejen e ndërtimit. Ndërkohë, ai është angazhuar për mbështetje konkrete edhe për ndërtimin e terreneve sportive me mbështetje financiare nga bashkia.  VIDEO

  • Kosova - Qytetares: Pa kamera
     unë puth edhe më fort

    Halim Kosova tregon se raportin me femrat nuk e ka vetëm në aspektin mjek-pacient, por edhe të një dimensioni mashkull-femër. Gjatë një takimi në Njësinë numër 8 në Tiranë, Kosovës i është dashur të rrëfejë dhe një aspekt tjetër të jetës së vet, pikërisht raportin me femrat e tjera, përveç gruas. Kështu, një prej fanseve të tija në këtë takim, i ka kërkuar Kosovës që ta lejonte t’i jepte një puthje, çka në fakt ai nuk e refuzuar, por para se ajo të ndodhte, i ka bërë thirrje gruas së vet nga shtëpia që të fikte televizorin që të mos e shihte. 

  • Bojaxhi: Landfilli i Sharrës i
    keqmenaxhuar, shkak sëmundjesh

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi keqmenaxhimin e landfillit të Sharrës duke deklaruar se aty mblidhen mbetjet urbane, ndërtimore, spitalore apo mbetje të tjera te rrezikshme dhe pasojat e shtrihen në gjithë zonën e Tiranës, Durrësit dhe fshatrave të tyre. Sipas Bojaxhi, helmimi i ajrit, ujit dhe tokës si pasojë e çlirimit të lëndëve të rrezikshme janë shkak i sëmundjeve kronikë në Tiranë.  VIDEO

  • Dekriminalizimi, PD:Të nënshkruhet
    marrëveshja të largojmë inkriminuarit

    Deputeti Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat i ka bërë sërish thirrje mazhorancës të nënshkruajë marrëveshjen e dekriminalizimit.Bylykbashi theksoi se PD ka denoncuar me fakte të pakundërshtueshme se në këto zgjedhje garojnë kandidatë me rekorde të tmerrshme kriminale dhe ka kërkuar e kërkon prej dy muajsh nga mazhoranca zbatimin e rezolutës së 24 dhjetorit për dekriminalizimin.  VIDEO

  • Kandidatët e LSI për anëtarë
    në Këshill takime në njësinë 7

    Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë në këshillin bashkiak të Tiranës zhvilluan një takim me banorët në njësisë 7 në kryeqytet, duke u njohur nga afër me problematikat e tyre. Në këtë takim kandidatët theksuan se Lëvizja Socialiste për Integrim vjen me një projekt konkret për të rritur punësimin dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

  • Basha në Korçë: Ulim taksat
    dhe do të stimulojmë biznesin

    Papunësia varfëria dhe sulmet ndaj qeverisë kanë qenë kryefjalë e liderit të opozitës, Lulzim Basha, gjatë një serie takimesh që zhvilloi në Korçë, Devoll, Ersekë dhe Pogradec. Basha theksoi se edhe dy javë kohë kanë ngelur pasi më pas shqiptarët me votë të lirë do ti thonë stop keqqeverisjes e cial po ushtron presion ndaj kandidatëve të opozitës.  VIDEO

  • Durrës, Duma: Programi për të rinjtë
    shërbimet falas me kartën e studentit

    Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma iu bashkua një grupi organizatash rinore të cilët propozuan një kontratë sociale mbi nevojat e të rinjve në qytet. Duma tha se projekti i saj do të kthejë statusin e studentit për të gjallëruar jetën e qytetit. Programi i saj parashikon shërbime për studentët nëpërmjet kartës së studentët duke filluar nga shërbime të çmim të reduktuar, transport falas për studentët, ndërtimin e bibliotekës dhe një qendër bashkiake për ta.

  • Java kulturore shqiptaro-britanike kulmon me prezantimin mbi Herman Bernstein

    -Ambasadori shqiptar, Mal Berisha publikon fakte të panjohura për figurën e Z.Herman Bernstein- TIRANE, 7 Qershor/ATSH/- Ambasada e Shqipërisë në Londër i ka kushtuar Diplomacisë Kulturore një rëndësi të veçantë. Pas një serie të gjatë veprimtarishë kulturore artistike të organizuara spikatin dy edicionet a NOTES ON ALBANIA. Në ato dy spektakle promovuese kanë vënë emrin e […]

  • Samiti G7, Obama-Merkel dhe
    BE shfaqin unitet përballë Rusisë

    Presidenti amerikan, Barack Obama, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk shfaqën unitetin e tyre përballë Rusisë për çështjen ukrainase në fillim të samitit të G7-s në Gjermani. Obama përshëndeti miqësinë gjermano-amerikane.

  • GJERMANI – Obama në Bavari për samitin e G7-s

    KËSHTJELLA ELMAU (Gjermani), 7 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti sot në Bavari për të marrë pjesë në samitin e G7-s të përqendruar te dhuna në lindje të Ukrainës, por gjithashtu dhe negociatat për zgjidhjet e borxhit grek. Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot presidentin amerikan, Barack Obama në Bavari duke vlerësuar miqësinë […]

  • Vendimi i KQZ për numëruesit
    PDIU apel Kolegjit për drejtësi

    Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i kërkon kolegjit zgjedhor të hedh poshtë vendimin e KQZ që i mohon PDIU të drejtën e propozimit të numëruesve. Sipas kësaj force politike vendimi i KQZ është antiligjor ku përveç shkeljes së kodit ka dhe shkelje procedurale . VIDEO

  • VIDEO/ Veliaj spot humoristik:
    Ja si ka punuar Basha në Bashki

    Ndërsa fushata është në kulmin e saj, dhe retorika mes palëve është ashpërsuar ndjeshëm, nuk mungojnë as momentet e humorit, me synim dhënien e mesazhit politik por në një formë tjetër.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv