Arkiva

  • Halim Kosova, në cilësine e Kandidatit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për bashkinë e Tiranës, është ndalur ditën e sotme në njësinë numër 3 dhe 5 në kryeqytet ku ka prezantuar përpara banorëve programin e tij për këto njësi  VIDEO
  • Fotolajm / Lekë që numërohen 
    'sheshit' në zyrën e Voltana Ademit

    Zyra e kandidates së Partisë Demokratike në Shkodër,  Voltana Ademi, përveç të tjerash përdoret edhe për numërim parash  që do të jepen apo që janë marë.Zyra e kandidates së Partisë Demokratike në Shkodër,  Voltana Ademi, përveç të tjerash përdoret edhe për numërim parash  që do të jepen apo që janë marë.

  • Veliaj në Krrabë: Promovojmë 
    produktet bio, aplikojmë 'km 0' 

    Linjë transporti publik, ndërtimin e ujësjellësit, rikonstruktim të rrugës që lidh autostradën Tiranë-Elbasan me Krrabën dhe rrugëve që lidhin fshatrat, si dhe ndërtimin e një fushe sporti, janë pjesë e programit të kandidatit të majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për banorët e Krrabës.  VIDEO
     

  • FRD prezanton këshilltarët në Durrës
    Dako:Vëmendje shtresave në nevojë

     Kryetari i Frymës së Re Demokratike prezantoi në Durrës kandidatët për Këshillin Bashkiak. Në takim ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku aktual dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Vangjush Dako. VIDEO  FOTO

  • Turku:Bëjmë transparent projektin
    e impiantit të plehrave në Elbasan

    Kandidati i djathtë për bashkinë e Elbasait, Ardjan Turku, ka zhvilluar disa takime me banorë të të lagjes “28 Nëntori”, në lagjes Clirimi dhe në fshatin Katund i Ri në komunën e Bradasheshit që tashmë do të jetë pjesë e bashkisë së Elbasanit.

  • KIEV – Abe: Japonia do të bëjë gjithçka për një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë

    KIEV, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe u angazhua sot në Kiev, para se të nisej në Gjermani për samitin e G-t, se do të bënte të pamundurën për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në lindjen rebele të Ukrainës, gjatë vizitës së parë në këtë vend. “Si vendi që do të […]

  • Trafikonin lëndë narkotike, dërgohen për gjykim 5 persona

    TIRANË, 6 Qershor/ ATSH-Arbi Fortuzi/-. Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona, të akuzuar për “Trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Këta shtetas akuzohen se  janë pjesë e një grupi, i cili merrej me trafikun e lëndës narkotike heroinë, të cilët e siguronin në Turqi, më pas e sillnin […]

  • Durrës/ Duma me banorët e Porto Romanos: Uji i pijshëm dhe infrastruktura, kryefjalë

    TIRANË, 6 Qershor/ ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi sot me banorët e zonës së Porto Romanos, mbi projektin e saj për të hapur vende të reja pune dhe zgjidhjen e problemeve të kanalizimeve, ujit të pijshëm dhe rrugëve. Duma tha se çdo qytetar që e meriton ndihmën ekonomike […]

  • FRD prezanton këshilltarët për bashkinë e Durrësit

    Dako: Në fokusin e punës tonë shtresat në nevojë TIRANË, 6 Qershor/ATSH/.- Kreu i FRD-së Bamir Topi ishte sot në Durrës ku prezantoi këshilltarët për bashkinë e re të Durrësit. Takimi u organizua në sheshin e ri të qytetit që tashmë është transformuar në një hapësirë ku mund të organizohen aktivitete nga më të ndryshmet. […]

  • Banesat sociale,bashkia: I bllokuan
    këshilltarët e PS-së dhe LSI-së

    Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me premtimin që u bëri sot, kandidati i mazhorancës Erion Veliaj se pas marjes në drejtim të bashkisë së kryeqytetit, që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale dhe se gjithashtu do planifikojë ndërtimin edhe të banesave të tjera.

  • Toska të rinjve të Cërrikut: Dera e
    bashkisë gjithmonë e hapur për ju

    Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska u takua me të rinjtë e qytetit të Cërrikut. I shoqëruar edhe nga koordinatori i LSI-së, Dashamir Xhika, kandidati Toska vlerësoi forcën e rinisë, si një promotore e zhvillimit të vendit.

  • TURQI – Davutoglu: Sulmi kundër kurdëve një akt sabotazhi

    ANKARA, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu e përcaktoi sot si një akt sabotazhi dhe provokimi atentatin e djeshëm në Dijarbakir kundër një takimi elektoral të partisë kurde, HDP, vetëm 48 orë para zgjedhjeve parlamentare në vend, të konsideruara si tepër të rëndësishme për Turqinë. ”Kemi të bëjmë me një akt të pastër […]

  • Zusi: Fondi për kreditë, nxit huadhënien për bujqësinë

    TIRANË, 6 Qershor /ATSH/- Në kushtet kur qeveria e ka shpallur bujqësinë një sektor prioritar, një pjesë e shërbimeve, si kullimi dhe vaditja e tokave bujqësore do të kalojnë si kompetencë e vendorëve, në përpjekje për t’iu shërbyer më mirë fermerëve. Në një intervistë për median, Zv. Ministri i Bujqësisë Alban Zusi shpjegon këtë proces. […]

  • AUSTRI – E djathta ekstreme kryeson sondazhet zgjedhore

    VJENË, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Partia e ekstremit të djathtë austriak, FPOE, e ish-liderit karizmatik, Joerg Haider, kryeson sondazhet dhe në rast zgjedhjesh, koalicioni qeveritar mes socialdemokratëve (SPOE) dhe populistëve (OEVP) nuk do të kishte më maxhorancën, doli nga një sondazh i institutit ”Market”, i publikuar në të përdishmen ”Der Standard”. Sipas sondaxhit, FPOE merr […]

  • Kriza greke, kryeministri Cipras:
    Duhet një zgjidhje përfundimtare

    “Është e nevojshme një zgjidhje përfundimtare.” -Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Aleksis Cipras, para deputeteve greke. Ai tha se tashmë nga fillimi i krizës kanë kaluar 5 vjet dhe se duhet një zgjidhje përfundimtare, për Greqinë dhe Europën që do i japë fund diskutimeve për largimin e Greqisë nga eurozona.

  • Veliaj në njësitë 6 e 9: Do
    shpërndajmë banesat sociale

    Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi takime me banorë të njësisë 6 dhe 9 në kryeqytet, të cilët i shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e qendrave shëndetësore, të kopshteve, të shkollave dhe bllokimin e banesave sociale nga bashkia aktuale.  VIDEO

  • Pogradec,Mile-Sela:Liqeni i Ohrit të
    kthehet në muze të botës së gjallë

    Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile u takua me Kryetarin e Komunës së Strugës,  Ziadin Sela për të biseduar rreth projekteve të përbashkëta me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

  • PD:Sa mori Ajola nga Dzanashvilli?
    Veliaj:I ka zënë paniku i sondazheve

    Partia Demokratike ka vijuar akuzat edhe ditën e sotme ndaj Ajola Xoxes, bashkëshortes së kandidatit të së majtës për Bashkinë  e Tiranës, Erion Veliajt, duke e implikuar atë me biznesmenin rumun  Amiran Dzanashvilli. Por ndaj deklaratës së tij ka reaguar zyra për shtyp e Erion Veliajt e cila thekson se këto deklarata vijnë për shkak të panikut nga sondazhet, por edhe nga intervista e biznesmenit Dzanashvilli i cili implikonte Shkëlzen dhe Sali Berishën.

  • Dako me agjencitë turistike:
    Sistem për taksat online

    Kryebashkiaku Vangjush Dako ka deklaruar në një takim me përfaqësues të agjencive turistike se të gjitha investimet në infrastrukturë dhe shërbime i kemi bërë me qëllimin e vetëm për rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët tanë dhe sidomos për rritjen e imazhit turistik. Ai ka përmendur investimet e mëdha që janë bërë dy vitet e fundit në sajë edhe të mbështetjes së qeverisë. VIDEO  FOTO

  • Kukës, partia CDU e Merkel-it,
    mbështesin kandidatët e djathtë

    Partia CDU e Kancelares Gjermane, Angela Merkel duket se mbështetjen e tyre, në këtë fushatë elektorale  po e japin për  kandidatët e djathtë. Kryetari i forumit rinor të CDU-së, Paul Ziemiak tha se Shqipëria është një partner strategjik dhe se kjo forcë politike mbështet Partinë Demokratike dhe rininë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv