Arkiva

  • Në Panairin “International Textile: Fashion Fason Expo” diskutohen politikat dhe strategjitë e zhvillimit të industrisë fason TIRANË, 5 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Në ditën e dytë të Panairit “International Textile: Fashion Fason Expo”, që është çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, AIDA, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Eksporteve, Dhoma Kombëtare e prodhuesve të veshjeve […]
  • Radovani: LSI gradualisht po kthehet në një forcë e rëndësishme në Shkodë

    SHKODER, 5 Qershor/ATSH/- Prefekti i qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, thekson se bashkia e re mund të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. I pyetur nga gazetarët për fushatën elektorale që po zhvillohet ndërmjet dy kandidateve për Bashkinë e Shkodrës,  Radovani e konsideroi garën ndërmjet dy kandidateve si një tregues […]

  • Milo në Dibër: Dibranët do të dinë të zgjedhin

    DIBER, 5 Qershor/ATSH/-  Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Dibër, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale ku prezantoi kandidatin e ASHE, Shukri Xhelili. “Dibranët do të dinë të zgjedhin, sepse deri tani kanë pasur një model të […]

  • Pogradec-Gjosha dhe Mile marrin pjesë në çeljen e sezonit turistik vero

    POGRADEC, 5 Qershor /ATSH/- Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në aktivitetin e organizuar në çeljen e sezonit turistik veror në Bashkinë e Pogradecit. Në këtë aktivitet Ministrja Gjosha ishte e shoqëruar nga Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Pogradecit Diana Mile Aktiviteti ishte organizuar nga Bashkia e Pogradecit ku […]

  • Mitrovicë- Shkolla e Koshtovës shënon 100 vjetorin

    MITROVICË, 5 Qershor/ATSH/.- Shkolla fillore “Jusuf Rexha”, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ka shënuar 100 vjetorin e themelimit me një ceremoni ku morën pjesë drejtues të komunës jugore të qytetit më të madh verior të Kosovës. “Ishin Isa Boletini me Hasan Prishtinën që kontribuan në hapjen e kësaj shkolle shqipe në 10 qershor të vitit […]

  • Jahjaga i dorëzon flamurin kombëtar Komitetit Olimpik të Kosovës

    PRISHTINË, 5 Qershor/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i dorëzoi sot flamurin e Kosovës Komitetit Olimpik të Kosovës, në prag të nisjes në Lojërat Evropiane, që mbahen në Baku të Azerbajxhanit. Presidentja Jahjaga, në një pritje të organizuar në zyrën e saj, takoi sportistët e Kosovës dhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, që për […]

  • Kumbaro inspekton restaurimet e disa shtëpive karakteristike të Gjirokastrës

    GJIROKASTER, 5 Qershor/ATSH/- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në turin e inspektimit të monumenteve të kulturës, ka ndjekur nga afër restaurimet në disa shtëpi karakteristike të Gjirokastrës, të cilësuara shtëpi monumentale të kulturës. Fondacion Trashëgimia Kulturore Pa Kufij (Cultural Heritage Without Borders CHwB) që punon në Gjirokastër me gjirokastritë dhe studentë ka zhvilluar një kamp […]

  • Nuk ka fuqi që destabilizon kombin shqipta

    PRISHTINË, 5 Qershor/ATSH/.- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dha sot publikisht një mesazh ndaj të gjithë personave që mundohen të destabilizojnë besimtarët myslimanë, duke i porositur që dyert e Bashkësisë Islame janë të hekurta dhe nuk mund të kalohen nga këta persona. Bashkësia Islame e Kosovës, duhet ta dinë që të gjithë, që është dhe […]

  • Ish-të përndjekurit, MF: Për dy vite shpenzuam 1.9 mld lekë

    TIRANË, 5 Qershor /ATSH/-  Ministria e Financave ka publikuar sot disa të dhëna për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sipas MF, përgjatë 8 viteve të qeverisjes së shkuar, nga miratimi i ligjit në vitin 2007 deri 2013 janë paguar rreth 13.000 dosje me një shumë rreth 10 miliardë lekësh. Me këtë shumë është paguar kësti […]

  • HOLANDË – Dijsselbloem optimist për një mandat të dytë në krye të Eurogrupit

    HAGË, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem u shpreh optimist për një rizgjedhje në krye të Eurogroupit duke konfirmuar se kishte një mbështetje të gjerë brenda zonës euro. “Këto muajt e fundit, kam folur me shumë persona në Evropë dhe mendoj se ekziston një mbështetje e gjerë”, deklaroi Dijsselbloem, cituar në […]

  • GREQI – Cipras: Marrëveshja me kreditorët më pranë se kurrë, pavarësisht mosmarrëveshjeve

    ATHINË, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Arritja e një marrëveshjeje mes Athinës dhe kreditorëve, BE dhe FMN, për të garantuar mbijetesën financiare të vendit është më pranë se kurrë pavarësisht mosmarrëveshjebe dhe planit absurd propozuar Athinës nga kreditorët, konfirmoi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras para Parlamentit. “Ne jemi më pranë se kurrë një marrëveshjeje, që duhet […]

  • Kandidati i LDVMP për Tiranën
    Tafaj shpalos programin me të rinjtë

    Kandidati për kryebashkiak në Tiranë i Lëvizjes Demokratike për Vlera, Mirëqenie dhe Progres, Arben Tafaj bisedoi me një grup te rinjsh ne ambientet e ekspo-city. Tafaj shpalosi programin dhe vizionin e tij per menaxhimin e bizneseve ne rast se do te fitonte ne kryeqytet.  VIDEO
     

  • “Fedra”, një histori pasioni në skenën e TKOB-së

    TIRANË, 5 Qershor/ATSH/.- “Fedra”, baleti me një akt i interpretuar nga Enada dhe Gerti Vaso solli mbrëmjen e sotme një histori pasioni në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në këtë balet, Gerti dhe Enada nuk u prezantuan vetëm si balerinë të kësaj vepre artistike, por edhe si producentë, duke sjellë për herë […]

  • Maqedonia bllokon eksportin e perimeve, Panariti: Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave

    TIRANË, 5 Qershor /ATSH/- Ministria e Bujqësisë ka reaguar ndaj bllokimit të eksportit të perimeve të freskëta shqiptare në Maqedoni, duke e cilësuar këtë si një aki të njëanshëm. Burime zyrtare bëjnë të ditur se për këtë qëllim,  Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas, Mihail Cvetkov ku […]

  • Autoritetet turke arrestojnë 14 shtetas rusë në përpjekje për të kaluar në Siri

    MOSKË, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Autoritet turke arrestuan 14 rusë, mes të cilëve një studente në Universitetin e Moskës, të cilët po tentonin të hynin në Siri, theksoi sot ambasada ruse në Ankara, cituar nga agjencia publike ruse ”Ria-Novosti”. ”Varvara Karaoulova, një studente 19 vjeçe, arrestimi i të cilës në Kilis, një pikë kalimi e detyrueshme […]

  • Banka e Shqipërisë: Tendencat e konsumit drejt prodhimit vendas

    TIRANË, 5 Qershor /ATSH/- Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimet e besimit të konsumatorit ndaj treguesve ekonomik ku bie ne sy preferenca e tij drejt mallrave të prodhuara në vend. Pavarësisht përmirësimit në tremujorin e tretë, vrojtimi i besimit të konsumatorit raporton se balanca e “blerjeve të mëdha” ka mbetur poshtë mesatares historike. Preferenca për mallra konsumi […]

  • PAKISTAN – Të paktën 16 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm

    QUETTA (Pakistan), 5 qershor /ATSH-AFP/ – Të paktën 16 persona, 14 prej të cilëve gra, humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm në jugperëndim të Pakistanit, theksuan sot autoritetet. Ujërat kanë marrë shumë persona në fshatrat e izoluar të distriktit Khuzdar, në shtetin e Balukistan, rreth 370 kilometra në jug të kryeqytetit provincial Quetta. “Shirat e […]

  • TURQI – Dy të vdekur pas shpërthimeve gjatë një mitingu të partisë kurde

    DIYARBAKIR (Turqi), 5 qershor /ATSH-AFP/ – Dy persona u vranë sot në juglindje të Turqisë si pasojë e dy shpërthimeve, origjina e të cilave nuk dihet, gjatë një takimi zgjedhor të partisë kryesore kurde, dy ditë nga zgjedhjet legjislative, njoftoi një ministër turk. ”Më shumë se 100 persona të tjerë u plagosën nga këto shpërthime”, theksoi […]

  • Qytetari pyet Halim Kosovën:
    Pse Bashkia s’ul që sot taksat?

    Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova, është vënë në  vështirësi sot pasdite gjatë një takimi elektoral që ka pasur në zonën e Kombinatit, teksa një prej të pranishmëve në këtë takim e ka pyetur atë pse Bashkia aktuale e Tiranës nuk i ul që sot taksat dhe çmimet, ashtu siç edhe kandidatët e saj premtojnë anë e mbanë vendit.  VIDEO

  • Britaniku i fundit i Guantanamo: Më
    thanë se do më përdhunonin vajzën

    I burgosuri i fundit britanik në Guantanamo ka përshkruar torturat ç’njerëzore në duart e hetuesve amerikanë, të cilët madje e kanë kërcënuar dhe demoralizuar duke i thënë se do i përdhunonin vajzën 5 vjeçare. Shaker Aamer, 48 vjeç është mbajtur në burg për 13 vite, pasi akuzohej se punonte për al­Qaeda­n.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv